Vdekjet e dyshimta të punëtorëve të NASA, a mos panë çfarë nuk duhej?

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Alberto Behar, ishte një shkencëtar i cili ka punuar në NASA, por që fatkeqësisht vdiq kur aeroplani i tij u rrëzua në rrugët e Los Angeles. Ai ka qenë kryesori dhe përgjegjës për zbulimin e ujit në Mars.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të disa arsyeve të panjohura kur aeroplani filloi të humb lartësinë, edhe përkundër faktit që kushtet atmosferike ishin ideale për fluturim.

Gjatë dy viteve të fundit NASA ka humbur në total 74 njerëz, kurse askush nuk i ka të qarta shkaqet, përfshirë edhe atë të Behar. Shkencëtarët e saj më të mirë kanë vdekur në mënyra misterioze, kurse fatkeqësia më e madhe është se ata kanë qenë njerëz të mirë me CV të mirë, transmeton lajmi.net.

Joep Landze ishte studiuesi kryesor i sëmundjes së AIDS dhe ish-president i Shoqërisë Ndërkombëtare të AIDS, kur vdiq në një aksident ajror me aeroplanin e Malaysia Airlines MH17.

Melissa Ketunuti (35) ishte mjeke e specializuar për kancer, kur u gjet e vdekur pasi raportohej se ishte ngujuar në bodrumin e shtëpisë së saj në Filadelfia.

Por ndoshta vdekja më e çuditshme është ajo e inxhinierit elektrik Shane Truman (31), i cili është gjetur i vdekur në Singapor. Ai kishte shkuar atje për një udhëtim pune pasi punonte me kinezët mbi një makinë për mbrojtje ushtarake. Por interesant është fakti se para vdekjes, ai u kishte thënë familjarëve të tij se po frikësohet për jetën e tij dhe të më të dashurve të tij.

Burimi i informacionit , Lajmi.net.
 

Al-Punk

Still here
Lajmi eshte teper interesant per teorite konspirative.
Mbi te gjitha, eshte vete NASA e interesuar qe kjo mos t'u ndodhe punonjesve te saj. Nese keto jane lajme te verteta, i bie qe asnje "i zgjuar" nuk do doje te punoje per nje nga agjensite me prestigjoze ne bote...
 

joetisti_

Locus omnem
edhe kjo pune keshtu, thua shyqyr qe gjen nje pune te mire e pastaj te te vrasin sepse mund te nxjerresh ndonje sekret qe mund te kesh pare!!
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
NASA SIQ E DIME ESHTE NJE ORGANIZATE QE MIRRET ME ZBULIMIN E UNIVERSIT POR MUND TE THEM EDHE TA QUAJM EDHE SI NJE ORGANIZATE TERORISTE,KU KJO ORGANIZATE SHKENCORE KONTROLLOHET NGA QEVERIA AMERIKANE DHE NJEREZIT DHE SHKENCTARET E MEDHENJE QE MIRREN DHE PUNOJN NE KETE ORGANIZATE NE DITEN QE ZBULOJN NDONJE TE PA PRITUR SHKENCORE ATA PAS NJE KOHE LIKFIDOHEN VET NGA QEVERIA AMERIKANE...
 

Scientist

Tech Science
Nasa ka bere zbulime qe ka kohe qe i mban te fshehta dhe kto i nxjerr me grimca me kalimin e viteve. Dhe nga te gjitha arsyet qe jane te gabuara vetem njera eshte e sakte qe njerzimi nqs merr te verteta te medha trembet kshu qe...


Sent from my iPhone using Tapatalk
 
Top