Vaj i luleve mosketa, kundër rrudhjës së fytyrës

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
e06c54ce6255d8685b47fdd0b87d3a01.jpg



Rrudhat janë armiku kryesor i njerzimit e sidomos i femrave. Ato nuk reshtin së ndjekuri metoda të ndryshme për heqjen e tyre aq sa ndonjëherë shpenzojnë edhe shuma marramendëse. Por fatkeqësisht nuk shohin asnjë rezultat. Por ka diçka që ju ndihmon:
Kremrat, ashtu si dhe vajrat antirrudhë, përbëjnë gjithmonë një temë shumë delikate, për të cilën nuk gjejmë informacionet e duhura. Shpesh na ka ndodhur ta nënvlerësojmë rëndësinë dhe efektivitetin e bimëve për bukurinë e trupit tonë. Për shembull e dinit që lulja e mosketës, përveçse është një lule shumë e bukur, ajo mund të shndërrohet edhe në vaj natyral antirrudhë?! Për këtë ne jemi mbështetur te këshillat e një eksperteje italiane, Laura de Luca, për t’ju treguar më shumë rreth lules mosketë dhe të mirave natyrale që ajo sjell në estetikë.

5d71a1633551b6ebbbd5ce8a538cb8e8.jpg


Të mirat e lule mosketës për një vaj antirrudhë natyral

Lulja mosketë i përket familjes së trëndafilave, ndërsa më konkretisht ajo i përngjan trëndafilit të egër. Origjina e kësaj bime identifikohet në Kili, ndërsa ajo rritet në zonën jug-qendrore të këtij shteti. Përbërësit aktivë që kjo lule përmban janë me të vërtetë thelbësorë për hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës sonë. Qysh prej kohësh janë të njohura përfitimet dhe të mirat e Omega 3 dhe 6, por edhe të vitaminave E dhe A për lëkurën. Pikërisht të gjitha këto gjenden në vajin e përfituar nga lulja e mosketës.

be64acedff3e0ea94e839bfc6b713d31.jpg


Pra ky vaj i thjeshtë i lule mosketës është në fakt një koncentrat i fuqishëm i bukurisë për lëkurën e fytyrës. Vaji i lule mosketës është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Ai është i pasur me vitaminë E, lufton rrudhat dhe i jep lëkurës shumë butësi. Madje, ky vaj përdoret edhe për të shëruar plagë të ndryshme, në sajë të fuqisë së tij rigjeneruese qelizore. Vaji i lule mosketës mund të përdoret si antirrudhë dhe në përgjithësi ai lufton efektet e plakjes. Këtë veprim ai e kryen edhe te lëkurat e thata që kanë nevojë të ushqehen.

d69989943011dfb9e5139d742482ee74.jpg


Por vaji i lule mosketës rezulton efektiv edhe te lëkurat me puçrra, me akne dhe ato mjaft delikate. Ai mund të përdoret si krem antirrudhë duke e aplikuar në mbrëmje para se të flini. Përpara se ta vendosni atë në fytyrë, duke e masazhuar, këshillohet që lëkurën duhet ta keni mjaft të pastër. Përdorni një pastrues të zakonshëm për të hequr tualetin dhe qelizat e vdekura, më pas aplikoni vajin.

3b26e3619c8f9b78dffa28546e1a5cd9.jpg


Tashmë ju mund ta zëvendësoni kremin e natës pa asnjë mëdyshje me vajin e lule mosketës. Nuk është e thënë që ai të përdoret vetëm nga femrat, por edhe nga meshkujt, të cilët kujdesen për pamjen e tyre vazhdimisht. Vajin antirrudhë të lule mosketës ju mund ta gjeni shumë lehtë në farmaci apo në qendra të ndryshme estetike. Por edhe te shitësit e barnave popullore. E rëndësishme është që tani ju dini më tepër për këtë vaj të mrekullueshëm, i cili do t’ju bëjë të bukur dhe pa rrudha.

e18622618288aedb5dce6c3bd0b8d27e.jpg


Por jo vetëm, ai do t’i japë butësi dhe gjallëri lëkurës tuaj duke e rigjeneruar atë. Ndërkaq ky vaj çudibërës këshillohet për moshat mbi 30 vjeç, moshë në të cilën fillojnë të dalin edhe rrudhat e para, sidomos rreth syve apo buzëve, por edhe përgjatë qafës. Nëse e keni kërkuar prej kohësh një “ilaç” të tillë tani është momenti t’u gëzoheni efekteve të shkëlqyera që ai sjell për lëkurën e fytyrës. Kjo gjetje e vajit antirrudhë të lule mosketës është zbuluar nga ekspertja italiane në fushën e biologjisë Laura De Luca.

e1e65f79e9db4f05e018922f3452d657.jpg


Ajo është diplomuar në shkencat natyrore. Ndërkohë De Luca merr pjesë në trajnime të ndryshme në fushën bio-natyrore. Këshillat e saj janë të njohura jo vetëm në Itali, por edhe në shumë vende të tjera të botës për përdorimin e bimëve mjekësore. Si përfundim ju themi se luftimi i rrudhave me këtë vaj antirrudhë, me bazë lule mosketën, është një zgjidhje e shëndetshme dhe natyrale për t’u aplikuar përpara se të shkoni në shtrat.
 
Top