Re: Vdes "Gjeneral" Rapush Xhaferri!
Artikulli i plote...
Vdes ne spitalin e burgut pas nje semundjeje qe e mundonte qe prej nje viti , Rrapush Xhaferri ish bosi i njeres pej fimrave piramidale . Xhaferri ka nderruar jete mbreme rrteh ores 22:30 minuta ne spitalin e burgut, ne te cilin gjendej prej disa muajsh pas rendimit te gjendjes se tij shenetesore. Lajmi eshte konfirmuar edhe autoritete e spitalit te burgut, dhe sipas ekspetizes mjeko-ligjore te bere pas vdekjes, dhe sipas mjekeve te spitalit te burgut, shkak eshte bere kanceri ne mushkeri i cili ishte shfaqur qe prej nje viti. Xhaferri nderkohe gjykohej ne Gjykaten e shkalles se pare pere here te dyte, pasi gjykat e apelit e cilesoi me shkelje procesin e pare kunder tij dhe tre djemve . Prej kater muajsh ai nuk paraqitej ne sallen e gjyqit per shkak te gjendjes se rende shendetesore .Ne seancen e fundit te zhvilluar ne gjykaten e Tiranes dy dite me pare , avokati i tij kerkoi lirimin nga burgu pasi i pandehuri gjendjej ne gjendje kome, por kjo kerekse nuk eshte marre parasysh nga Gjykata dhe Prokuroria e cila nuk ka hezituar te jape edhe pretencen duke kerkuar denimin e tij me 20 vjet burg. ne fakt avokatet e tij nuk kane rreshtur se kerkuari revokimin e mases se sigurise per te madje pas insistimit te mbrojtjes disa senaca me pare ne sallen e gjyqit eshte thirrur edhe nje ekspert mjeko-ligjor, i cili ka konfirmuar semundjen e tij te rende por cuditerisht nuk e ka cilesuar ate si vdekjeprurese. Kjo ka bere qe Gjykata dhe Prokuroia te mos vendosin te revokojne masen e sigurise per te. Gjyqtari Artan Broci ka thirur edhe vete te pandehurin ne senace per te pare gendjen e tij shendetesre por Xhaferri eshte lene serish ne burg, megjithe gjendjen e rende shendetsore 71 vjecari ka vdekur mbreme duke lene pas akuzat per vjedhje me ane te mashtrimit, duke perfituar rreth 15.5 miliarde leke.
Procesi ndekohe do te vazhdoje ne Gjykaten e Tiranes kunder tre djemve te tij dhe vellait te cilet akuzohen si bashkepunetore ne vjedhjet me ane te mashtrimit ne periudhen 94 - 97 me ane te firmave piramidale .