Varroset legjenda e muzikës pop

Varroset legjenda e muzikës pop

imagebutton.gif


jackson.jpg
Në një ceremoni private, ku ishin të pranishëm afër 200 persona, familjarë dhe miq, është varrosur ikona e muzikës pop Michael Jackson.</p>


Varrimi i Mbretit të muzikës pop është bërë pas më shumë se dy muajsh nga vdekja e tij, duke qenë se është dashur të bëhen disa analiza mjekësore në lidhje me shkakun e vdekjes.</p>


Në ceremoni veç të tjerëve, ishin të pranishëm aktorja Elizabeth Taylor dhe bashkëpunëtori i Jackson, producenti Quincy Jones, si edhe ish-gruaja e këngëtarit Lisa Marie Presley.</p>


Jackson vdiq më 25 qershor të këtij viti në moshë 50-vjeçare, si pasojë e dozës së tepruar me barna, ndërkohë që javën e kaluar vdekja e Jackson është konsideruar si vrasje, duke qenë se në momentin e vdekjes këngëtari kishte në organizmin e tij gjashtë lloje të ndryshme barnash.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4438. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4438
 
Top