Vdes nga dhuna fëmija 7 vjeç, dyshohet e ëma

Vdes nga dhuna fëmija 7 vjeç, dyshohet e ëma

SHKUP – Një fëmijë shtatë vjeçar të hënën në darkë është rrahur deri në vdekje në shtëpinë e tij ku banonte me nënën, Suzana Gjakoviq në lagjen Draçevë të Shkupit, e cila dyshohet si autore e krimit te rëndë.</p>


Fëmija i përgjakur rreth orës 20:00 është transferuar nga pronari i shtëpisë në Klinikën Spitalore të kësaj lagje. Fëmija nuk i ka rezistuar lëndimeve dhe kështu ka ndërruar jetë. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se menjëherë nënën e tij e ka marrë në pyetje në stacionin policorë të Draçevës.</p>


Policia po heton rastin për të zbuluar se kush e ka rrahur në atë gjendje djalin shtatëvjeçar. Jo zyrtarisht mësohet se nëna e viktimës ka jetuar në kushte të vështira dhe për ti ushqyer katër fëmijët e saj, ka shitur edhe trupin e saj./INA/</p>
qyy4mnz5Mv8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25478. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25478
 
Top