Vallzimi, vallja, ju pelqen?

atman

Forumium maestatis
Vallzimi, vallja, ju pelqen?

Ju pëlqen vallzimi, vallet e ndryshme, them si modernet dhe populloret, të traditës. Të vallzoni ju pëlqen?
Përse kam përshtypjen se femrat e duan më shumë vallzimin, domethënë u pëlqen më shumë se meshkujve?
Më duket se në tërësinë e vet vallzimi për femrat është një mënyrë të dukuri, rit, ndoshta për të çdo lëvizje e trupit shndërohet në një thirrje drejtuar vështrimit dhe trupit të mashkullit, lloj miklimi. Kushedi?! Ndërsa mashkulli çfarë kërkon në një rast të ngjashëm? I vjen rrotull femrës, i vardiset, themi ndryshe, por fjala vardisje është disi acaruese në vetvete.
Një rit i tërë i cili më le të mendoj se kur nuk je në gjendje të përgjigjesh, merr fund edhe miklimi. Kam parasysh mjaft valle kur femra me shaminë udhëheq ndërsa mashkulli e ndjek duke u përpjekur sa mund të përshtatet, përndryshe...Çfarë përndryshe?
 

policia

Forumium maestatis
Re: Vallzimi, vallja, ju pelqen?

tani ti e ke fjalen per femrat qe tunden ne maje te kubit per te fituar ndonje lek? mos ki merak se kete e bejne edhe meshkujt...
ne rast se e ke fjalen per kercimin, ai nuk ka seks...
te kercyerit eshte nje ndjenje me shume e brendshme se e jashtme...
nuk me rezulton qe femrat e duan me shume vallezimin
 

atman

Forumium maestatis
Re: Vallzimi, vallja, ju pelqen?

Nuk di çfare thone statistikat e policise, por me siguri di ate qe thonte studiuesit, folkloristet, etnografet, antropologet. Me siguri di se qe nga lashtesia e deri me sot vallzimi ka luajtur nje rol te rendesishem si nje shprehje e kultures se çdo populli. Do shembuj i gjen ne Egjiptin e lashte. Niçe analizoi gjate festat dioniziake dhe veçanerisht ate pjese te ceremonive ku roli i femrave ishte dominues. E kam fjalen per bakantet, apo menadet, flas per vestaljet ne Rome apo me ketej per te mbrritur te vallzimi i femrave te riti vudu (voodo)per te kaluar te ato me nenkuptim fetar, te vallzimet joshese, tunduese, milkuese te femrave ne lindjen e aferme. Nuk besoj se ka mashkull qe te rezitoje kur shikon perdredhjen e belit e te vitheve nga keto femra, e pastaj te valzzime te ashtuquajtura te perpunuara por gjithmone duke mbartur qellime te mirefillta, si psh tango - apo ato qe e çlirojne njeriun nga klishete, domethene nga levizje te perpunuara per te misheruar llojin, si psh kercimet rrok etj. Ndersa jane po kaq mahnitese vallzimet e popullit tone qe nga veriu ne jug, nga lindja ne perendim. Ok. Qellimi im nuk ishte per tu ndalur ketu, por per te veçuar prej tyre diçka tjeter sepse ne fund te fundit e theksoj jane femrat protagonistet kryesore e ne kete kontekst desha vetem te nenvizoj se pjesmarrja ose roli kryesor i tyre ne valle nuk ka per qellim vetem te asimiloje te gjitha rregullat qe e bejne nje vallzim te dallueshem nga tjetri, as edhe te asimilohet ajo brena tyre, por te kapim ate çast kur ajo veçohet nga te gjitha keto per te rene ne sy pikerisht "Ajo".
Dmth, te ndajme kenaqesine, argetimin nga deshira per te rene ne sy. Si nje "devijim" qe i jep ngjyre autentike vallzimit, valles, ritit.
 

abs

nuk e di...
Re: Vallzimi, vallja, ju pelqen?

Simbas meje kercimi i cdo lloj forme eshte nga 'gjuhet' me te cilen komunikohet.

me kujtohet kur isha 8 vjece me dergon mesuesja me marre disa fletore ne zyren e mesuesve, ne nje salle te madhe po bente prova kercimi nje grup i klases se shtate, harrova te kthehem ne klase me fletoret...


qe athere moramora pjese ne nje grup kercimi, me pelqen te rikujtoj momentet kur shkoja ose kthehesha nga kercimi, kerceja gjithe rrugen deri ne shtepi, kishte raste kur ndjeja sikur fluturoja...
 

policia

Forumium maestatis
Re: Vallzimi, vallja, ju pelqen?

per mua kercimi eshte nje lloj kenaqesie qe nuk mund ta perjetosh vetem pervecse me partnerin qe kercen...
keshtu qe ne kete aspekt nuk mund ta kuptoj qe kercimi i pelqen me shume femrave se meshkujve, sepse kercimi ka nevoje per harmoni levizjesh, dhe ka nevoje per pjesmarrjen dhe impenjimin total te te dy partnereve...
nuk mund qe femra te kerceje dhe mashkulli te shikoje dhe e kunderta...
p.s atman, nuk po flas per statistika policore, nuk besoj qe policia e mbulon edhe kete fushe, jane thjesht ide dhe mendime te mia personale...
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Vallzimi, vallja, ju pelqen?

Atman Kercimin,muziken e shikoj SENSUALE,e shikoj si pjes e jetes,e ska asgje lidhje me sex,apo meshkuj e femra.Eshte sa e ndjen brenda teje,sa me pasion e degjon e ca te zgjon ajo muzike.
Personalisht preferoj cdolloj muzike,mjafton se si ndihem ashtu dhe dua muziken.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Vallzimi, vallja, ju pelqen?

Girl, nuk po flasim per muzike, po flasim per kercimin ose vallzimin.
Per te te ndihmuar te sqarosh mendimet, mund te te bej pyetjen:
Si thua, kush ka lindur me pare, muzika apo vallzimi?
Per te kthjelluar akoma me shume, lexo ate qe thote Abs kur i vesh kercimit nje karakter shprehes gjuhesor - komunikues. Me shume te drejte. Dhe kur komunikojme do te thote te percjellim te tjetri mendime e ndjenja.
Sa per ate ka apo s'ka lidhje, nuk po te rekomandoj racen njerezore, por pellumbat. Kur te shikosh ndonje tufe perdhe, ose mbi ndonje çati, ndalo pak minuta e ke per te pare se si guit ai qe i fryn pendet e qafes dhe i sillet rrotull nje dikujt tjeter. Ndajme rolet: Ai qe fryn pendet e qafes dhe sillet rrotull miklon pellumbeshen.
 

abs

nuk e di...
Re: Vallzimi, vallja, ju pelqen?

...egziston ne folklorin tone vallja e Pellumbeshave.Kush do me dite me shume, te lexoje nga Prof.Doc.Ramazan Bogdani.


A ben te pergj. pyetjes kush ka lind ma pare, kercimi apo musika? Simbas meje ka lind kercimi.
dhe si argument them se, njeriu sapo lind,leviz kercen...

Po t'me dali kush kondra, me argumente ma te forta, eshte i/e ftuar te vallzoje me mua
laugh.gif
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Vallzimi, vallja, ju pelqen?

Atman djali me siguri do jesh tironc,dukesh nga pllumat.
Une skam studiuar pellumbat...por me gjithfar njerzish me ka rene te rri e kjo bote ka gjithfari.Flm qe me je drejtuar mua me ate shkrimin tend...por une me sa pash jam pergjigjur temes.Ashtu si e kam kuptuar.Kaq shqip di...Pra me pelqen muzika kam then e vallet...sipas ndjenjes se momentit ashtu preferoj dhe muziken.

Nese ke paqartesi ne shkrime te mia urdhero ne privat.
 

gangsterja

Primus registratum
Mua s'me pelqen asnje lloj valleje apo vallezimi,prandaj dhe nuk shkoj neper festa te ndryshme(mbremje) qe organizohen.
 
Top