Vendet me shumicë muslimane kundër Kosovës në UNESCO!

Universal

AnonymouS
Zgjohu BIK!

Bashkësia Islame e Kosovës nuk është angazhuar fare që të loboj për anëtarsimin e Kosoves në UNESCO, ndërsa Kisha ortodokse (serbe) ishte e pa lodhur në lobim kunder anëtarsimit.

Në anen tjetër Kosova deshtoj sot duke mos arritur numrin e mjaftueshëm të votave për anëtarsim. Shtetet perëndimore e votuan (shumica), disa shtetet qe janë me shumicë të popullatës islame apstenuan apo nuk moren pjesë në votim, kurse Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania, Kuvajti, Egjipti, Maroko, Palestina, Indonezia, Siria e Libia, janë vendet me shumicë muslimane të cilat kanë votuar kundër Kosovës në UNESCO.
 

h3o

Papirus rex
Shumica e tyre jane pro ruse. Histori dashurie gjate viteve 70 ku Amerika mbeshteti Izrealin fuqishem ne luftrat qe u zhvilluan.
Po shto edhe vendet pro jo vetem ato kundra. Jek e jek pak a shume.
Te presesh Sirin Jordanin Palestine te votonin pro eshte e pa imagjinueshme :/
 

hareid

Papirus rex
Zgjohu BIK!

Bashkësia Islame e Kosovës nuk është angazhuar fare që të loboj për anëtarsimin e Kosoves në UNESCO, ndërsa Kisha ortodokse (serbe) ishte e pa lodhur në lobim kunder anëtarsimit.

Në anen tjetër Kosova deshtoj sot duke mos arritur numrin e mjaftueshëm të votave për anëtarsim. Shtetet perëndimore e votuan (shumica), disa shtetet qe janë me shumicë të popullatës islame apstenuan apo nuk moren pjesë në votim, kurse Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania, Kuvajti, Egjipti, Maroko, Palestina, Indonezia, Siria e Libia, janë vendet me shumicë muslimane të cilat kanë votuar kundër Kosovës në UNESCO.

Problemi eshte se neper ato vende nuk vendos populli por vendosin diktatoret. Pervec Indonezis ne te gjitha ato vende nuk behen zgjedhje demokratike. E gjithe kjo nuk e arsyeton mosangazhimin e mjaftueshem te BIK-ut ne lidhje me lobin per anetarsimin e Kosoves ne UNESCO. Pastaj dihet qe Ish-Jugosllavia kishte marredhenie shume te mira me shumicen e shteteve arabe per shkak te themelimit te shteteve te painkuadruara nga treshja: Tito - Nehru - Naser . Keto marredhenie, pas shkaterrimit te Jugosllavise, i trashegoi Serbia.....Poashtu nuk duhet harruar se Serbine gjithnje e ka mbeshtetur dora e forte e Rusise.
Per mendimin tim titulli i kesaj teme: " Vendet me shumice muslimane kunder Kosoves ne UNESCO", nuk me duket edhe aq i qelluar dhe korrekt, per arsye se ben fjale per pergjithesime. I fut ne nje kosh edhe vendet tjera me shumice muslimane sikur: Malaizia, Arabia Saudite, Turqia, Omani, Pakistani...etj. qe votuan pro anetaresimit te Kosoves ne UNESCO....
 
Last edited:
Top