Aquarius
Valoris scriptorum

Në këtë përfundim arritën shkencëtarët ndërkombëtarë pas studimit të kryer me ndihmën e sensorëve që regjistrojnë shpërthimet bërthamore.
Më shumë se 1000 persona mbetën të plagosur kur masa e shkëmbit jashtëtokësor me diametër 17 metër dhe peshë 10 mijë ton preku atmosferën, ndërsa copëza të tij u përplasën fuqishëm në rajonet e banuara të Chelyabinsk-it në Rusi.
Studimi u publikua në reviztën shkencore “Geophysical Research Letters”. Të dhënat nga Sistemi Monitorues Ndërkombëtar, që operon në varësi të Marrëveshjes së Ndalimit të Testeve Bërthamore flasin për një fuqi të jashtëzakonshme të valës së shpërthimit të meteorit.
Alexis Le Pichon nga Komisioni i Energjisë Bërthamore në Francë dhe kolegë të tjerë të tij thanë për BBC se shpërthimi kishte një forcë të barabartë me 460 kiloton tritol. Kjo e bën atë eventin energjitik më të fuqishëm ndonjëherë, që prej vitit 1908 kur një tjetër meteor ra në Tunguska, Siberi.
Fuqia e meteorit që goditi rajonin e Tunguskas përllogaritet në disa qindra megatonë tritol, duke e bërë atë qindra herë më të fuqishëm se sa shpërthimi i Hiroshimës.
Shpërthimi shkatërroi pemët në një sipërfaqe prej 2 mijë kilometrash.
/ Top Channel