Vata 37 vjeç nënshkruan me Vupertalin
Fatmir Vata është nga raca e lojtarëve që nuk dëshiron kurrë të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi 37-vjeçar shqiptar nënshkroi një kontratë 1 vjeçare me Vupertalin e Bundesligës së 3-të gjermane, që e mban të lidhur atë deri më 30 qershor të vitit 2010, një transferim në parametra zero, pasi kontrata e tij e mëparshëm me Tus Koblencin kishte skaduar. Vata (17 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë) vlerësohet si një lojtar me eksperiencë të madhe, pasi më parë ka luajtur në Bundesliga 1 me Arminian (88 ndeshje) dhe në Bundesliga 2 me Valdhof Manhejmin, Arminia Bilefeldin e Tus Koblencin (120 ndeshje në total). Fatmiri, i cili është përzgjedhur si Futbollisti shqiptar i vitit 2004, nisi stërvitjen me ekipin e tij të ri dhe ndeshja e parë e veteranit të fushave do të jetë ajo kundër ekipit të dytë të Bajernit të Munihut, në transfertën e ditës së shtunë. Mblesi është bërë trajneri i Vupertalit, Uve Fuks, që ashtu si Vata banon në Bilefeld. Pata një bisedë të mire me Uve Fuksin. Gëzohem pa mase që do të luaj për Vupertalin. E bukura e kësaj është se do të vazhdoj të banoj në Bilefeld, – tha Vata gazetën gjermane Vestdojçe Cajtung. Trajneri Fuks theksoi: Fatmiri dhe unë njihemi qysh në Bilefeld, pasi banojmë që të dy atek. Ai është një i çmendur pas futbollit, kjo në sensin pozitiv, dhe do të jetë për mua një partner i rëndësishëm si trajner. Te ai futbolli qëndron në plan të parë, dhe pastaj vijnë paratë. Të njëjtën linjë pozitive mban dhe presidenti i Vupertalit, Fridhelm Runge. Kam thënë shpesh, që ne nuk kemi nevojë më për sulmues, por përjashtim do të bënim për një të veçantë, i cili jep pasa të mira. Vata është tipi i duhur, të cilin ne e kemi kërkuar. Ai do ti japë impulse të rëndësishme skuadrës dhe do të jetë shefi i fushës, që ne na ka munguar. Korit i është bashkuar dhe menaxheri i Vupertalit, Markus Bajerc: Fatmiri ka thjesht dëshirë, akoma edhe më tej të luaj një futboll të suksesshëm. Vata dëshiron që ta ndihmojë ekipin tonë të ri me përvojën e personalitetin e tij. Tifozët e kanë mirëpritur ardhjen e Vatës. Unë jam tifoz i Tus Koblencit, – thotë Ralf, – dhe do të dëshiroja me shumë qejf ta shihja atë të luante në Koblenz, pasi ishte një pjesë e rëndësishme e ekipit. Ai është një super-sportist, një shembull për të rinjtë. Atëherë shumë fat Fatmir Vata, ndoshta të shohim vitin e ardhshëm të luash në Ligën e Dytë.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21885. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21885
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21885. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21885