Vendimi i Obamës dhe marrëdhënia me Rusinë

Vendimi i Obamës dhe marrëdhënia me Rusinë

Vendimi i fundit i Obamës, që vijon vendime të tjera të marra në kundërshtim me linjën e ndjekur nga paraard-hësi i tij duket se e ka qetësuar deri diku Moskën dhe njëherazi e ka bërë të përjetojë edhe një ndjenjë triumfi . Arsyeja kryesore që e nxiti Obamën të merrte një vendim të tillë ishte “Qëndrimi i pakompromis i Rusisë në lid-hje me çështjen e mburojës”. Të paktën sipas fjalëve të vetë ekspertit të politikës së jashtme të Këshillit të Federatës Ruse, Mikhail Margelov. Ai u shpreh dje se më në fund amerikanët po nisnin të kuptonin më mirë shqetësimet dhe problemet e Rusisë. Me vendimin e tij, Obama ka hequr një pengesë domethë-nëse që qëndronte nderur në marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit. Projekti i koncep-tuar nga Bush ishte si një shu-plakë për Rusinë. “Bush mbante gjithmonë pozicionin e atij që nuk donte tia dinte fare për opinionin e Rusisë”, deklaroi dje Fyodorov Lukyanov, kryeredak-tori i revistës “Rusia në çështjet ndërkombëtare” që botohet në Moskë. Sipas tij, hapi i ndërmarrë nga Obama është shumë i rëndë-sishëm pikësëpari për sa i përket aspektit psikologjik. “Më në fund “rifi llimi” i premtuar nga Obama në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë ka nisur të japë fryte”.
Një vit më parë, në gusht, menjëherë pas fi llimit të luftës mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në lidhje me republikën e Osetisë Jugore, Varshava dhe Praga bënë lëvizje shumë të shpejta për të nënshkruar me Uashingto-nin marrëveshjet që kishin të bënin me instalimin e mburojës anti-raketë. Por Barak Obama, që u zgjodh President disa muaj më vonë, tregoi që në fillim të mandatit të tij një indiferencë të theksuar ndaj zbatimit të pro-jektit, madje edhe gjatë ditëve të fushatës zgjedhore ai e shfaqi hapur mungesën e simpatisë. Pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë në janar, vendet e Europës Lindore si Çekia, Polonia, Ukraina, madje edhe Gjeorgjia nuk kishin për të më të njëjtën rëndësi strategjike që kishin pasur për Bush. Në fund të fundit ajo që ishte imediate për Amerikën, ishte gjetja e zgjid-hjeve për të dalë nga kriza fi nan-ciare që kishte pllakosur rëndë vendin. Tani çështja është se çfarë do të ofrojë Rusia në këmbim të këtij hapi shumë të rëndësishëm që mori Amerika kryesisht për të përmirësuar marrëdhënien me Moskën?
Në mars, disa muaj para viz-itës së parë zyrtare të Obamës në Moskë, dolën disa lajme në lidhje me një marrëveshje të mundshme mes Moskës dhe Uashingtonit ku të dyja palët do të bënin lëshimet dhe njëherazi do të kishin përfitimet e tyre. Sipas të përditshmes moskovite “Komersant” ekziston një letër sekrete përmes së cilës Obama u ka kërkuar rusëve që të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit në lidhje me ambicien e tij bërthamore. Në këmbim, Uashingtoni do të hiqte dorë nga projekti i ndërtimit të sistemit mbrojtës anti-raketë. Por për zyrtarët sigurisht që nuk bëhej fjalë as për letër e as për mar-rëveshje të fshehta mes të dy liderëve. Për sa i përket Obamës, ai e ka deklaruar disa herë edhe gjatë vizitës në Moskë se për të projekti në fjalë nuk ishte shumë i rëndësishëm dhe ai vetë nuk ishte shumë entuziast ndaj zbati-mit të tij. E megjithatë, deri tani, qëndrimet e Rusisë ndaj Iranit nuk kanë ndryshuar: Moska va-zhdon që të jetë pro negociatave me vendin islamik dhe kundër sanksioneve të ashpra. Sipas shumë analistëve, shanset që Ru-sia pas kësaj të bëjë një ndryshim të menjëhershëm të politikës së saj janë të pakta. Për një analist rus, Amerika mund të mbetet e zhgënjyer, sepse në fakt, Rusia nuk është vendi që ka në duar çelësat e zgjidhjes së çështjes me Iranin. Por gjithsesi, Moska mund të intensifikojë përpjek-jet diplomatike për të qetësuar situatën. Ndërkaq, ajo nuk ka ndenjur me duart kryq për sa i përket Afganistanit. Kështu, në vitin 2008, ajo lejoi transportin e mallrave amerikane për në Afganistan në tokën e saj. Obama dhe Medvedev arritën një mar-rëveshje për këtë gjë gjatë vizitës presidenciale. Kjo marrëveshje u mundëson 4500 fl uturime të avionëve amerikanë mbi qiellin rus, brenda vitit dhe bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të rëndësishme për amerikanët. Rruga e mëparshme shkonte përmes Pakistanit, por ky vend nuk ofronte sigurinë e duhur dhe karvanët sulmoheshin shpesh gjatë rrugëtimit. Politikanët rusë kanë shprehur vazhdimisht idenë se është në interesin e tyre që talebanët të mos lejohen të hyjnë në veri të Afganistanit. Pa dyshim që vendimi i fundit i Obamës pritet që të përmirësojë marrëd-hëniet mes të dy vendeve, edhe pse axhenda dypalëshe është plot me probleme. Kështu për shembull, marrëveshja START për redukti-min e armëve strategjike, skadon në dhjetor, por vendimi i fundit i Uashingtonit e ka lehtësuar duk-shëm rrugën e arritjes së një mar-rëveshjeje të re pasuese në fund të vitit. Burimi i vetëm i tensionit në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtrihet përtej këtyre dy vendeve në Gjeorgji dhe Ukrainë. Të dy këto vende janë mbështetur nga administratat e Bushit për të mbajtur qëndrime anti-ruse, i cili parashtroi edhe perspektivën e anëtarësimit të tyre në NATO. Presidenti ukrainas, Viktor Jush-çenko, shumë i lidhur me Bushin, mund të jetë në hapat e fundit të pushtetit në vendin e tij, pasi në janar të vitit të ardhshëm do të mbahen në Ukrainë zgjedhjet presidenciale. Vetë Presidenti rus, Medvedev, e bëri të qartë që nuk e dëshiron Jushçenkon më në krye të Ukrainës. Edhe në Gjeorgji gjërat nuk janë aq të paqta dhe të qeta. Ende nuk mund të përjashtohet ndonjë tentativë e mundshme nga ana e Presidentit Sakashvili në lidhje me rimarrjen e zotërimit të Osetisë Jugore. Sipas ministrit të Jashtëm rus, SHBA ende va-zhdon që të furnizojë me armë Gjeorgjinë, çka sigurisht që rusët nuk e pëlqejnë. Në Poloni dhe Çeki lidershipi është në pritje të ofertës zëvendësuese të Obamës, i cili tha se do të ndalonte projektin aktual, por do ta zëvendësonte atë me një “më të përshtatshëm”. Ndërkaq, të gjithë e dinë se tashmë një erë e re fryn nga Amerika në Lindje të Europës.(Shqip)</p>
0ApzjxP6NkA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22585. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22585
 
Top