Vetëhelmohet babai i një prej viktimave të Gërdecit

Vetëhelmohet babai i një prej viktimave të Gërdecit

TIRANË- Një 43-vjeçar, babai i njërës prej viktimave të Gërdecit i ka dhënë fund jetës. Kujtim Osmani, babai i Resmie Osmanit (një nga 26 viktimat e Gërdecit) është gjetur i pajetë në shtratin e tij.</p>


Të dhënat e para të policisë flasin për një vetëhelmim, që dyshohet se është realizuar pas një mbidozimi me ilaçe dhe alkool.</p>


Mësohet se Kujtimi ka ka punuar deri pak ditë më parë si pastrues në bashkinë e Vorës, por më pas u pushua nga puna.</p>


Ata që e njohin tregojnë se ai ka qenë në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Ka bërë shumë herë apel për ndihmë, por pa gjetur mundesi. (SHEKulli)</p>
a9ZXBLXRLvw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26548. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26548
 
Top