Vetëm perime??? Ngadalësohet zhvillimi i fëmijëve!

Daniel H

Primus registratum
Vetëm perime??? Ngadalësohet zhvillimi i fëmijëve!

Ushqimi vetëm me perime, ngadalëson zhvillimin e fëmijëve
Shekulli

“Nuk është etike që një nënë të heqë nga dieta e fëmijës së saj, ushqimet me origjinë shtazore, gjatë periudhës së ushqimit me qumësht, e përmë tepër t'u imponojë fëmijëve një ushqim rigorozisht vegjetarian: pa djathë, gjalpë ose bukë”. Ky është verdikti i kongresit të “American Association for the Advancement of Science” në Washington dhe Lindsay Allen, e Shërbimit të SHBA-së në kërkimin e agrikulturës.

Sipas Allen, ka studime të mjaftueshme që tregojnë sesi fëmijët e mamave vegjetariane, të privuar nga proteinat shtazore, lindin më të vegjël dhe rriten më ngadalë, një efekt që mund të kthehet në problem të vazhdueshëm për jetën e tyre të mëvonshme. Kjo deklaratë, vetëm një vit pas deklaratave të tjera pro dietave vegjetariane, rihapin debatin mbi vlerat e dietave që bazohen në ushqime si perimet dhe frutat.

Ky kundërshtim erdhi menjëherë pas një studimi koordinuar nga Allen, që përfshiu rreth 544 studentë afrikanë, të rritur vetëm me drithëra, më mangësi të dukshme në vitaminat B12, zink dhe hekur. Ka mjaftuar që t'u jepet atyre për dy vjet, një minimum sasie mishi në ditë, që të kthehshin në njerëz më energjikë dhe aktivë. Të menjëhershme kanë qenë replikat e Asocimit Amerikan të Vegjetarianëve, sipas të cilës, vegjetarianët e të gjithë botës duhet të tjenë të binduar se perimet dhe frutat janë ushqimet më të shëndetshme për njeriun.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Vetëm perime??? Ngadalësohet zhvillimi i fëmijëve!

Nejse shume ushqime me origjine shtazore mund te zvendesohen nga ato orgjinale ne ato qe jan te modifikuara .....por ne kto kohe asnjegje nuk te duket e drejte kur vjen puna ke dieta e perditshme qofte per femijet edhe per te rriturit....po te lexosh te gjitha studimet qe jan bere te vjen mos te hash asnjegje qe ke ne treg sepse te gjithave u eshte damkuar nga nji cen....menyra se si e rrisin gjene e gjalle nuk eshte aspak organike ...apo edhe frutat e perimet...por edhe nqs ja arrin te rrisesh nji femije komplet me ushqim organik....perseri femija i bie te thithi ajrin e ndotur qe na mbeshtjell .....ne asnje vend ose menyre nuk je i sigurte se do jesh me i shendetshem se te tjeret ....keshtu qe rritja e femijes eshte zgjedhje personale.
 

toronaga

Forumium praecox
Re: Vetëm perime??? Ngadalësohet zhvillimi i fëmij

Do t'ju keshilloja me shume dashuri kuzhine japoneze e cila eshte shume e mire dhe bollshme ne te gjitha mineralet dhe e vitaminat qe ka nevoje trupi i njeriut i cfaredo moshe qofte!

Nje nga vellezerit e mia ka dhe nje faqe interneti per kete qeillim: http://www.japanese-food-for-health.com/
 

llapaqeni

Primus registratum
Re: Vetëm perime??? Ngadalësohet zhvillimi i fëmij

sdi gjo ala skom noi kacul me rit..ato qe kisha i kom dhen me qera
 

Raptor

Primus registratum
Re: Vetëm perime??? Ngadalësohet zhvillimi i fëmij

Nje fjale e urte Shqiptare thote: "I mjeri mish qe nuk ha mish"

Eshte mekat qe femija te rritet vetem me ushqime vegjetariane te cilat nuk arrijne ti sigurojne femijes proteinat dhe yndyrnat shume te nevojshme per rritjen e organizmit. Sic shumica prej jush e di, proteinat jane tulla baze e ndertimit organik te gjallesave. Ose me mire te them aminoacidet, nga te cilet perbehen proteinat jane tulla baze. Jane 21 aminoacide te domosdoshme per njeriun. 11 nga keto mund te prodhohen nga vete organizmi , 10 duhet te merren sesben me ushqimin dhe 1 nga keto mund edhe te prodhohet nga organizmi po ne sasi shume te vogla te pamjaftueshme per mbarevajtjen e rritjes. Bimet kane proteina, por ato proteina nuk i permbajne te gjithe aminoacidet e nevojshme qe duhet te merren me ushqimin. Kurse proteinat shtazore i permbajne te gjitha aminoacidet e nevojshme. Yndyrnat gjithashtu jane te nevojshme per mbarevajtjen e rritjes. Ato jane pjese e cipes qelizore. Sic dihet, bima ka yndyre sepse vaji qe perdorim per ushqim nxirret nga bimet por prap, vaji bimor nuk permban te gjithe lipidet e nevojshme. Gjithashtu edhe kolesteroli eshte ne fund te fundit pjese e cipes qelizore keshtu qe edhe pak kolesterol ne ushqim nuk te mbyt.
Edhe mungesa e ushqimeve bimore ne diete nuk keshillohet. E para e punes ushqimi bimor permban minerale, vitamina dhe antioksidante te domosdoshem per organizmin por gjithashtu edhe disa karbohidrate nder te cilat ben pjese edhe polisaharidi celuloze (derrasa, letra, lekura e pemeve ose e frutave) e cila shkurton kohen e qendrimit te ushqimeve ne sistemin tretes.
Pra e rendesishme eshte qe njeriu te kete diete te larmishme dhe kohet e fundit po propagandohet qe dieta me e mire eshte dieta mesdhetare. Ku si baze jane drithrat (buka,makaronat orizi) perimet the frutat, pastaj vjen mishi i peshkut dhe kryesisht mishi i shpendeve, vaji i ullirit dhe vajra te ndryshem bimor dhe ne maje te piramides qendron mishi i kuq dhe embelsirat.

shendet pare e fat tanve
Al
 
Top