Ushtria e fëmijëve në Rusi. Të miturit trajnohen si të luftojnë dhe të përdorin armët

Në një qyteze të vogël në dalje të Shën Pjetërburgut, një grup fëmijësh po përgatiten për t’i shërbyer ushtarakisht vendit të tyre, Rusisë. Ata janë të gjithë të moshës 5 deri në 17-vjeç.

Mësimi tashmë i kthyer në rutinë nis në orën shtatë të mëngjesit , ku të miturit trajnohen sesi të luftojnë dhe të përdorin armët. Ndërsa disa të tjerë marrin klasa shtesë për të mësuar përdorimin e artilerisë më të rëndë ushtarake. Në mesin e tyre ka edhe vajza.

Organizatorët thonë se ata nuk përgatisin thjesht fëmijë për luftë,pasi siç shprehet njëri prej tyre “luftëtar i vërtetë nuk është ai i cili ka një armë në duar dhe di ta përdorë, por luftëtar është ai që sakrifikon vetën për të mbrojtur besimin e tij, të dashurit e tij dhe sigurisht atdheun e tij”.

Por, qendra e Shën Pjetërburgut nuk është e vetmja në llojin e saj. Mijëra klube si ajo janë përhapur në të gjithë Rusinë, të cilat së bashku formojnë një pjesë integrale të nismës mbarëkombëtare për "arsimin ushtarako-patriotik të popullsisë".

Kjo iniciative e ndërmarrë nga qeveria do të marrë peshë me të madhe në vitet në vijim, pasi mendohet që shërbimi ushtarak të bëhet i detyrueshëm. Projekti ka një kosto të madhe financiare, e po ashtu ka një qellim të qartë.

Qeveria po i mbështet shumë kohët e fundit Forcat e Armatosura për shkak të konfliktit në Ukrainën Lindore , dhe ndaj e vlerëson programin e ri të propozuar nga Ministria e Arsimit.

Një nga synimet e para afatgjata është që të rritet me 10% numri i fëmijëve si pjesë e Ushtrisë Ruse, e po ashtu të ketë një rritje me 8% të rusëve që ndihen krenar për vendin e tyre.

Thuajse një muaj më parë, Presidenti rus Vladimir Putin preu shiritin e një lloj parku të veçantë “Disneyland”-i , i cili ka hapur dyert për vizitorët. Në vend të lojërave nga më të ndryshmet, aty fëmijët mund të prekin nga afër granatat dhe artileri të rëndë.

Ky park i mirëpret turistët me thënien: “Mirë se vini në parkun patriotik i cili do të jetë qejf për ju dhe familjen tuaj!”.

/ Top Channel

Linku origjinal:
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=306048#k1
 
Top