Re: Veshtiresite ne te mesuar
Ketu mund te futen disleksia, ADD(attention deficit disorder, ADHD (ADD me hyperactivity ne mes), etj. Jane shume te perhapura dhe mendoj se gjate gjithe historise se 'shkolles' nje pjese e mire e atyre qe nuk kane shkelqyer apo e kane lene, etj, etj, kane qene pre e ketyre. Mendoj qe sistemi nuk i ka marre parasysh kur ka bere llogarite dhe eshte jashtezakonisht jofleksibel per t'i akomoduar edhe tani. Shembulli numer 1 eshte ekzistenca e shkollave 'speciale' per individe me probleme. E perfytyroni dot nje shkolle qe kujdeset per nxenesit ne menyre personale? Ndoshta ky eshte qellimi kur flitet per zvogelimin e numrit te nxenesve ne nje klase dhe kur mendoj klasat qe vetem rriten ne Shqiperi me vjen te qaj. Globalization through standardization is the biggest masterplan to slaughter wo(man).
Ndoshta jam thjesht kunder sistemit arsimor keshtu sic eshte- i presupozon njerezit paralelopipeda dhe kur keta i kane cepat me te rrumbullakta i ben te ndjehen jonormale. Ajo qe kemi eshte normale, ajo qe jemi eshte normale, dhe jo nje sistem i ndertuar nga ca flokebardhe. Me trishton fuqia e sistemit.