Ushtarakët pensionet ulen me 50%
TIRANË – Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, Mehdi Pogaçi, komenton për “Shekulli”-n ecurinë e shqyrtimit të çështjes së ligjit “Për pensionet Suplementare” nga Gjykata Kushtetuese, argumentet me të cilat kjo shoqatë mbështet kërkesat e saj për pezullimin e tij, dhe pritshmëritë në lidhje me vendimin e gjykatës.

Sipas tij, të gjitha institucionet përgjegjëse, si Ministria e Financave, ajo e Mbrojtjes dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë të detyruara që të mos fillojnë zbatimin e këtij ligji deri në marrjen e një vendimi nga ana e Kushtetueses.

Në kuadër të formimit të qeverisë së re, Pogaçi kërkon uljen në tavolinën e bisedimeve, për vetë faktin se gjatë përpilimit të këtij drafti nuk është marrë në konsideratë qëndrimi i ushtarakëve në rezervë, si përfaqësues kryesorë të grupit të interesit.

Një nga argumentet me të cilët ushtarakët i janë drejtuar Kushtetueses është se në krahasim me ligjet e mëparshme, ky ligj, në vend që të përmirësojë, përkundrazi përkeqëson situatën e tyre ekonomike, çka, sipas tyre, përbën shkelje të sigurisë juridike, sipas të cilës, çdo ligj i miratuar duhet të jetë më i mirë se ai paraardhës.

Sipas Pogaçit, ky ligj përbën shkelje të Kushtetutës, pasi mohon disa të drejta, të cilat ish-ushtarakët i kishin fituar më anë të ligjeve, që janë miratuar vite më parë.

Një pikë tjetër tepër e kundërshtuar nga ish-ushtarakët ka të bëjë me faktin se, sipas ligjit të ri, nëse përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende të tjera pune,
që nuk kanë lidhje me funksionin e tij të mëparshëm, masa e pensionit që ai përfiton për vjetërsi shërbimi ulet në nivelin e një pensioni bazë.

Kjo është hera e dytë që ish-ushtarakët i drejtohen Gjykatës Kushtuese për të kundërshtuar dispozitat ligjore që shkelin të drejtat e tyre. Herën e parë, kjo gjykatë ishte shprehur në favor të ish-ushtarakëve, ndërsa ishte qeveria ajo që nuk e zbatoi vendimin e dhënë.

Duke qenë i sigurt që edhe kësaj herë e drejta do të jetë në favor të ish-ushtarakëve, presidenti i SHKURSH-së, shprehet se nëse shteti shqiptar nuk e çon në vend vendimin e gjykatës, këta të fundit do t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

Z. Pogaçi, në fillim të muajit korrik, shoqata juaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të shfuqizuar ligjin për “Pensionet e Suplementare”, duke u mbështetur në një sërë argumentesh, të cilat sipas jush, rëndojnë edhe më tej interesat ekonomike të ish-ushtarakëve. Si ka ecur ky proces dhe ku keni arritur deri më tani?

Në kërkesën tonë drejtuar Gjykatës Kushtetuese kemi kërkuar dy gjëra: së pari, pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të ligjit për pensionet suplementare të miratuar së fundmi dhe, së dyti, shpalljen në tërësi të këtij ligji të papërshtatshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Kjo e dyta, për arsye se nenet kryesore të ligjit janë në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjin organik që është statusi i ushtarakut dhe në kundërshtim me vendimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Ky proces, për arsye të pushimeve verore, është disi mbrapa. Ne e kemi bërë kërkesën që në fillim të muajit korrik, por ende nuk kemi një përgjigje nga Gjykata. Jemi ende në pritje të një vendimi të saj.

Kërkesa jonë është bërë në disa kopje, të cilat i kanë shkuar Qeverisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kështu që ato janë të detyruara të mos vazhdojnë ekzekutimin e ligjit deri në një vendim të Gjykatës.

Gjithashtu, ekzekutimi i ligjit nuk mund të bëhet për aq kohë sa nuk kanë dalë aktet nënligjore, siç janë vendimet përkatëse të Qeverisë. Çdo zbatim i parakohshëm i ligjit nga ana jonë konsiderohet abuziv.

Ju keni dërguar edhe më parë në Gjykatën Kushtetuese një ligj të ngjashëm me atë për pensionet suplementare, ku pas shqyrtimit të çështjes ajo vendosi në favorin tuaj.

Megjithëse ekzistonte një vendim i tillë, duket se ai nuk u mor në konsideratë gjatë hartimit të draftit të ri për pensionet suplementare. Pse mendoni se Kushtetuesja do të jetë përsëri në favorin tuaj?

Mendojmë se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë përsëri në favorin tonë për arsyet që thashë më lart, siç janë papërshtatshmëria me Kushtetutën, me statusin e ushtarakut dhe vendimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese. Për më tepër, ky ligj i përkeqëson të gjitha parametrat dhe masën e pensioneve të përcaktuara me ligjet e mëparshme dhe me vendimin e Gjykatës.

Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese, ky organizëm profesionistesh, të kundërshtojë një vendim të sajin që ka marrë edhe më parë. Nëse ndodh kjo, do të thotë që sistemi dhe pushteti gjyqësor i është nënshtruar tërësisht pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ.

Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të pezullojë sipas kërkesës suaj ligjin për “Pensionet Suplementare”, ashtu si në vendimin e dy viteve më parë, nëse edhe këtë herë nuk merret në konsideratë nga Qeveria, cilat do të jenë hapat e mëtejshëm, që do të ndërmerren nga shoqata juaj?

Në këtë rast janë organet e zgjedhura, si Bordi Ekzekutiv, Këshilli i Përgjithshëm dhe Asambleja e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, që do të vendosin për hapat e mëtejshëm. Por të jeni të sigurt se ne do të ndërmarrim të gjitha hapat dhe veprimet e mundshme në një regjim demokratik për të arritur synimet tona.

Thika ka vajtur në kockë dhe ne nuk do të tolerojmë më. Shpresojmë që Qeveria e re t’i ketë parasysh dhe të ulet në tavolinën e bisedimeve, pasi vendimet dhe hartimi i ligjit të fundit është bërë pa pjesëmarrjen tonë, si përfaqësues kryesorë të grupit të interesit.

Nëse ligji zbatohet në formën që është miratuar edhe nga Kuvendi tashmë, në çfarë mënyre i cenon apo sipas jush përkeqëson edhe më tej interesat ekonomike të ish-ushtarakëve?

Ky ligj i përkeqëson të gjitha parametrat ligjorë dhe ekonomikë të ushtarakëve të përftuara nga ligjet që janë miratuar para tij.

Është pikërisht ky edhe argumenti kryesor me të cilin besojmë se do të fitojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Në rast të kundërt, shoqata jonë do ta çojë këtë çështje për shqyrtim edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Bile jemi duke menduar që t’i drejtohemi, ndërkohë edhe KE-së që të ndikojë në zgjidhjen e problemeve tona.

Konkretisht, sa është përqindja e uljes që pësojnë pensionet e ushtarakëve sipas këtij ligji?

Përqindja e uljes është e ndjeshme, madje në mjaft raste shkon deri në më shumë se 50 për qind. Pavarësisht se flitet për pensione të larta, ushtarakët e dalë në pension pas vitit 1992 deri në vitin 1998 marrin pensione minimale.

Por, edhe ata që kanë dalë më vonë ose që do të dalin në pension në vitet në vazhdim, me gjithë pensionin suplementar nuk e arrijnë masën e pensionit që marrin mjaft sektorë të tjerë civilë.

Z. Pogaçi, si është marrëdhënia e shoqatës suaj me Ministrinë e Mbrojtjes dhe cilat janë pritshmëritë tuaja nga ministri i sapoemëruar në drejtimin e këtij dikasteri?

Të jemi realistë, marrëdhëniet tona me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm kanë ardhur duke u përmirësuar, përjashto problemin e pensioneve, i cili nuk varet aq shumë prej tyre, por prej Ministrisë së Financave dhe Qeverisë.

Prej datës 5 gusht 2009, shoqata jonë është anëtare e Konfederatës Ndëraleate të Oficerëve në Rezervë të NATO-s dhe, si e tillë, ka bërë që zëri i saj të dëgjohet për ditë e më shumë, si në kuadrin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Ky anëtarësim na obligon që të rrisim kërkesat tona ndaj qeverisë, por njëkohësisht të bashkëpunojmë me të për të gjetur zgjidhje sa më të mira dhe më të pranueshme për të dy palët.

Gjykata Kushtetuese

Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese, ky organizëm profesionistësh, të kundërshtojë një vendim të sajin që ka marrë edhe më parë. Nëse ndodh kjo, do të thotë që sistemi dhe pushteti gjyqësor i është nënshtruar tërësisht pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ.

Ulja

Përqindja e uljes është e ndjeshme, madje në mjaft raste shkon deri në më shumë se 50 për qind. Pavarësisht se flitet për pensione të larta, ushtarakët e dalë në pension pas vitit 1992 deri në vitin 1998, marrin pensione në nivele minimale.

Ligji

Ky ligj i përkeqëson të gjitha parametrat ligjorë dhe ekonomikë të ushtarakëve të përftuara nga ligjet që janë miratuar para këtij. Është pikërisht ky edhe argumenti kryesor, me të cilin besojmë se do të fitojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22390. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22390