Thamina
Papirus rex
Zbulohet efekti ‘surprizë’ i verës së kuqe
Nje gotë me verë
Adhuruesit e verës kanë një arsye më shumë që të ngrejnë dolli. Po, sepse sipas një studimi të fundit të publikuar në International Journal of Obesity, një gotë në ditë ju bën të humbni peshë. Merita për këtë është zbuluar se i takon një antioksidanti, që është i pranishëm te rrushi, në qershi dhe te vera e kuqe, duke qenë në gjendje të transformojë dhjamin e tepruar në një dhjam djegës-kalorish. Madje, ai shpesh mund të gjendet edhe te frutat.
“Resveratrol” është emri i antioksidantit që sipas studiuesve lufton obezitetin. Kjo, sipas profesor Min Du të ‘Washington State University”, tregon se “do të bënit mirë të konsumoni sa më shumë fruta si luleshtrydhe, rrush e mollë”. Përsa i takon verës së mirë, këshillohet të zgjidhni merlotin dhe kabërnetin “sauvignon’. Jo vetëm nëse keni synimin të dobësoheni.