Ushqimet dhe interesat ekonomike

romeo

Forumium maestatis
Ushqimet dhe interesat ekonomike

Te tereve na pelqejne embelsirat besoj, dhe tere e dime qe na bejen dem neqoftese i hame ne sasi te tepruarara. Lenda me e demshme eshte pikerisht sheqeri. Para ca kohesh ONSh-ja (organizata ndekombetare e shendetsise) dhe FAO-ja kane publikuar nje raport ku thuhet se nje konsumim i tepert i sheqerit shkakton nje mbipeshe, semundje kronike dhe semundje per dhembet.
Ne te njejten kohe qe ONSH-ja publikoi kete raport, menjehere nje federate e quajtur “Sugar Association” dhe qe ka brebda saj rreth 160.000 prodhues sheqeri filloi presionet mbi qeverine qe te ndalonte publikimin e ketij raporti. Nje grup senatoresh amerikane qe njihen si grupi “Sweetener Caucus” dhe qe perfaqesojne ato shtete amerikane ku prodhimi i sheqerit eshte me i larte, bene presion mbi qeverine per te korrigjuar te pakten kete raport. Sidomos ne piken ku thuhej se nuk duhet te merret me shume se 10% e kalorive nen forem sheqeri. Per shoqaten e prodhuesve te sheqerit kjo perqindje duhet te kalonte ne 25%.


Kjo ishte nje beteje e ONSH-se per sheqerin. Sa ushqime te tjera marrim neve çdo dite qe mund te na bejne dem por nuk e dime sepse dikush ka interes te mos e thoje kete gje?
 
Top