Vedat Kokona kritik letrar dhe polemist
Vedat Kokona ende për t’u rizbuluar. Me botimin e “Quo Vadis letërsi shqipe dhe shkrime të tjera kritike”,

Aurel Plasari analizon një faqe të re të kontributit të Kokonës në letrat shqipe, ajo e kritikut letrar, aftësi që iu ndërpre dhunshëm mbas 1944-s. “Ribotimi në këtë përmbledhje i teksteve të tij të zgjedhura kritike e polemike – edhe si “degëz e gjymtuar” – është ngjarje riemancipuese.”

Vedat Kokona kritik letrar?! Madje polemist?!

E kam renditur njëherë Vedat Kokonën te “njerëzit e para erës sonë”, të cilët patëm fatin t’i njihnim së gjalli, në mish e eshtra: Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Eqrem Çabej, Injac Zamputi etj.

Nëpërmjet mënyrës se si shkruanin, por sidomos se si silleshin në kulturën shqiptare, seç të përkujtonin diçka nga atmosfera para vendosjes së diktaturës (së ashtuquajtur) komuniste në Shqipëri.

“Borgjezë”! Mirëpo me kolegë të breznisë sime kishim nevojë për të kujtuarit e asaj atmosfere. Ka turistë të dashuruar mbas Parisit që, në ikje e sipër, marrin për souvenir nga një flakon me ajër parizian. Ashtu do të na kishte pëlqyer edhe neve të kishim një flakon me ajër nga atmosfera – afërmendsh e idealizuar – e jetës intelektuale shqiptare të periudhës mes dy Luftërash.

Në mungesë të atij flakoni, mund të lexonim shkrimtarë si Vedati. Si Vedati i fotos së viteve ‘30 në librin e Kujtimeve: me kravatën e lidhur hijshëm nën jakën e vërtetë, jo të rreme sikundër e parapëlqenin shumë prej bashkëkohësve të tij.

Nëpërmjet kësaj hipostaze, dalëngadalë, u bëmë të ndërgjegjshëm për padrej¬të¬si¬të e mëdha që i bënte historia (zyrtare) e letërsisë Vedat Kokonës. I mohohej vendi i dallueshëm prej shkrimtari të periudhës mes dy Luftërave: ndërkaq konfek¬sio¬no¬he¬shin si “shkrimtarë” gazetarë revolucionarë, që gjatë asaj periudhe nuk ia kishin dalë të shkruanin as dhe një librec.

Nuk zihej në gojë roli emancipues i prozës dhe poezisë së tij gjatë viteve ‘30-’40, për shembull me përmbledhjet Dritë dhe hije (1939) dhe Yje të këputur (1940). Nxirrej ai arti¬fi¬cia¬lisht nga rrethi i shkollës moderne shqiptare, mbledhur fillimisht tek e përjav¬sh¬mja Illyria (1934-1936), mandej te Shkëndija (1940-1943). Mbulo¬he¬shin xhelo¬zisht me he¬sh¬tje marrëdhëniet e tij me Lumo Skëndon dhe Koliqin, me Merxhanin dhe Nirvanën, me Çabejn dhe Selahudin Toton etj. Revista letrare (1944), që ai botoi së toku me Ku¬te¬lin, Hakiun dhe Spassen, ose fshihej nga defteri ose etiketohej “fashiste”.

Athua se edhe ai libër kërshëror, me titull Nga Tirana në Stokholm (1935), i cili padyshim përu¬ronte diçka të re në letërsinë shqipe, nuk u dashkësh të ekzistonte. Dhe, si për paradoksin më të shëmtuar, ngaqë nuk i gjendeshin dot shkrime “antikomuniste”, i mohohej edhe antifashizmi i tij i shpallur.

Tani, nëpërmjet këtij botimi, zbulohet një faqe e re e bashkëndihmës së Vedat Kokonës në letrat shqipe: ajo e kritikut letrar, madje e polemistit.

Qoftë edhe tri ciklet e kësaj bashkëndihme të tij – nga Reflekset (botuar në “Drita” gjatë vitit 1939), nga Quo vadis letërsia shqipe (botuar në “Tomori” më 1942) dhe nga Revista xanxare (botuar në “Revista letrare” më 1944) – do të mjaftonin t’ia rezervonin edhe atij një vend mes kritikëve të letërsisë shqipe të viteve ‘30-’40.

Por mjaft me këtë farë vlerësimi të bezdsishëm për t’i gjetur gjithsecilit “vendin” në letrat e një kombi! Aftësia kritike dhe kritiko-polemike e Vedat Kokonës u ndërpre dhunshëm mbas 1944-s: kjo ia vlen të mos harrohet.

Dhe e kemi të drejtën të përfytyrojmë se ç’fryte do të kishte dhënë kjo degëz e pemës aq pjellore të krijimtarisë së tij duke llogaritur edhe formimin e tij kulturor që erdhi gjithnjë duke u pasuruar.

Kujton ai nga thëniet e Maupassant-it: “Prendvera shkund gjithë natyrën e pemëvet të mia dhe më shtyn të prodhoj këto fryte letrare që as vetë s’e di si më dalin…”. Kinse e parathoshte këtë për veten, ndërsa na përgatiste për të shijuar pikërisht disa prej fryteve të stinës së tij pranverore: faqet e kritikës së tij.

Të drejtën të përfytyrojmë se ç’fryte do të kishte dhënë degëza në fjalë e pemës pjellore të krijimtarisë së tij – degëza tanimë e gjymtuar – e kemi, ngaqë ish-mësuesi i letërsisë Vedat Kokona përfaqësonte një nga ata specialistë letërsie që e zotëronin me të vërtetë prirjen për të gjykuar vepra letrare dhe procese letrare: njerëz me kritere parimore dhe njëherësh me shqisa të holla, të gatshëm për t’iu përkushtuar një pune të tillë.

Sa për formimin e tij kulturor, që do të vinte vetëm-e-vetëm duke u pasuruar, do të mjaftonte t’ia shfletonim librin e kujtimeve Endur në tisin e kohës për ta përftuar një ide.

Duke ruajtur çdo përpjesëtim, them se mund të shijosh, edhe prej faqeve të memorialistikës së tij, atë befasim që provonte Prousti nga Bota e Schopenhauerit: dëshminë se shkrimtarët e mirë, kur nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me mendimin, e ushqejnë erudicionin e tyre me ëndjen e leximeve pafund. Ato u zbulojnë atyre “mijëra bukuritë që për vulgun mbeten të fshehura”.

Citime, përmendje, anticipime, aludime leximesh: me to faqet e Kujtimeve të Kokonës janë të nginjura, athua se teksti i tij memorialistik nuk do të ekzistonte dot pa to. Hyjnë e dalin aty, si në shtëpinë e tyre, sa Naimi dhe Fishta, aq edhe një Beaumarchais e një Catherine Mansfield, sa Noli dhe Asdreni, aq edhe një Zweig e një Dy Bellay, sa Asllani dhe Haxhiademi, aq edhe një Rutebeuf dhe një Céline, sa Lasgushi dhe Kuteli, aq edhe një Keats e një Dante.

Nga njëra anë ia beh Sidi i Corneille-it, që autori nuk reshti s’e dashuruari, nga tjetra Onjegini i Pushkinit; këndej Graciela e Lamartine-it, andej Silvestër Bonari i Anatol France-it. Mandej me radhë gati pa mbarim: Baudelaire, Show, Saadi, Çehov, Maupassant, Ekleziast, De Musset e George Sand, Rimbaud e Verlaine, Byron, Manzoni, Turgeniev, Maurice Barrès, Eskil, La Bruyère, Descartes, Gide, Villon, Shollohov, Shakespeare, Rabelais, Cervantes, Sofokli, Erasmi i Roterdamit dhe, afërmendsh, ata që nuk kanë si të mungojnë nëpër tekstet e tij: La Fontaine, Ronsard, Voltaire, Racine, Molière, Chateaubriand, Hugo.

Tani, si të ketë kthyer edhe faqen e fundit të këtij libri të vogël, jam i bindur që lexuesit do t’i mbetet në shqisa si amzë zotëruese e kritikës së Vedat Kokonës modestia e madhe. Modesti aspak e zakonshme në letrat shqipe dhe, në veçanti, në kritikën letrare shqiptare. Modestia që nuk e njohin as “mejteplitë me kulturë”, as “teneqerat mendore”, siç i quante ai.

Dhe nuk do ta ketë të vështirë ta gjejë se ku e ka burimin ajo: te ngulmimi i kritikut për ta parë vetë letërsinë shqipe si letërsi modeste, pa zmadhime as teprime. Këto të fundit vetëm sa do t’i provokonin prirjen polemike për t’u ballafaquar edhe me “teoricienë” impozues letërsie, si Giuseppe Valentini e Nikë Barcolla, të cilët nga kullat e tyre të nalta konsumonin ditirambet e retorikës për poetë shqiptarë të barabartë me Goethe-t, me Dante-t, ose edhe me një “zelltar të madh” të letrave shqipe, si Karl Gurakuqi, që sajonte shkrimtarë në seri, karlgurakuqër pa kursim, për të mbushur antologjitë shkollore.

Kritika e mësuesit të letërsisë Vedat Kokona për “mungesën e seriozitetit” në të përzgjedhurit e autorëve shqiptarë që promovonte në ato vite “Ministria e Arsimit” vjen e befason për nga aktualiteti.

Në dialogun mes kritikut dhe lexuesit ai nënlloj i kritikës letrare i quajtur feuilleton kritik i shërbeu Kokonës si rruga më e drejtpërdrejtë për të promovuar vlerat letrare. Edhe vetëm në tri ciklet e përmendura kjo lloj kritike nuk mund të mos lexohet si akt fisnikërie i kritikut, që aderon në disa vlera të caktuara ose refuzon disa të tjera, të cilat nuk i duken autentike.

Por nuk i mungoi bashkëndihmës së tij as nënlloji në dukje më plebé i kritikës letrare: recensioni, – prej tij në këtë përmbledhje lexuesi do të gjejë vetëm disapak shembuj, – që i mungon sot aq ndjeshëm shtypit shqiptar sa të dallohet si unikal vullneti i një të vetmit koleg tonë për ta mbajtur atë në jetë, prej vitesh, diku në një kënd reviste.
Nuk di në është ky rasti për të kujtuar diçka nga marrëdhëniet vetjake me “zotin Kokona”.

Kujtimet gjatë bashkëpunimit – për shembull punës për përmbledhjen Poetë francezë (1982) – i kam ekzotike. Ishte më pak dashamirës ndaj përkthimeve të mia prej romantikëve frëngj se, fjala vjen, Sotir Caci. D.m.th. ishte kritik. Mirëpo pikërisht me kriticizmin e tij më joshte.

Do të doja të kujtoja bisedat e shkurtra mbudhë, në trotuarin e mesit të Rrugës së Kavajës, nga Lidhja e Shkrimtarëve në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, – atëherë zotëria e tij e ndalte biçikletën vetëm për disa pak minuta, – në veçanti ato në redaksinë e revistës “Nëntori”: ai i rehatuar në një poltronë të vjetër, ndërsa unë në tryezën time kur punoja si korrektor, mandej si redaktor i letërsisë “së huaj”. Biseda, thashë?

Një fjalë goje. Ishin një shkollë e vërtetë e historisë së letërsisë shqipe dhe botërore, e kritikës letrare, e stilistikës, e teorisë dhe e praktikës së përkthimit, ndoshta edhe më me vlerë se tekstet e tij Cours de traduction (1979) ose Manuel pratique de l’art d’écrire (1980), të cilave jo shumë ua ditën vlerën.

Ja ku jam vetëm, njëherë, në sallën e vjetër të redaksisë, – sallë e gjatë me qelqnajë gjysmërrumbullake, – kur ai hyn e flet ndërsa dëfton me dorë: “Duke u çapitur këtu ti ke mundësi të provosh ritmin e fjalive”.

Dhe shton për t’iu përgjigjur habisë sime: “Kur shqiptojmë emrin e Flaubert-it duhet ta përfytyrojmë, më së pari, si një burrë që vete e vjen nëpër dhomën e tij të punës duke i kadencuar fjalitë me zë të lartë. Provoje! Dhe ke për ta vënë re ndryshimin në cilësinë e fjalive që shkruan.

Unë e kam provuar…” Të kisha mbajtur ditar, do të kisha ruajtur të shënuar edhe një kuvendim të gjatë me të për D’Annunzion: shembull i shqisës së tij të mprehur në të shijuarit e letërsisë së vërtetë. Ishte koha kur po botonte te ne përkthimin e novelës së Tolstoit Vdekja e Ivan Iliçit, ndërsa unë vetë sapo kisha lexuar romanin Il piacere të D’Annunzios, që më kishte magjepsur me dekadentizmin e vet “gjithë pluhur”. Kokona më nxiste të lexoja një tjetër vepër, Notturno, ende sot pak të vlerësuar nga historia e letërsisë italiane.

Gjatë një sulmi me aeroplanin e vet shkrimtari militarist ishte plagosur në sytë; i ishte dashur atëherë të rrinte disa muaj në shtrat, me sy të fashuar, i rrezikuar të humbte shikimin. Nokturni ishte përmbledhje e vegimeve (fr. visions) që D’Annunzioja kishte përjetuar gjatë atyre muajve.

Duke mos pranuar t’ia diktonte askujt, ngase nuk donte dëshmitarë për vegimet e veta, i kishte hedhur ato me sytë të lidhur në disa mijëra pusulla. “Është libri i tij më i mirë, – ngulmonte Kokona, – sepse është më i sinqerti dhe më pak letrari nga çdo vepër tjetër e tija… Dhe është letërsi e vërtetë, ngaqë është art”.

Po Fjalorët e tij? Ata i kam mbi tryezën e punës edhe tani, kurse ndërprerja e jetës fizike të autorit më ngjan se nuk u ka ndërruar asgjë marrëdhënieve me ta. “Aurelit me dashuri dhe me shpresë që do ta shpjerë më tej këtë punë…”: kështu ka shkruar në njërin prej tyre. Për këtë, pa pikë dyshimi, e kam zhgënjyer.

Porse, ashtu si në mistikën e shelbimit, kur ata që nuk janë më ndër të gjallët e marrin shpërblesën nëpërmjet akteve të atyre që kanë lënë nga mbas, Kokona mund të jetë i sigurt që fjalorët e tij bëjnë jetën e tyre në të gjitha përkthimet tona.

Dal nga Biblioteka Kombëtare, marr djathtas për të kaptuar rrugën e Dibrës dhe ja, thuajse përsëritet dhe përsëritet ajo që më se një herë e kam treguar: përkundrejt hotel “Vjosës”, tek kishte banesën e vjetër në të hyrë të Rrugës së Dibrës, ose ndërsa ngjit zotërisht shkallinat e Lidhjes së Shkrimtarëve, ndesh gjithnjë atë personazh sqimatar, një beau ésprit me shqiptim të mirëfilltë frëng, gati gaskon, – ndonëse lindur në Izmir, – me borsalinë në kryet dhe një palë dorashka meshini të errët gjatë dimrit. Është ai, Vedati i Sagës shqipe të Forsajtëve.

Por jo vetëm i saj, edhe i Shakespeare-it dhe i La Fontain-it në shqipe, i Voltaire-it dhe i Corneille-it, i Dickens-it dhe i Tolstojt, i Balzac-ut dhe i Gogolit, i Pushkinit dhe i Show-t, i Zweig-ut dhe i Buninit, i Tagorës dhe i Steinbeck-ut, madje edhe i Hemingway-t: të gjithë në shqipe. 20-vjeçar ka shkruar të parin libër udhëpërshkrimi në letrat shqipe dhe e dini ç’thotë? Që qysh asohere i paskësh shkrepur dëshira për të përkthyer Sonetet e Shakespeare-it! Tanimë, nga shkrimtar i suksesshëm i viteve ‘30-’40, është shtrënguar të mimetizohet në “përkthyes” deri edhe të realistëve socialistë sovjetikë.

(Pa e bjerrur shkëlqimin e stilit vetjak, nuk e ka kursyer mjeshtërinë ndërsa përkthen njërën nga veprat e kryeustait të realizmit socialist, Na dnje të Maksim Gorkit, duke ia lënë trashëgim shqipes me titullin domethënës: Fundërrinat.

Do të duhet t’i jemi mirënjohës edhe për këtë përftesë konceptuale: Fjalori i gjuhës shqipe i 54-s atë nuk e ka, ndërsa Fjalori i 78-s e ka, por doemos pa e përmendur përftuesin e saj.) Nga ai edhe prej një takimi dy minutash më këmbë mund të mësosh përsëri 101 gjëra që ti nuk i di, në kohë e sipër që zotëria e tij mund të nxitojë të kthejë në shtëpi ngase afrohet “ora e çajit”: ai five o’clock i tiji në Tiranën socialiste.

Është po ai zotëri fjalështruar që të tregon për “katundarët”, “xhoket”, “qeleshet” dhe “brekushet”, për baltën e dikurshme të kryeqytetit, çmimet e vezëve dhe të druve të zjarrit, siç të përmend libraritë e “Tiranës së para erës sonë”, – mbushur me revista të modës, nga ato në të cilat dëftohej se ç’kostum duhej veshur për kroketin, – po me të njëjtin pasion me të cilin rikujton debatet letrare tek “Argusi” i Cancos. Pse jo edhe për sharmin e aguliçeve dhe zymbylave të njëhershëm? Edhe është, edhe nuk është po ai Vedat i fotos së viteve ‘30: me kravatën të lidhur po aq hijshëm nën jakën e vërtetë, gjithnjë jo të rreme.

Në letrat shqipe, që vuajnë ende “mungesën e kritikës së vërtetë” për të cilën brengosej Vedat Kokona në vitet ‘40 të shekullit të kaluar, ribotimi në këtë përmbledhje i teksteve të tij të zgjedhura kritike e polemike – edhe si “degëz e gjymtuar” – është ngjarje riemancipuese.

Emancipuese, në e daçin kështu ata që nuk kanë qenë ndonjëherë në dijeni të tyre. E them këtë duke menduar që ne, në letërsinë shqipe, ndodhemi ende në epokën heroike: çdo brezni letrare pandeh se e ka groposur të mëparshmen. Ende pak e lexojnë trashëgiminë letrare.

Të stërbindur në fuqitë e veta, as e ndiejnë nevojën e lidhjes me të kaluarën letrare. Sikur nuk qenkësh e tyrja. Dhe athua se kulti i së kaluarës mund të hiqet m’anësh pa humbje të mëdha për krijimtarinë tonë.

Po tjetër, – mund të pyesin, – përpos vlerës riemancipuese të teksteve kritike e polemike të Vedat Kokonës…? Të tjerat të mos i numërojmë. “Një panegjirik i kotë dhe pa vend është një humbje kohe”: e ka pasë thënë ai vetë, me modestinë e tij, një herë e një kohë.
Tiranë, qershor 2009(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22393. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22393