Veliaj: Berisha po verifikon studimet të mia në Angli
Kryetari i levizjes MJAFT! hetohet nga njeriu i Kryeministrit?
Veliaj: Berisha po verifikon studimet të mia në Angli - Shekulli, Korrieri, Gazeta Shqiptare
24 Nentor 2005
Ndihmësi i kryeministrit: Sajesë absurde. Kam qenë në Angli privatisht
D. N
TIRANË - “Investigim të tipit të Sigurimit të Shtetit” dhe “sajesa absurde”, kanë qenë shprehjet me të cilat u përballën me qëndrime të ndryshme, drejtuesi i lëvizjes “Mjaft!”, Erion Veliaj dhe Edvin Kulluri, ndihmës i kryeministrit Sali Berisha. Shkaku i përplasjes mes tyre ka qenë një udhëtim i Kullurit në Angli, për të cilin Veliaj thotë se është shfrytëzuar për të siguruar informacione mbi veprimtarinë arsimore të tij. “Kulluri ka shkuar në Angli dhe ka pyetur në një universitet për mua, nëse kam studiuar atje. Kjo është qesharake, sepse unë vjet dhe deri në shtator kam qenë student në atë universitet për politika evropiane dhe ky ka qenë një fakt publik. Kulluri dhe mësuesi i tij kanë pretenduar prej kohësh se unë jam në shkolla të paverifikueshme dhe kështu që ky ka shkuar t’i verifikojë. Ai është në orar të punës dhe nuk mund të shkojë për investigime si përfaqësues i qeverisë dhe po ashtu, as nuk mund ta bëjë këtë si privat. Gjithashtu, është shqetësuese sepse ky njeri shkon atje me taksat e taksapaguesve shqiptarë, por edhe se ne thamë “shyqyr që shpëtuam nga SHIK-u”, ndërsa me sa duket, po themi “mirë se erdhët në epokën e 80-lekëshave të sigurimit”, - ka thënë Veliaj. Qëndrimi i Veliajt lidhet drejtpërdrejt me atë që ai e vlerëson si përpjekje për të kontrolluar veprimtarinë e të tjerëve (“Imagjinoni sa qesharake do të ishte sikur ndihmësi i Blerit do të vinte të kërkonte te ndonjë rektor i yni se ku ka bërë shkollën drejtuesi i Amnisty International”), ngase qeveria nuk po mundet të përballet me çështje dhe alternativa konkrete ndaj atyre që paraqiten edhe nga lëvizja që ai drejton. “Më vjen keq që zoti Berisha humbet pikë në opinion me këshilltarë të tillë që predikojnë edhe kundër opozitës, pa dhënë alternativa konkrete. Kemi dhënë argumente për kazinonë, legalizimet, dritat dhe përkundër këtyre ata kërkojnë njolla që nuk do t’i gjejnë kurrë”, -ka thënë Veliaj. Sakaq, Kulluri ka hedhur poshtë këtë qëndrim, të cilin ndërsa e ka cilësuar si “sajesë absurde”, ka saktësuar se ka qenë në Angli privatisht “për të marrë pjesë në një aktivitet të quajtur “European Gathering”. “Kam kaluar një pasdite në qytetin turistik të Brighton së bashku me miq të përbashkët që Veliaj i njeh. Kjo insinuatë është pjellë e fantazisë së shfrenuar Edviniste (Rama), pasi në një vend të lirë dhe demokratik si Anglia, nuk mund të marrësh asnjë informacion mbi privacyn e një qytetari”, -ka thënë Kulluri. Ndihmësi i kryeministrit më tej e ka vlerësuar si me ngjyrime ideologjike reagimin e Veliajt, kur është shprehur se “vetëm një aktivist i majtë mund të prodhojë histori që frymëzohen nga filmat me Sigurimin e Shtetit”. Ndërsa për arsyen e vërtetë të qëndrimeve të fundit mes tyre, Kulluri mendon se “unë dhe Veliaj kemi patur polemika në shtyp, dhe nga mungesa e argumenteve Veliaj aktivizon maninë e persekutimit”. “Kjo është e gjithë e vërteta. Shpresoj që Veliaj mos ta besojë seriozisht këtë sajesë absurde”, - e ka përfunduar vlerësimin e tij ndihmësi i kryeministrit Berisha, Edvin Kulluri.
Erion Veliaj:
Kam studiuar vjet dhe deri në shtator për politika evropiane, dhe ky ka qenë fakt publik. Mësuesi i tij ka pretenduar prej kohësh se unë jam në shkolla të paverifikueshme dhe ky ka shkuar t’i verifikojë. Ky njeri është në orar të punës dhe nuk mund të shkojë për investigime si përfaqësues i qeverisë dhe nuk mund ta bëjë si privat, ky njeri me taksat e mia. Shyqyr që shpëtuam nga SHIK-u i ‘97-ës dhe e shohim si rikthim të 80- lekëshave të Sigurimit të Shtetit dhe të themi “Mirë se erdhët në epokat e 80- lekëshave”. Më vjen keq që zoti Berisha humbet pikë në opinion me këshilltarë të tillë që predikojnë edhe kundër opozitës, pa dhënë alternativa konkrete. Kemi dhënë argumente për kazinonë, legalizimet, dritat dhe përkundër këtyre ata kërkojnë njolla që nuk do t’i gjejnë kurrë. Imagjinoni sa qesharake do të ishte sikur ndihmësi i Blerit do të vinte të kërkonte te ndonjë rektor i yni se ku ka bërë shkollën drejtuesi i Amnisty International”.
Reagim ndaj Erion Veliajt
Kulluri: Veliaj, i frymëzuar nga filmat me Sigurimin e shtetit
“Kam qenë në Angli privatisht për të marrë pjesë në një aktivitet të quajtur “European Gathering”, dhe kam kaluar një pasdite në qytetin turistik të Brighton së bashku me miq të përbashkët që Veliaj i njeh. Kjo insinuatë është pjellë e fantazisë së shfrenuar Edviniste (Rama), pasi në një vend të lirë dhe demokratik si Anglia, nuk mund të marrësh asnjë informacion mbi privacyn e një qytetari. Vetëm një aktivist i majtë mund të prodhojë histori që frymëzohen nga filmat me Sigurimin e Shtetit. Mendoj se arsyeja e vërtetë është se unë dhe Veliaj kemi patur polemika në shtyp, dhe nga mungesa e argumenteve Veliaj aktivizon maninë e persekutimit. Kjo është e gjithë e vërteta. Shpresoj që Veliaj mos ta besojë seriozisht këtë sajesë absurde”.
Veliaj: Jam i fyer nga Kryeministri
Drejtuesi i lëvizjes Mjaft Erjon Veliaj ka akuzuar dje kryeministrin dhe një këshilltar të tij duke thënë se ata janë interesuar zyrtarisht në Angli pranë universitetit ku ai ka kryer studimet për të parë nëse ka qenë vërtetë student. “Ndihem shumë i fyer dhe indinjuar dhe i fyer nga ky veprim pasi jam telefonuar nga universiteti ku kam kryer masterin për të më njoftuar se një asistent i kryeministrit është paraqitur aty për të vërtetuar arsimimin tim”. Ai e krahasoi këtë veprim me ato të para vitit 1997 ku sipas tij strukturat e shtetit ndiqnin kundërshtarët e qeverisë.
<font color="red"> </font> <font color="red"> </font> <font color="red"> </font> <font color="red"> </font> <font color="red"> </font> <font color="red"> </font> <font color="red"> </font> <font color="red"> </font> <font color="brown"> </font> <font color="red"> </font>