Veshja e femrës para të huajve dhe jashtë shtëpisë duhet t’i plotësojë këto kushte:
1. Mbulesa e femrës duhet t’a përfshijë tërë trupin, bazuar në ajetin Kur’anor: “le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre...”. (el-Ahzab, 59).
2. Mbulesa të mos jetë e tejdukshme, ngase nuk mund të mbulohesh me një mbulesë që është e tejdukshme, e nëse vepron kështu, atëherë ajo mbulesë bëhet vetëm sa për sy e faqe, e në realitet ajo është e zbuluar. Muhammedi (s.a.v.s.) ka thënë:
“Në fundin e ummetit tim do te ketë gra te mbuluara, por të zbuluara. Kokat e tyre do t’i kenë sikur gungat e deveve. Mallkoni ato, sepse ato do të jenë të mallkuara. Ato nuk do të hyjnë në Xhennet, e as qe do t’a ndiejnë erën e tij, kurse era e tij ndihet aq larg” (Tefsir Ibn Kethir )!
Pra, ky është argumenti se veshja e një teshe te tejdukshme konsiderohet si mëkat i madh.
3. Mbulesa duhet të jetë e gjerë, sepse qëllimi i saj është pengimi i fitnes (ose nxitjes së epsheve ndër meshkuj) si dhe fshehja e formës së trupit.
Usame ibn Zejdi r.a. thotë: “Muhammedi s.a.v.s. më dhuroi një veshje të trashë egjiptiane, të cilën ia kishte dhuruar Dihjetul-Kelbiu, e unë ia dhashë gruas sime që t’a veshë. Një ditë Muhammedi s.a.v.s. më tha: “Përse nuk po të shoh duke e veshur atë veshje egjiptiane”?
- I thashë: “Ia dhashë atë gruas sime”. Ai tha: “Urdhëroje që të veshë diçka nën të, se kam frikë mos po ia përshkruan formën e eshtrave të saj”[1].
4. Mbulesa të mos jetë e parfumosur:
Ekzistojnë një varg hadithesh që flasin rreth ndalesës së parfumosjes së grave kur ato dalin jashtë shtëpive të tyre. Ne do t´i theksojmë këtë që vijon:
Ebu Musa el Eshariu ka thënë: “I Dërguari i All-llahut (salAllahu alejhi ves-selem) ka thënë: “Çdo grua e cila parfumohet dhe gjatë kalimit pranë njerëzve ata ndiejnë aromën e saj, është zinaqare”.
Zejneb el-Thakafijjeh transmeton se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Nëse ndonjëra prej jush (grave) shkon në xhami, mos të prekë ndonjë parfum”[2].
5. Mbulesa të mos i përngjajë veshjes së burrave:
Ebu Hurejra r.a. ka thënë: “I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) mallkoi mashkullin i cili vesh rrobat e femrës dhe femrën që vesh rrobat e mashkullit”.
Abdullah ibn Amr ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) duke thënë: “Ata nuk janë nga ne, gratë që imitojnë burrat dhe burrat që imitojnë gratë”[3].
Nga kjo që u theksua më lartë, qartë kuptojmë se mbulimi i femrës duhet t’i përfshijë këto që vijon:
- të jetë i mbuluar tërë trupi, përveç pjesëve që janë të dukshme, e ato janë fytyra dhe duart,
- rrobat duhet të jenë të gjëra dhe të mos puqen për pjesët e trupit,
- rrobat duhet të jenë të dendura dhe të mos jenë të tejdukshme,
- veshja nuk bën të jetë për ekspozim dhe mburrje,
- rrobat të mos jenë të parfumosura,
- rrobat të mos u ngjasojnë atyre të meshkujve dhe të pabesimtarëve.
Intelektuali dhe mendimtari islam prof. dr. Bekir Topaloglu në lidhje me mbulesën e femrës në librin e tij “Gruaja në Islam” thotë: “Thënë shkurt, gruaja muslimane është e obliguar t’i mbulojë të gjitha pjesët e trupit, përveç fytyrës dhe duarve deri në zokth të dorës. Kjo s’është e thënë të bëhet me çarçaf. Përkundrazi, kjo duhet të jetë si shembull për gratë tjera - pastër e thjeshtë dhe bukur e mirë. Një grua e këtillë përhap respekt e jo epsh ndjellës. Këtë grua e lartëson Is la mi, e për të shpalli se Xhenneti është nën këmbët e saj. Aisheja rrëfen për besimtarët e kohës së saj, se si i kanë respektuar urdhrat e Allahut, duke i braktisur shprehitë e vjetra dhe modën: “Për Zotin, unë nuk kam parë gra më të virtytshme se gratë ensare, në pikëpamje të besimit në librin e Zotit dhe bindjes se Ai e ka zbritur Kur’anin. Kur zbriti ajeti për mbulim, erdhën burrat e tyre tek ato dhe filluan të lexojnë ajetet që i zbriti Allahu. Të gjithë i lexuan këto urdhra për gratë, vajzat, motrat dhe personat tjerë. Të gjitha, pa përjashtim, u mbuluan me mbulesat e veta të leshta ose nga pambuku, duke i respektuar urdhrat e Allahut - dhe për namazin e mëngjesit të mbuluara qëndruan prapa të Dërguarit Allahut (s.a.v.s.) dhe dukeshin sikur në kokat e tyre të qëndronin laraska”[4].
Megjithëse islami ua lejon femrave mbajtjen e gjërave që janë të ndaluara për meshkujt, meqë ato i takojnë vetëm natyrës femërore, ajo nuk i lë gratë të bëhen të lira e të enden vërdallë. Islami lejon femrës t’i mbajë ato sende që i takojnë natyrës së saj, por në të njëjtën kohë ia tërheq vërejtjen që të mos bëjë asgjë që mund ta shkatërrojë atë natyrë[5].
Mënyra në të cilën gruaja duhet të vishet, të zbukurohet, të ecë, madje edhe të shkojë, është një çështje shumë delikate, ndërsa feja islame i kushton rëndësi të veçantë këtij problemi. Qëndrimi i islamit lidhur me këtë përqendrohet në mirëqenien e përgjithshme të të gjitha femrave. Islami i këshillon (dhe i urdhëron) që veçanërisht t’iu ndihmojnë grave ta mbajnë e t’a zhvillojnë dinjitetin dhe nderin e tyre; të jenë larg fjalëve të kota apo pëshpëritjeve e fjalëve qëllimkëqija dhe larg mendimeve të dyshimta[6].
VESHJA E FEMRËS PARA FEMRAVE
Veshja e muslimanes është një çështje shumë delikate, posaçërisht për kohën tonë, ku shumë shoqëri dhe rrethe trupin e femrës e konsiderojnë si një nga metodat më të suksesshme për t’i arritur qëllimet e tyre.
Sot kemi një shpejtim të pabesuar të kreativitetit dhe modës rreth veshjeve të femrës, sa që vështirë që mund të përcillet nga dikush. Prandaj, është e pamundur që femra muslimane të mos ndikohet nga ky ndryshim, qoftë edhe në formë indirekte. Kjo sjell edhe interesimin dhe pyetjet e shpeshta rreth veshjeve të femrave muslimane.
Këtu do të bëjmë fjalë për këtë çështje, gjegjësisht rreth çështjes së të zbuluarit të femrës para femrës, apo çfarë i lejohet t’i shihet nga trupi i saj, femrës muslimanë para femrave. Gratë e besimtarëve në kohën e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) arritën kulminacionin e dëlirësisë, ndershmërisë, turpit dhe modestësisë, e tërë kjo me bekimin e besimit që kishin në zemrat e tyre.
Këto gra vishnin rrobe me të cilat mbulonin pjesët e trupit të tyre si para burrave të huaj, ashtu edhe para të tjerëve, prandaj nuk njihet nga asnjëra prej tyre se kanë veshur rrobe që nuk mbulojnë pjesët e trupit të tyre kur kanë ndenjur në tubime me gratë apo edhe me meshkujt që i kanë mahrem (që nuk iu lejohet të martohen me ta, si: babai, vëllai, xhaxhai, etj.).
Këtë praktikë e kanë vazhduar edhe gratë e gjeneratave, të cilat kanë ardhur më pas deri në kohët tona, ku shumë prej grave e kanë marrë urdhrin kuranor për t’u mbuluar ashtu siç ka kërkuar Allahu i Lartëmadhëruar: “Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam”! Të tillët janë ata të shpëtuarit” (Nur, 51).
Në vazhdim ne do të përmendim se si është dispozita islame rreth veshjes së femrës para femrave. Nga thëniet e dijetarëve (fukahave) rreth auretit (ajo që është e ndaluar të shihet) të femrës para femrës kuptojmë se ata e ndajnë këtë çështje në dy raste:
A) Në raste të zakonshme, në ndeja dhe tubime, femrës muslimane nuk i lejohet t’i duken nga pjesët e trupit të saj, përveç atyre gjërave që janë të natyrshme të duken si: koka, flokët, qafa, duart së bashku me krahët, këmbët së bashku me kërcirin. Kurse pjesët tjera si: gjoksi, barku, beli, shpina, kofsha etj., nuk lejohet të ekspozohen.
Prandaj, veshjet me të cilat shihen apo janë shumë të ngushta që i tregojnë pjesët e trupit nuk lejohet të vishen (edhe para grave). E njëjta vlen t’i shihet femrës kur është në prezencën e meshkujve që janë mahrem të saj, (burrat me të cilët nuk lejohet të martohet ajo si: babai, vëllai, xhaxhai, etj). Prandaj, veshja e fustaneve të ngushta apo të shkurtra, rrobave që janë të tejdukshme apo të ngushta dhe tregojnë formën e pjesëve të trupit, janë të ndaluara dhe nuk i lejohet femrës muslimane që e konsideron vetën se pason urdhrin e Allahut dhe porositë e Muhammedit (s.a.v.s.) të veshë rrobe të tilla edhe para grave.
E njëjta dispozitë vlen edhe për veshjen e pantallonave para grave, për shkak se pantallonat, edhe nëse themi se mbulon pjesët e trupit, nuk i plotëson kushtet themelore të mbulesës. Nga këto kushte është edhe të mos jetë rroba e ngushtë që tregon formën e trupit, duke ia bashkangjitur kësaj se ajo është e njohur si veshje e burrave. Argumentet për këtë janë:
1. Fjala e Allahut të Lartëmadhëruar:
“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vendosin shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden)…”. (Nur, 31).
Nga ky ajet kuranor kuptojmë atë që ka qenë praktikë e grave të sahabëve, se femrës i lejohet të zbulojë para mahremëve të saj (meshkujve që e ka të ndaluar të martohet me to) ato pjesë që zakonisht i zbulon gruaja, kur gjendet në shtëpinë e saj si: flokët, duart dhe krahët, qafën, këmbët. Gjithashtu, në ajet vërejmë se së bashku me mahremët përmenden edhe gratë që nënkuptojmë se e njëjta dispozitë vlen edhe para grave.
2. Në sahihun e Muslimit transmetohet se Muhammedi (slAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Dy grupe njerëzish prej banorëve të zjarrit nuk i kam parë akoma; disa burra që mbajnë shkopinj (kamxhik) si bishtat e lopëve e godasin njerëzit me ta dhe gra që janë të veshura, por të zhveshura, përdridhen dhe bëjnë njerëzit të dridhen, kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta, nuk kanë për të hyrë në Xhenet dhe nuk do ta ndjejnë aromën e tij dhe pse ajo ndjehet nga një largësi e madhe”.
Në hadith flitet për një grup të femrave që veshin rrobe, por ato rrobe nuk e mbulojnë trupin, pra ajo është e veshur por në realitet e zhveshur, sikur ajo që vesh rrobë të tejdukshëm, apo të ngushtë dhe vizaton pjesët e trupit, apo rrobe të shkurtra që nuk i mbulon trupin.
Ky hadith është i përgjithshëm, prandaj në të hyjnë gratë që vishen me rrobe të tilla, pa marrë parasysh para burrave apo grave (besimtare).
Një gjë e tillë është e ndaluar dhe nuk lejohet të bëjmë lehtësime në këtë.
3. Usame ibn Zejdi ka thënë: “Muhammedi (sAlallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Më dhuroi një manto koptijane të cilën ia kishte dhuruar Dihjetul Kelbiu, kurse unë ia dhashë gruas time që ta veshë. Një ditë Pejgamberi (s.a.v.s.) më tha: “Përse nuk e vesh manton koptijane”? I thashë: “E veshi gruaja ime”. Ai tha: “Urdhëroje që të veshë diçka nën të, se kam frikë mos po ia përshkruan formën e eshtrave të saj”.
Veshja koptiane ishte një veshje që bëhej në Egjipt. Imam Sheukani thotë se nga ky hadith nxjerrim se gruaja nuk lejohet të vesh rrobe që e tregon formën e trupit të saj.
4. Gjithashtu një nga ndalesat më të rëndësishme në jurisprudencën islame është edhe çështja e mosgjasimit të veshjes së mosbesimtarëve. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë:
“Ai që i përngjan një populli, është prej tyre”.
Transmetohet nga Abdullah ibn Amri, i cili ka thënë:
“Pejgamberi (s.a.v.s.) pa tek unë dy rrobe të verdha dhe tha: “Këto janë tesha të jobesimtarëve, mos i vish”!
Nga ky hadith kuptojmë se si Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) e ndalon sahabiun në veshjen e rrobave të jobesimtarëve. Kurse, këto rroba që nuk mbulojnë trupin e femrës si: fustanet e shkurtra, pantallonat, bluzat me të cilat zbulohet barku, etj., janë veshje që janë të njohura te jobesimtarët, muslimanët janë larg nga ato.
B) Në raste të domosdoshme apo të nevojshme dhe pa qëllim lejohet të duken edhe disa pjesë të tjera të trupit. Si rast i domosdoshëm mund të ilustrojmë si rastin e sëmundjes, si shkuarja te gjinekologia apo ndonjë mjeke tjetër. Kurse, si rast të nevojshëm apo pa qëllim mund të themi, nëse femra i jep gji fëmijës në prezencën e ndonjë femre, nuk detyrohet ajo që të fshihet, apo në rast të ndërrimit të ndonjë rrobeje, apo disa raste të tjera si: zbulimi i disa pjesëve të femrës para motrës së saj, apo ndonjë të afërme[7], etj.
Në fund i këshillojmë motrat muslimane që janë të mbuluara apo dëshirojnë të mbulohen të kenë frikë Allahun në veshjet e tyre dhe të mos mashtrohen me ato veshje që tani, për fat të keq, janë bërë përditshmëri e popullit tonë. Të jenë të vendosur në principet islame dhe të krenohen me to edhe pse ndoshta dikush na sheh me sy të ngecjes dhe prapambeturisë, se ajo krenari për të cilën mashtrohen se e kanë është kalimtare, kurse ajo që është tek Allahu është e përhershme dhe nuk humb kurrë.
BURRI ËSHTË KRYESUES I FAMILJES
Nga aspektet që burrit i ofrojnë dominim në familje është vet fakti se ai e mban statusin si krye i pari i familjes. Ashtu siç çdo organizim shoqëror e ka të parin e vet, po ashtu edhe familja e ka udhëheqësin dhe kryetarin e saj. E ai është burri.
Kur’ani Famëlartë ka përcaktuar që në familje këtë funksion ta ketë mashkulli, pra burri. Allahu i Lartësuar në Kur’an ka thënë:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë…”. (en-Nisa, 34).
I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Çdo njëri prej jush është bari dhe çdo njëri prej jush është përgjegjës për tufën e tij. Imami (prijësi) është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe përgjegjës për tufën e tij, gruaja në shtëpinë e bashkëshortit të vet është përgjegjëse për tufën e saj…”.
Allahu ka dashur që natyrshëm gruaja t’i ketë disa kufizime qenësore, gjë që burri nuk i ka. E, pikërisht për këto, burri është epror i bashkëshortes: “… e burrave u takon një përparësi ndaj tyre (grave).” (el-Bekare, 228). Kjo epërsi e burrit, nuk është e fituar nga ana e tij, por është autorizim nga Krijuesi. Si e tillë nuk është themeluar për t’i bërë privilegj burrit, ndonëse pa e mohuar edhe këtë, por më shumë për t’i dhënë përgjegjësi atij. Nga kjo nënkuptojmë se burri ka përgjegjësi të plotë për aktivitetet e gruas (bashkëshortes/bashkëshorteve) së tij, andaj ai duhet të kujdeset për të, sepse i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) gjatë ligjërimit (hutbes) lamtumirës në Arafat ka porositur:
“Ju porosis që ndaj grave të jeni të kujdesshëm, sepse ato janë nën betimin tuaj dhe nuk e kanë të lejuar që të bëjnë çfarëdo qoftë vetë. Allahu ua ka dhënë gratë në emanet dhe Ai ju ka lejuar që t’u afroheni…”.
Gjithashtu, burrit iu është dhënë e drejta që - në rast nevoje - të ndërmarrë edhe masa diciplinore ndaj asaj gruaje që tregon shenja kryelartësie apo mosrespektim.
Allahu në Kur’an ka porositur:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi”. (en-Nisa, 34).
Prej këtu, burri e gëzon të drejtën e tij të rezervuar edhe për dukjen (pamjen) dhe përcaktimin e veshjes së bashkëshortes së tij sipas rregullave të normave islame.
Nga ajo që u tha më lartë, u vërtetua se burri është i pari i familjes dhe mban përgjegjësi për bashkëshorten e tij në të gjitha aspektet, pra edhe për veshjen ose zhveshjen e saj.