USHT rrezikon përjashtimin nga Bolonja

Universiteti Shtetëror i Tetovës është bërë objekt interesi i Procesit të Bolonjës, pas ndërhyrjes në këtë institucion më 2 korrik të këtij viti, kur ish-ministri i Arsimit Pero Stojanovski shkarkoi anëtarët e Senatit si dhe rektorin Agim Vela.
Për këtë shkak “Magna Karta Observatoria” e Bolonjës i është drejtuar me një letër ministrit aktual Nikolla Todorov për të kërkuar llogari rreth ndërhyrjes në USHT. Megjithatë, ministri i Arsimit Nikolla Todorov, nuk i është përgjigjur kësaj letre.
Sekretari i përgjithshëm i “Magna Karta Observatorit”, (trupi më i lartë i Procesit të Bolonjës), Bastian Baumann, në një prononcim për gazetën “Koha”, thotë se është në pritje të përgjigjes zyrtare nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të marrë qëndrim rreth ndodhive të 2 korrikut në USHT. Ai ka theksuar se se për ndodhitë në USHT është informuar edhe nga rektori i shkarkuar Agim Vela.
“Magna Karta Observatorisë” iu ofruan informata të gjëra nga z. Vela për atë se çka ka ndodhur dhe kërkuan të ndërhyjmë. Politika e Observatorit Magna Karta është që të pyes edhe palën ‘tjetër’ për informacion dhe shpjegime, që të jemi në gjendje të formulojnë dhe të shpallim mendimit tonë me informacion sa më të gjerë që të jetë e mundur. Unë i kam shkruar personalisht ministrit të ri i cili e zëvendësoi z. Stojanovski. Deri tani, ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare apo jozyrtare nga Ministria ose ndonjë autoriteti tjetër. Për këtë arsye, ne ende nuk kemi patur rastin të formojmë një opinion të konsiderueshme për rastin, pasi mungon informacioni”, ka thënë Baumann.
Ai thekson se në qoftë se pretendimet e rektorit të shkarkuar Vela janë të sakta, atëherë ky është një rast shumë i rëndë i ndërhyrjes së padrejtë të autoriteteve publike në çështjet e universitetit dhe në këtë mënyrë shkelet autonomia, e cila është e garantuar edhe me Kushtetutë dhe ligjet e tjera të Maqedonisë.
“Ky akt do të ishte i paarsyeshëm dhe shkelje e parimeve të Magna Karta Universitatum, nënshkruese e të cilës është edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës. Ai gjithashtu do të jetë në kundërshtim me parimet e Procesit të Bolonjës, që në mënyrë të qartë i referohet Universitatum Magna Kartës dhe autonomisë universitare”, thotë sekretari i përgjithshëm i “Magna Kartës”, Bastian Baumann. Ai konsideron se reagimi do të jetë i menjëhershëm në qoftë se akuzat kundër Ministrisë janë të vërteta.
“Megjithatë, ajo çka na shqetëson është se Ministria ende nuk është përgjigjur, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur i kam shkruar ministrit. Kjo gjithashtu përputhet me mospërfilljen e ankesës së z. Vela, i cili i është ankuar ministrisë. Kjo sigurisht i rrit dyshimet se akuzat janë korrekte dhe se ish-ministri pa arsye ka ndërhyrë në punët e Universitetit dhe më tepër ka mbajtur qëndrimin e “politikës së strucit”. Ne i kërkojmë Ministrisë të ofrojë informacion të konsiderueshëm mbi rastin, të dyja palëve zyrtarisht edhe për z. Vela, por edhe për të gjitha palët tjera të interesuara”, thotë Baumann, duke theksuar se Procesi i Bolonjës nuk ka ligje të detyrueshme dhe mekanizma për të ndaluar ose pezulluar vendet që i janë bashkangjitur.
“Megjithatë, Komuniteti Evropian për Arsimit të Lartë, duke përfshirë ministritë e tjera, por edhe universitetet marrin parasysh këto zhvillime dhe në qoftë se situata është me të vërtetë ashtu siç është paraqitur, kjo mund të ketë efekte praktike shumë të dëmshme mbi Universitetin në lidhje me njohjen e diplomave dhe marrëveshjet e bashkëpunimit”, thotë ai. Sekretari i përgjithshëm i “Magna Karta Observatorit”, Bastian Baumann, i rekomandon Qeverisë që të jetë transparente rreth ndërhyrjes në Universitetin Shtetëror të Tetovës. “Rekomandimi ynë ndaj Qeverisë është se, dhënia e informata të kufizuara ashtu siç i kemi ne, ose thënë më mirë kur vijnë vetëm nga njëra anë, pasi ana tjetër duket se nuk është e interesuar të ofrojë pikëpamjet e veta, është që të sigurojë informata transparente për atë që ka ndodhur në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe t’ia mundësojë çdo personi të involvuar të drejtat e tyre të garantuara me ligj, autonominë universitare, si një çështje e rëndësisë së lartë për zhvillimin shoqëror, ekonomik, kulturor dhe shkencor të Republikës së Maqedonisë- një e drejtë e garantuar me Kushtetutë”, thotë sekretari i përgjithshëm i “Magna Karta Observatorit”, Bastian Baumann.

Do të reagojmë nëse MASH s’përgjigjet
I pyetur se edhe për sa kohë do të pritet përgjigja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përkundër faktit se e njëjta nuk përgjigjet, Baumann thekson se ende nuk është marrë ndonjë vendim se si do të veprohet në të ardhmen. “Ky nuk është një vendim të cilin unë duhet ta sjell vetë, por do të sillet nga Këshilli i ynë. Natyrisht, ne do të reagojmë me një kumtesë edhe në qoftë se ministria nuk do t’i përgjigjet kërkesës sonë”, ka thënë për gazetën KOHA, sekretari i përgjithshëm i “Magna Karta Observatorit”, Bastian Baumann.

Qazimi: MASH s’ka pranuar letër nga Bolonja
“Për aq sa kam njohuri unë, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nuk është bërë ndonjë kërkesë prej Bolonjës për të dhënë ndonjë informacion rreth USHT-së. Të paktën tek unë, por as te ministri Nikolla Todorov, nuk ka arritur ndonjë kërkesë e tillë. Megjithëse, do të interesohem më mirë për këtë punë dhe nëse ka ndonjë kërkesë do t’ju informojmë”, ka deklaruar dje zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi.

Ja letra e
Baumanit dërguar ministrit Todorov
Unë ju shkruaj në emër të “Observatorit Magna Karta”, organizatë që tubon bashkërisht rreth 650 universitete nga më shumë se 80 vendet që kanë nënshkruar “Kartën Magna Universitatum” dhe që në këtë mënyrë angazhohet për respektimin e parimeve dhe vlerave të paraqitura aty. Magna Karta Universitatum paraqet formë bazë e të kuptuarit të parimeve themelore dhe vlerave universitare, lirisë akademike dhe autonomisë së veçantë institucionale. Ajo gjithashtu vë në dukje Deklaratën e Bolonjës, si bazë mbi të cilën duhet të ngrihet Zona Evropiane e Arsimit të Lartë. Nga Republika e Maqedonisë, universitetet nënshkruese të këtij dokumenti janë të Shën Cirili dhe Metodi në Shkup, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.
Ne kemi qenë të informuar në lidhje me incidentet e fundit në Universitetin Shtetëror të Tetovës rreth vendimit të ish-ministrit Pero Stojanovski të shkarkojë të gjithë anëtarët e Senatit dhe të deklarojë të pavlefshëm të gjitha vendimet nga senati, duke përfshirë edhe shkarkimin e ish- rektorit Agim Vela (Vendimi 12-4847/1).
Shpërbërja e Senatit dhe shpallja e vendimeve të tij si të pavlefshme nga ish-ministri, janë me interes për ne, pasi kjo prek çështjen e autonomisë universitare dhe në këtë mënyrë shkel një nga parimet themelore të akademisë.
Autonomia institucionale është një element i rëndësishëm për organizimin e arsimit të lartë, pasi ajo garanton që universitetet të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj shoqërisë në kushtet e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve për komunitetin. Gjithashtu në Republikën e Maqedonisë, rëndësia e autonomisë institucionale është e garantuar me nenin 46 të Kushtetutës. Prandaj, unë do të doja të pyes se çfarë kanë qenë arsyet për vendimin e ish-ministrit. Unë do të jem jashtëzakonisht mirënjohës nëse ju mund të ndaleni veçanërisht me argumente, nga këndvështrimi juaj që sipas jush arsyetuan masat që bien në kundërshtim me autonominë institucionale dhe a keni ndërmend ta përkrahni këtë vendim.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23753. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23753