Vazhdon pasioni për çiftin Buffon-D’Amico (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
43b4a29964f70fc9503f3080525e74f8.jpg


Puthje, përqafime, det dhe diell për D’Amico e Buffon që duket se janë të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin.

Fotografitë e shkëputura nga “Diva e Donna” flasin shumë qartë. Pas pushimeve në Greqi ata janë fotografuar në bregdetin italian Cinque Terre, ku kanë kaluar një fundjavë pasioni.
01e691da9f436207c1e5780c37ada7b5.jpg

Edhe pse kritikat nuk mungojnë të dy duken shumë të lumtur dhe po shijojnë çdo moment në maksimum. Në fotot e shkëputura ata shihen në plazh teksa përqafohen dhe puthen me njëri-tjetrin.
4f67fbe891b14264e638ef3dd8885b41.jpg

Portieri i kombëtares italiane nuk ndalon në asnjë moment së përqafuari dhe përkëdheluri gazetaren e tij. Ndoshta të dy fshehin sekrete shumë të këndshme,ku sipas thashethemeve flitet për një shtatzëni të mundshme të D’Amicos.
71971cd43d65d19f1c090cb87349680f.jpg

Së shpejti nis kampionati i futbollit për Buffon dhe për D’Amicon nisin shfaqjet televizive, por arratisjet e tyre të dashurisë duket se do të jenë të shpeshta.

2d548eee875cd81471d12eafc8c5d52e.jpg


cc2bc7bb870d51ff1e11f452ad163190.jpg


072d4a5e0db5b18417e605d7fdb3c842.jpg
 
Top