Vala qarkulloi pa problem 3.5 milionë SMS për Bajram

Vala qarkulloi pa problem 3.5 milionë SMS për Bajram

Vala.jpg

Mbi 3 milionë e gjysmë mesazhe (SMS), janë dërguar suksesshëm vetëm në ditën e festës së Fitër Bajramit, ndërkohë që janë regjistruar 3. 9 milonë minuta bisedë të konsumatorëve prepaid të Vala.

E veçanta është se pas dhjetë vjet operimi, operatori Vala ka qenë 100 përqind i suksesshëm dhe ka treguar rezultate rekorde.

Për herë të parë pas dhjetë vjetësh, PTK Vala nuk ka patur asnjë pengesë në operim, duke u mundësuar kështu konsumatorëve tanë komunikim të mirë dhe qasje në shërbime kualitative, është shprehur Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK sh.a..

Në këtë mënyrë, sipas Haxhës, është mundësuar, pa kurrfarë pengese, dërgimi i miliona mesazheve (SMS-ve) dhe realizimi i thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët tanë, u kanë përcjellur urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës.

Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë, Vala ka dyfishuar numrin e SMS-ve të dërguar të realizuar dhe ka inkasuar mbi 50 mijë euro më shumë.

Të hyrat e përafërta, nga dërgimi i SMS-ve janë 150,000.00 euro (me TVSH), ndërkohë që mesatarja e SMS-ve të dërguar gjatë kohës me ngarkesë më të madhe (07:00 14:00) është 278,000 SMS në orë.

Përkushtimi dhe ndërgjegjshmëria në punë që ka mbizotëruar ditëve të festës ka bërë që ne si kompania më e suksesshme dhe më profitabile në vend, të dëshmojmë se jemi të aftë arrijmë synimeve tona të jemi në shërbim të konsumatorit, ka vazhduar më tutuje Haxha. /kalomir/

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=850. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=850

Top