Vendime ne 24 ore!

dimir

Forumium praecox
Vendime ne 24 ore!

Do te doja qe ne kete pjese te forumit te diskutonim menyren se si politika shqiptare ne 24 ore merr vendime qe vertete do te ishte shume mire te mendoheshim ca, te testohej personaliteti te shikohej e kaluara dhe te analizoheshni pritjet e se ardhmes!

Nje minister largohet ne 24 ore dhe po kaq per ta zevendesuar!

Largimi i Ministrit te drejtesise Rusmajli dhe zevendesimi i tij me Alibeajn!

Shkarkimi i kryeprokurorit Sollaku dhe Zevendesimi me Ina Ramen!

Dhe nje sere vendimesh te marra nga Qeveria "Berisha" ne nje kohe rekord!
Jemi ne nje kohe qe Opozita eshte thjesht nje grup njerezish te paorganizuar dhe te coroditur!
Njeri shkon Fshatrave, tjetri flet ne parlament kodra pas bregut!
Nje media ineficente e pazonja do te thoja, por eshte me keq se kaq ajo duket e zhytur dhe e korruptuar!

Kush po na qeverise dhe kush po ben opozite.
Qeveria ben si ti doje qejfi dhe opozita vetem belbezon!
Shoqeria Civile sapo krijohet dhe fillon te marre veten fillon e politizohet per hir te nje posti apo te nje nderi!

Si do te behet ne te ardhmen, nese do te vazhdoje keshtu evrpopen do ta shohim me dylbi dhe ajo ne me mikroskop.
 

MLK

Primus registratum
Re: Vendime ne 24 ore!

Ina Rama, për 24 orë edhe gjyqtare edhe kryeprokurore

TIRANË- Koha e shkurtër gjatë së cilës u zgjodh nuk i dha mundësinë t'i bënte të gjitha. Gjatë 24 orëve, Ina Rama ka qenë edhe gjyqtare e Apelit të Krimeve të Rënda, edhe Prokurore e Përgjithshme. De jure, vazhdon të jetë.. Megjithatë, dorëheqja nga posti i gjyqtares ka qenë ndër të parat shkresa ku ajo ka hedhur firmën, mëngjesin e djeshëm. Burime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëjnë me dije se kryeprokurorja Rama ka firmosur një shkresë, ku i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë dorëheqjen si gjyqtare. Ky zarf me dorëheqjen e saj ka mbërritur në kryesekretarinë e Këshillit, duke u protokolluar dhe në mbledhjen e parë do të votohet për largimin e saj nga detyra e gjyqtares. Disa juristë kanë komentuar dje se Rama nuk mund të zgjidhej në krye të organit të akuzës, pa hequr dorë nga pozicioni i gjyqtares, por surpriza e emërimit të saj i ka harruar për pak kohë procedurat standarde. Emri i saj ka dalë fitimtar në orët e para të mëngjesit, ndërsa pak orë më pas, deputetët janë mbledhur për ta votuar. Megjithatë, fill pas dekretit të presidentit Topi, detyra e saj si gjyqtare mund të quhet de fakto e suprimuar. Në KLD mësojmë se nuk do të ketë asnjë mbledhje jashtë radhe, për të liruar Ina Ramën nga veladoni i gjyqtares. Kërkesa për dorëheqje e saj është protokolluar, ndërsa pritet të miratohet në KLD gjatë mbledhjes së parë që do të zhvillohet në vazhdim. Ndërkohë, në ambientet e prokurorisë, dje ajo ka qenë më e diskutuara. Më të privilegjuar në debatet e shumta kanë qenë prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët e njihnin shefen e tyre falë përballjes në sallat e gjyqeve, ndërsa pjesa tjetër pak dinte për të.
 
Top