Verizon dhe McAfee formojnë aleancë strategjike

Verizon dhe McAfee formojnë aleancë strategjike

thumbnail.php

Duke pasur parasysh se siguria dhe cloud-computing janë tema të nxehta, Verizon Communications dhe McAfee janë duke bashkuar forcat për tiu ofruar konsumatorëve një kombinim të këtyre dy elementeve.

Njësia biznesore e Verizon dhe McAfee gjatë ditës së martë lajmëruan një bashkëpunim të ri për të shitur produkte të sigurisë të bazuara në cloud dhe shërbime për biznese të mëdha dhe agjencione të qeverisë. Gjersa çdo ditë e më shumë kompani po trokasin në cloud për të ulur koston dhe transferuar administratën, McAfee dhe Verizon do të shesin një suitë të re të produkteve të sigurisë të bazuara në cloud, duke zgjeruar kështu linjën e tanishme të Veriozn.

Nën menaxhimin e Verizon, shërbimet e reja do të ofrojnë një bashkësi të produkteve të sigurisë, duke përfshirë firewall, parandalime të depërtimeve, anti-malware dhe SSL (Secure Socket Layer) e VPN (Virtual Private Network).

Kjo marrëveshje strategjike me McAfee na mundëson neve të ecim para për zgjidhje më të kompletuara dhe më të integruara IT për kompani anembanë botës tha Kerry Bailey, senior zëvendës president i zgjidhjeve globale të Verizon Business. Aftësitë tona të zgjeruara dhe të gjeneratës së ardhshme cloud do të mundësojnë që organizatat të shfrytëzojnë sigurinë më mirë si një vegël strategjike dhe mundësues të biznesit.

Ky bashkëpunim gjithashtu do të mundësojë që Verizon dhe McAfee të shkëmbejnë portofolin e produkteve dhe shërbimeve të njëra-tjetrës.

Verizon do tiu ofrojë konsumatorëve të saj tërë linjën e softuerit të sigurisë së McAfee dhe së shpejti do të ofrojë McAfee PCI (Payment Card Industry) që është një shërbim i përshtatshëm për banka dhe organizata tjera që kanë nevojë për të dhëna të sigurta të kartelave të kreditit
Konsumatorët e McAfee do të jenë në gjendje të kontaktojnë rrjetin e Verizon, që përbëhet nga 1.200 ekspertë të sigurisë, për të marrë ndihmë në lidhje me vendosje dhe menaxhim të sigurisë brenda shtëpisë.

Në fund, Verizon do të ndihmojë që McAfee të konsolidojë qendra të të dhënave, në mënyrë që McAfee të ofrojë menaxhim më të mirë 24/7 për shërbimet e saja të ueb hosting dhe shërbimet e bazuara në cloud.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1434. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1434

Top