Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Mos shprehni keqardhje sepse as Odea dhe as Melankolikja nuk kane ndonje problem kaq te madh me prindet. Une mendoj se problemi qendron tek to, tek qenia e tyre, me kete dua te them se ato i mundon ajo lloj frike qe nuk e kane kultivuar prindet,(kujto shembullin e melankolikes ne rastin kur perserit fjalet e babait i cili ne fund te fundit shprehu nje gje per te cilin çdo prind do ta deshironte dhe te ndjehej krenar. Shprehu te kunderten e asaj qe sot Melnkolikja e perpunoi ne nje menyre te gabuar)pra prindet nuk kane faj, sepse ata nuk jane krijues te frikes, eshte interpretimi dhe perpunimi qe i ka bere vetja qe e ka krijuar, ndaj ky problem duhet perballuar pikerisht aty. Ashtu si edhe per Odean qe ngurron edhe pse e ndjen domosdoshmerine e lirise.
Dua te them se nje nga FRIKAT me te medha me te cilat perballohen si Odea, si Melankolikja dhe çdo njeri eshte MARRJA E NJE VENDIMI.
Me kujtohet me kete rast proverbi i gomarit te uritur qe kishte nje tufe me bar nga e majta dhe nje tufe me bar nga e djathta dhe nuk vendoste se cilen tufe te hante. E keshtu kaluan ore e kaluan dite pa vendosur, derisa ngordhi nga uria.
Eshte vetem nje proverb por me duket se mbart nje domethenie te madhe qe shpesh duke hezituar per te marre vendime ne nuk ecim perpara.
Nganjehere eshte ze i jashtem, por shume me shpesh eshte i brendshem, (prindi qe shprehu besim, ose te Odeas qe mund te jene kunder me zgjedhjen e saj) dhe qe eshte thuajse si nje formule te cilen secili prej nesh e ka degjuar ose ia ka thene vetes: KUJDES MOS GABOSH, MOS ZGJEDHESH GABIM! pikerisht ketu fillon frika dhe diçka e tille e terrorizon zemren tone. E terrorizon sepse kemi frike se mos humbasim miqte, se mos humbasim shoket, se mos plagosim shpirtin e prinderve dhe nuk veprojme. Ne fakt ne duke MOS zgjedhur, KEMI zgjedhur, kemi zgjedhur te ngordhim urie si puna e gomarit.
Dhe e tere kjo pasoje vjen nga deshira per te qene te persosur, ose enderojme te jemi te tille, njerez qe s'bejne gabime. Si te thuash e kemi idealizuar diçka te tille dhe ndoshta nisur nga frika qe kemi se mos zhgenjejme prindet, se mos nuk duan prindet. Jo, prindet e pranojne faktin qe femijet nuk jane te persosur, natyrisht qe per ta eshte e dhimbeshme te pranojne nje hap te gabuar te femijes se tyre, por tek e fundit ne mesojme duke gabuar.
Provoni ta quani çdo ndryshim ne jete si nje sfide, por kjo sfide duhet te filloje ndaj vetes ne rradhe te pare, me pas ndaj prinderve, shokeve, miqve, ambientit dhe sefundi shoqerise ne teresi. Nese nuk behet keshtu, do te mbeteni ne vend. Nese kerkon te ndryshosh veten, fillo me mendimin tend. Po mundohem ta ilustroj me nje shembull. Duhet te marresh nje vendim dhe ke dy alternativa: E para: - vendim i drejte, i padrejte. E dyta: - vendim i padrejte, vendim i drejte. Duken si spostime vendesh ne realitet nuk jane ashtu, sepse duke qene ne dileme nuk di ke te zgjedhesh, thjesht ngaqe mendon; po zgjedh te parin qe duket i drejte, po sikur nje hap me pas te zbuloj te dytin i cili mund te jete i padrejte, i njejti arsyetim dhe ngurrim shoqeron edhe alternativen tjeter. E keshtu çfare ndodh, rrime ne vend dhe ndodhemi perballe asaj pyetjeje te mallkuar qe duket sikur nuk ka per te na u ndare kurre: PSE NUK ZGJODHA ATE...? Qe te mos gabosh konsideroje lirine tende si nje domosdoshmeri per ty, per jeten tende, konsideroje dashurine tende si diçka qe ka nje vlere te jashtezakoneshme qe do ta ngrohe jeten tende ne mos pergjithmone per aq kohe sa mund te zgjase. Ne jete eshte shume edhe nje minute lumturi, nese kujtoni fundin e noveles se Dostojevskit, "Netet e bardha", kur personazhi kryesor thote pak a shume: "perse kaq pak lumturi? Ne gjithe jeten nje minute."
Dua te them, pa e zgjatur, qe vleresoje vendimin tend si pozitiv, keshtu mund friken dhe keshtu forcon personalitetin, e ndoshta shume shpejt gjen edhe harmonine midis vendimit dhe shpirtit tend. Por edhe nese deshton, nuk duhet konsideruar humbje, ti arrite te zbulosh diçka qe nuk te pelqen, pas te ciles veshtire ta besh dy here te njejtin gabim.
Edhe mungesa e lekeve nuk duhet konsideruar si nje tragjedi, ato shume shume mund te vonojne realizimin e vendimeve e te deshirave, por nuk mund te pengojne.
Shpesh here them me vete qe eshte FAT te kesh FATIN te ndeshesh me dilema e veshtiresi te medha, sepse duke i mposhtur del me i forte.
Uroj sinqerisht qe te mposhtni pengesat tuaja te cilat siç e thashe nuk duhet te konsiderohen si problem midis jush dhe prinderve, por brenda qenies suaj. [/qb]