Ushtaraku detar: Kufijtë që kemi me Greqinë
Rrëfimi i ushtarakut për pjesëmarrjen në çminimin e kanalit të Korfuzit në 1958-ën dhe akuzat për mungesën e transparencës

Kisha kohë që isha në dilemë: të heshtja apo edhe unë, si shumë të tjerë, të jepja mendimet e mia për shumë të përfolurën Marrëveshje Detare, e cila në pranverën që shkoi u nënshkrua midis ministrave të Punëve të Jashtme të qeverive sreke dhe shqiptare këtu, në Tiranë.

Le të prezantohemi, të nderuar lexues: Jam Petrit Myftiu, oficer ushtarako-detar në ish Flotën Luftarako-Detare, në vitet 1957-1987, tani pensionist. Kam shërbyer për 17 vjet në Brigadën e nëndetseve, si edhe 13 vjet si komandant i ish – Bazës Ushtarako-Detare të Durrësit, sot Distrikti Ushtarako-Detar.

E them qysh në fillim të këtij shkrimi: edhe unë i përkas shumicës absolute të shqiptarëve, të të gjitha ngjyrave politike që janë sot te ne, se Qeveria jonë e shumicës parlamentare është nxituar, bile edhe shumë po nxitohet, për të miratuar këtë marrëveshje, në Parlamentin shqiptar.

Të gjithë ne, oficerët dhe nënoficerët pensionistë, e njohim dhe e kemi respektuar ish Komandantin e Flotës Ushtarako-Detare, sot Zëvendës i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, kundër-admiralin Kristaq Gerveni, i cili me stafin e tij drejtues na është treguar i gatshëm për të na respektuar në të gjitha aktivitetet që Shoqata jonë e Oficerëve dhe nënoficerëve detarë pensionistë ka zhvilluar në këto vite.

Na është dukur i dashur, i vëmendshëm ndaj nesh, por edhe i përgatitur nga ana profesionale. Në parantezë: Z. Gërveni më zhgënjeu shumë për mungesën e etikës dhe shfaqjen e prepotencës aspak të nevojshme e të pajustifikueshme që ai tregoi një natë, në një debat televiziv me kolonelin Pashaj, për çështje të veçanta të Marrëveshjes.

E megjithatë, kam mendimin se si specialisti me përgjegjësinë më të madhe shtetrore në fushën e Detit, zoti Kristaq është treguar shumë i nxituar, në mos e kanë nxituar, në përpilimin e këtij Dokumenti me përmbajtje të rëndësishme historike për Shqipërinë. Unë nuk jam përgatitur për të shkruar me kompetencë profesionale për të veçantat e kësaj marrëveshjeje. Në këtë shkrim unë vetëm do të preferoja të jepja disa nga mendimet dhe pretendimet e mia:

E para: Nuk kam asnjë dijeni se cili ka qenë ekipi i specialistëve që morën pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti kaq të rëndësishëm, si edhe koha që iu dha atij në dispozicion, nga qeveria. Kjo ka pak rëndësi, që unë nuk e ditkam, por kur shikon zotin Kristaq në ekranin e televizorit të vetëm, me një kompas dhe një hartë detare, që s’ta mbush syrin, kuptohet që ai ka qenë i vetmi specialist detar dhe si i thonë, “i ka hyrë i vetëm detit me këmbë”.

Edhe unë, që jam specialist në fushën e detarisë, por i papërgatitur paraprakisht për të dhënë sygjerime për marrëveshjen në fjalë, lodhem kur lexoj apo dëgjoj debatet në studiot televizive, për të gjithë ato terma që kanë të bëjnë me hartografinë detare, e ca më tepër me ligjet ndërkombëtare të hapësirës detare.

12 vjet punoi OKB-ja për të hartuar Kodin Ndërkombëtar të Detit, ndërsa ne, pale nëse do të kemi patur nja 6 muaj në dispozicion dhe kjo si shumë më duket…, për t’u përgatitur si duhet për hartimin e marrëveshjes detare me Greqinë.

A nuk do të kishte qenë më serioze angazhimi i më shumë specialistëve për t’u përgatitur, fillimisht vetë pastaj me anën e konsultave gjithpërfshirëse me persona kompetentë, përfshi këtu edhe ne, veteranët e ish Flotës Luftarako-Detare, për të njohur sa më mirë të veçantat e bregdetit tonë jonik, në interes të përpilimit sa më saktë të kësaj marrëveshjeje kaq të rëndësishme për Shqipërinë?

Në ish Flotën Luftarako-Detare kanë drejtuar shumë kuadro të zotë, që e njohin shumë mirë detin dhe bregdetin dhe si të tillë, do të mund të kishin dhënë ndihmesë të vyer për punën përgatitore të komisionit qeveritar.

Unë ndjehem i zbrazët që nuk e paskam njohur Doktorin e nderuar, kolonelin Myslim Pasha, për atë kompetencë shkencore që ai na ka demostruar këto muaj në shtypin e përditshëm dhe debatet televizive, me oponencën e shkëlqyer ndaj marrëveshjes në fjalë.

Mendojeni, sa kanë humbur dhe sa përgjegjësi duhet të mbajnë Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes, kur ato këtë personalitet profesionist nuk e kanë përfshirë në grupin e punës, megjithëse e kanë patur brenda strukturës ushtarake të Shqipërisë.

E dyta: Pretendimi që shfaqet, se midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka pasur kufij detarë, nuk është e vërtetë. Greqia, sot e kësaj dite, nuk e ka hequr Ligjin e Luftës me Shqipërinë, pra edhe kufirin tokësor ajo nuk e njeh, por ka qenë e detyruar ta njohë…; disa shoqata ultra nacionaliste greke sot e kësaj dite pretendojnë për toka të tjera shqiptare. Ndërsa kufirin detar, ashtu si edhe kufirin tokësor, ka qenë gjithashtu e detyruar ta njohë.

Kam qenë pjestar i çminimit të kanalit të Korfuzit, në ndihmë të kryenavigatorit të Shtabit të Flotës, Seit Jonuzaj, në muajt maj, qershor dhe korrik të 1958, atëherë kur sipas një marrëveshjeje midis të dy qeverive (në atë kohë nuk kishim as marrëdhënie diplomatike me Greqinë) palët në marrëveshje çminuan zonat ujore, sipas këtij rregulli: pala shqiptare në ujrat e veta, ndërsa pala greke në ujrat e saj.

Ata deshën, që të dyja palët, të çminonin edhe në zonat e ndërsjellta ujore, por delegacioni i Flotës sonë, i kryesuar nga komandanti i saj i atëhershëm, kundëradmirali Abdi Mati, nuk pranoi. E rëndësishme, për mendimin tim, është fakti, se kufiri detar, në zonën e Kanalit të Otrantos, ka ekzistuar dhe se nuk është e vërtetë që ai nuk ka qenë i vizuar, ashtu siç po na deklarohet sot (?!).

Më i drejtë do të kishte qenë pohimi: Vija kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar, por tani edhe prej insistimit nga qeveria greke, jemi të detyruar ta rishikojmë, në bazë të Kodit Ndërkombëtar të Detit.

Po të mos kishin qenë të përcaktuar për tërë Botën, kufijtë detarë midis nesh dhe Greqisë, atëhere përse ne u quajtëm fajtorë nga OKB-ja dhe Gjygji i Hagës, për incidentin që i ndodhi kaçatorpedinierit anglez “Saumarez”, i cili, nga plasja e një mine në bordin e tij, humbi jetën e 40 marinarëve dhe pati edhe shumë të tjerë të plagosur?

Nuk ishte vetëm mina, ajo që e bëri Shqipërinë “të akuzuar dhe fajtore”, por si duket edhe fakti që ngjarja ndodhi në ujrat tona detare (2 mile nga kepi i Baladhës; kam frikë se mos edhe këto koordinata, në këte Marrëveshjen e Re, të jenë përfshirë në ujrat detare greke).

Kufirin tonë detar, nga kepi i Stillos deri në Bunë, e kanë pasë vrojtuar shumë pika sinjalo-vrojtuese, bile shumë prej tyre ishin të pajisura edhe me mjete të fuqishme radiolokative.

Vetëm në zonën operative të ish Bazës Ushtarako-Detare të Sarandës, pra në zonën ujore që përfshihet aktualisht në Marrëveshjen Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, ishin në vrojtim periodik stacionet radiollokative të Palermos dhe të Llogarasë.

Po të mos kishte qenë i fiksuar kufiri detar, atëherë edhe planshetat operative me anën e të cilave ndiqej situata detare në njësitë luftarake të Flotës, do të kishin qenë të panevojshme.

Përkundrazi, ato ndiqeshin me seriozitet e disiplinë të lartë, siç bëhej në ato vite nga grupe detarësh aktivë dhe oficerë, qëllimisht të përgatitur.
Me të drejtë shtrohet pyetja: Çdo neni të kësaj marrëveshjeje detare i korrespondon vija konkrete e kufirit detar midis shteteve fqinjë.

Atëherë ku është Harta Detare, e cila do të shpalosë vizialisht kufirin konkret në zonën ujore, që lag shtetin tonë me atë të Greqisë? Përse ajo mbahet e mbyllur dhe nuk na tregohet e qartë mbarë popullit shqiptar, i cili edhe kështu, me mjaft halle e strese, nuk është aspak indiferent për fatin e kufijve ujore me Greqinë?

Duhet bërë diçka mjaft serioze e atdhetare: As të vjedhim, por as edhe t’i dhurojmë dikujt, qoftë edhe një metër katror sipërfaqe ujore. Ndryshe, brezat që do të vijnë më pas do të na radhisin pranë Mbretit tonë famëkeq, i cili iu fali Shën Naunin shtetit fqinjë.

Petrit Myftiu, oficer pensionist(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25153. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25153