Vërtet kemi një fotografi 151-vjeçare?
Thuhet se në fillim Marubi nisi të merrej me fotografi në në mënyrë amatore. Në të vërtetë ajo periudhë e parë e fotografisë nuk e njeh amatorizmin, në atë kuptim që kemi sot për të. Jemi ende larg revolucionit që solli viti 1880 me minaturiz-imin e aparatit

Datimi më 1858-n i fotografisë së parë me temë shqiptare të realizuar nga Pjetër Marubi (1934-1903) është me të vërtetë një ngjarje krejt e veçantë, por që përgjithësisht është pranuar pa iu nënshtruar një lloj analize që të na bindte plotësisht për vërtetësinë e saj.

Po aq me interes paraqitet edhe një vështrim më nga afër i personalitetit të autorit të saj. Dihet pak a shumë me siguri se P. Marubi lindi më 1834-n dhe si vendlindje e tij shënohet të jetë Piaçenca e Italisë. Një lokalitet fare i vogël me emrin Marubbi, rreth 40 km, në jugperëndim të këtij qyteti, nuk duket të jetë fare pa lidhje me mbiemrin e fotografit që do të bëhet aq i njohur në Shqipëri.

Një përllogaritje e thjeshtë tregon se Marubi do të jetë shfaqur në Shkodër diku nga mosha tetëmbëdhjetëvjeçare. Por, sipas të dhënave të tjera, ai do ta ketë braktisur vendin e tij rreth dy vjet më parë. Fillimisht është strehuar në Korfuz, ku mendohet se e kanë informuar se një komunitet i rëndësishëm katolik, gjendet në Veri të Shqipërisë.

Vendimi është me të vërtetë i guximshëm, sepse jo vetëm jashtë, por edhe brenda Perandorisë Osmane, emërtimin apo caktimi me punë në viset e Shqipërisë nuk është parë ndonjëherë si shenjë dashamirësie dhe promocioni ofiqar. Megjithatë, fenomeni i gjetjes strehim në territoret e saj duket se është gjësendi jo e panjohur për kohën. Shumë sansimonistë dhe revolucionarë europianë të rrymave të ndryshme, perandorinë turke e kishin si vend të sigurt strehimi politik. Në çaste të veçanta edhe vetë Xh. Garibaldi nuk ka munguar të kalojë kohë të qeta aty. Por vetë Shkodra duhet të ketë pasur një status të veçantë, që mbase sot nuk e njohim edhe aq mirë. Sipas disa të dhënave, që kam pasur rast të mbledh dhe botoj shumë vite më parë, disa kohë përpara P. Marubit ishte Domenik Mauro (shok rinie i De Radës), një nga nxitësit kryesorë të revoltës kundër dinastisë Burbone të dy Siçilive, që gjeti strehim pikërisht në Shkodër, pas dështimit të revolucionit të famshëm të vitit 1848.

Gjithsesi, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, të dhënat e të cilit më pas janë rimarrë nga autorë të shumtë, si shkak i largimit të Marubit nga vendlindja shihet veprimtaria e tij si garibaldist. Në të vërtetë në atë periudhë Garibaldi është i njohur, por jo me atë përmasë që do të ketë kur ndërmori ekspeditën e të njëmijtëve më 1861, pra rreth dhjetë vjet pasi djaloshi Pietro Marubi kishte vënë në jetë projektin e tij shqiptar. Afërsisht në kohën kur Marubi ka zbarkuar në Shqipëri, Garibaldi vetë punon si mekanik në një uzinë njujorkeze, pas një përpjekje të dështuar për të shkëputur Romën nga duart e papatit, që mbështetej ushtarakisht nga francezët.

Në disa shënime të shkëputura, por pa referenca historike, jepet një detaj, sipas të cilit P. Marubi u detyrua të largohet për shkak të ngatërrimit të tij në vrasjen e kryebashkiakut të qytetit të vendlindjes së tij. Edhe këtu mbetet për tu kërkuar më tej, sepse në përgjithësi dukati i Parmës dhe Piaçencës nuk njihet si vatër përpjekjesh të dhunshme për tu shkëputur nga sundimi austriak, veçanërisht në fillimet e luftërave për pavarësi. Habzburgët atë e kishin lënë të qeverisej nga Mari Luiza, e cila ishte mjaft e respektuar për lidhjet e ngushta që mbante me nënshtetasit e saj dhe lehtësimin e jetës që u kishte bërë atyre nëpërmjet investimeve të jashtëzakonshme në infrastrukturë, bonifikim etj. Edhe pas vdekjes së saj nuk pati dhunë të hapur kundër austriakëve dhe Piaçenca iu bashkua shtëpisë mbretërore të Savojës, jo me luftë, por nëpërmjet një referendumi që u mbajt më 10 maj 1848.

Siç shihet jemi ende në atë periudhë, që quhet lufta e parë e pavarësisë dhe pak kohë më pas, Karlo Alberti i Savojës do të pësojë një humbje të rëndë nga austriakët. Kështu ndodhi që këta të fundit do të kthehen përsëri në Piaçencë. Dhe këtu kemi një zhvillim interesant. Sipas një marrëveshjeje të mëparshme, pas vdekjes së Mari Luizës, dukati i Parmës dhe Piaçencës i kalonte Burbonëve dhe pikërisht Karlit të Dytë të Burbonëve, i cili nga ana e tij ia la trashëgim të birit, Karlit të Tretë. Për shkak të karakterit të tij të prapë dhe dhunës që ushtroi, ndodhi që midis shtresave të ndryshme të popullsisë (me pjesëmarrjen e aristokracisë dhe të vetë gruas së tij), kundër Karlit të Tretë u organizua një përbetim i fuqishëm. Për pasojë, ai do të vritet më 26 mars 1854. A mund të hamendësohet që P. Marubi është pjesë e këtij përbetimi dhe gabimisht është folur për vrasjen e një kryebashkiaku? Kjo mbetet për tu parë në ndonjë punim të ardhshëm. Dihet se ai do të hapë atelienë e tij të famshme në Shkodër më 1855-n, por nuk duhet harruar se nga Piaçenca është larguar rreth dy vjet më parë, gjë që na shtyn të tregohemi të kujdesshëm ndaj çdo deklarate të tepruar për zellin e tij revolucionar.

Ajo që mund të thuhet me siguri është se çlirimi përfundimtar i vendlindjes së Marubit nga vullnetarët vendas dhe trupat piemontezë (këtë radhë të përkrahur edhe nga francezët) do të ndodhë më 10 qershor 1859. Por, tashmë gjithçka tregon se Marubi nuk ka marrë pjesë në to. Ai prej vitesh ndodhej në bregun tjetër të Adriatikut.
Më tej, ndryshe nga sa ndodhte me revolucionarët e tjerë, që ktheheshin në Itali për të vazhduar luftën e ndërprerë, P. Marubi do të mbajë lidhje me vendlindjen, kryesisht duke blerë materiale e pajisje të ndryshme, që do ti shërbenin për projektet e tij të ardhshme. Atëherë kemi të bëjmë me një “luftëtar të paepur garibaldist”, apo me një të ri vetmitar e me shpirt praktik? Kjo mbetet për të parë më tej. Sidoqoftë, ai do të jetë lidhur me një dashuri të veçantë me qytetin e Shkodrës për të kapërcyer vështirësitë e para që duhet të kenë qenë të shumta. Eduard Lear, pasi hyri në Shkodër (disa vjet para Marubit) thotë se sapo na shihnin kalamajtë nisnin e na gjuanin me gurë, si të huaj që ishin. Shkodranët janë të njohur për egërsinë e tyre dhe turbullirat që shkaktojnë, thotë ai, por bën një dallim midis myslimanëve dhe të krishterëve. Këta të dytët i duken më të butë. (Journals of a Landscape Painter in Albania, &c. – Eduard Lear, botim i vitit 1851, faqe 141).

Gjëja e parë që tërheq vëmendjen duke shfletuar punimet me vlerë të Marubit senior, është përkujdesja për të mos dhënë me saktësi të plotë datën e realizimit të punimeve të ndryshme. Në shumë prej tyre lihet një hapësirë kohore prej dhjetë, njëzet e madje dyzetvjeçare. P.sh., duke shfletuar albumet më serioze nuk është e rrallë që në anë të fotografisë të shënohet: Çift malësorësh (midis 1860-1900). Më tej, ky problem do të dalë edhe me disa nga punimet e Kel Marubit. Në ndonjë prej tyre shënohet: midis 1890-s dhe 1915-s.

Këto toleranca në vënien e datave jemi të prirur ti shohim si një përkujdesje profesionale për ato raste kur mungojnë elemente të sigurisë së plotë në datimin e tyre të saktë. Por, çuditërisht, ky problem nuk ngrihet për fotografinë e parë shqiptare, për atë më të hershmen. Viti i realizimit të saj shënohet me siguri të plotë: 1858.

Edhe pse nuk ka gjësendi të shkruar për kriteret e datimit e arkivimit, interesimi në Shkodër, këtu e shumë vjet më parë për këtë problem, na dha të kuptojmë se datimi ishte bërë nisur nga prania e personit të fotografuar, që në të vërtetë nuk është thjesht një person, por një personalitet i njohur në Shkodër: Hamzë Kazazi. Disa nuk ngurrojnë ta paraqesin atë si luftëtar të pavarësisë, gjë që nuk është e vërtetë, sepse do të duhet edhe një gjysmë shekulli që rilindësit të përpunojnë idenë e pavarësisë kombëtare, por, nga ana tjetër, ai nuk ka qenë as edhe një kaçak i thjeshtë, siç shihet që e emërtojnë pa kursim gazetat shqiptare. Dihet se ai ka vdekur në vitin 1859. Më tej mësohet se gjatë procesit të arkivimit, për të shmangur abuzimet e mundshme, është parë e arsyeshme që fotografisë ti vihet viti i mëparshëm i vd
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26338. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26338