Vdes gruaja më e vjetër e botës, 116-vjeçare

thumbnail.php
MAJAMI : ''Dukej kaq mirë në çastin e vdekjes'' ka thënë 77-vjeçari, duke shpjeguar se nëna e tij vdiq pa vuajtur.
Ka vdekur në moshën 116-vjeçare në Monroe, në shtetin amerikan të Georgia-s, Besse Cooper, gruaja e regjistruar në librin Guiness si njeriu më i moshuar i gjallë në gjithë botën. Gruaja u nda nga jeta qetësisht në një shtëpi pushimi menjëherë pas prerjes së flokëve, sipas birit të saj, Sidney. ''Dukej kaq mirë në çastin e vdekjes'' ka thënë 77-vjeçari, duke shpjeguar se nëna e tij vdiq pa vuajtur.
"Këtë mëngjes u zgjua, përgatiti një mëngjes të madh tradicional dhe rregulloi flokët. Sikur ta kishte parashikuar gjithçka'', ka shtuar Sidney Cooper, duke saktësuar se nëna ka përshkuar në jetën e saj tre shekuj dhe ka pasur 4 fëmijë, të gjithë gjallë dhe mirë me shëndet. Gruaja u njoh një herë nga libri Guinness si njeriu më i vjetër në botë në janar 2011. Titulli iu mor më pas nga braziliania Maria Gomes Valentim, e cila kishte lindur 48 ditë përpara saj.
 
Top