Vazhdon “vajtimi” i serbëve: Ja kush na shkaktoi humbjen në CAS.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Cana-650x358.jpg


Sipas medieve serben profesori britanik Filip Sands i cili ishte njëri prej anëtarëve të gjykimit në Lozanë, ka qenë edhe agjenti i Kroacisë në akuzën për gjenocid ndaj Serbisë.
Njeriu i cili ka qenë agjenti i Kroacisë në akuzën për gjenocid ndaj Serbisë, ka qenë po ashtu edhe njëri prej katër anëtarëve në gjykimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Sipas medieve serbe, delegimi i tij u bë me kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit ndërsa vazhdojnë duke thënë se ai ka luajtur rol kyç në vendim, i cili nga ta konsiderohet si “skandaloz”.
Ndërsa, sipas tyre ai madje nuk është as në listën e gjyqtarëve që gjykojnë në ndodhitë e futbollit.
Ata kanë akuzuar po ashtu se gjyqtari në fjalë nuk njeh futbollin, dhe se vendimet që janë dhënë kanë qenë kundërthënëse, transmeton Lajmi.net.
“Sands ndodhet në listën e gjyqtarëve që nuk janë të obliguar për të gjykuar në rastet e futbollit dhe kjo nënkupton se sa di ai për futbollin”, ka shkruar Kurir.
Profesori britanik me ndikim, ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe me lobimin e tij është sjellë ai vendim i cili sipas tyre nuk ka lidhje me drejtësinë.
 

joetisti_

Locus omnem
Ne fakt ne fushe te tyre ishim, duhet te mbanin rregull pavaresisht nga provokimet qe ishin tonat si fillim. Qe te luhej me pas ne ato kushte ishte e pamundur.
Bravo atyre qe vune drejtesi sepse u duk ne fillim sikur si vend i vogel qe jemi, u neglizhuam.
Do Zoti fitojme edhe ne Shkoder. Dhe sa te fusim pak kembet ne nje kompeticion nderkombetar eshte puna, se per te vazhduar s'ka shance :)
 
Top