Usha e shkronjave (varianti New Age)
Duke rremuar neper dokumentat e vjetra gjeta edhe kete tregim humoristik qe ka patur sukses ne AF e koherave te lashta:
UDHA E SHKRONJAVE
Jemi në momentin që Dhaskali dhe Tunxhi fillojnë të dyshojnë se kanë humbur rrugën:
Tynxh bir, a e ke idenë se ku mutin po na çon ky koqja? – tha Dhaskali.
- Gjall n'bot jo, qafsha nonën! - tha Tunxhi i hutuar,
dhe duke bërë një saçme me shumë pasion iu kthye Ndrios:
-Ho mer ti qi dijshe rrugën gjasme, ku e ke vrapin e pelës tashi, ke jotom e? Trap muti! -Ma i qetë mor Tunxh, ma i qetë - tha Ndrio i pezmatuar, duke menduar me vete: "malok morracak!". Tunxhi e pa me inat dhe i gjuajti saçmen me shumë mjeshtëri duke ja ngjitur me preçizion në syrin e majtë.
-Tynxh, e dhjeve fare - i pëshpëriti Dhaskali Tunxhit me ngadalë në vesh, duke u munduar t’i buzëqeshte Ndrios që po fërkonte syrin.
-Më fal zoti Dhaskal, - tha Ndrio - Më duket se ia futa kot...
-Mos ça byth Ndrio, - tha Dhaskali që kish filluar t’i vinte keq për syrin e Ndrios - këto punë kështu e kanë, po hajde t’i fusim një shurrë tani se na preu.
Teksa tre trimat shurronin me kënaqesi dushkajën dhe, pse jo, i këpusnin burrërisht edhe ndonjë derr pordhe, bilbilat këndonin dhe gjethet fëshfërinin në harmoni të plote me tingujt që lëshonin trimat.
- E ke ate rakinë aty o Tynxh? - tha Dhaskali duke shkundur hajdarin, që megjithatë i rrodhi në pantallona.
- OOOUUUUUU! - u dëgjua ndërkohë britma e thekshme e Ndrios.
Dhaskali ktheu kokën kurse Tunxhi nxorri thikën duke harruar të fuste pallën brenda.
-C'ke Ndrio? - the Dhaskali
-Kapa bolet me zinxhirin e pantallonave - u qa Ndrio.
-Me ato pantallona kurvash, mirë të të bëhet - tha Tunxhi gjith inat, duke futur thikën dhe pallën brenda.
-Ik ore pirdhu! - tha Ndrio, duke fërkuar bolet. Tunxhi qeshi i kënaqur nën hundë dhe vajti të merrte rakinë duke kënduar këngën "Jam kaçaku i ferrës". -Ç'është kjo këngë or Tynxh? - tha Dhaskali
-Ma ka mësuar gjyshi - tha Tunxhi gjithë pordhë - është këngë trimash. "Këngë kurvarësh" - tha me vete Ndrio, që i kish varur turinjtë dhe nuk po gjente rehat.
-Mirë për të pirë kemi - tha Dhaskali pasi i futi një të kthyer të fortë shishes me raki - por për të ngrënë si do t'ja bëjmë? -Kemi atë bukën e misrit - tha Tunxhi - po ndize pak atë radion e dorës të dëgjojmë se ç'është bërë sot me atë mitingun ne kasaba, se une doja të shkoja por na prishi punë ky muti - tha Tunxhi duke treguar me dorë Ndrion.
-Akoma me mitingje ti o Tynxh, nuk e more vesh që të gjithë me të futur ta kanë? Po na bej derman per të ngrënë se sharruam. Dhe atë bukën e misrit fute në bythë ose jepja kalit. Unë dua mish - tha Dhaskali duke u kacagjelosur çakërrqejf.
Ndrio ngriti veshët dhe një mendim i lig i shkrepi në kokë:
-Zoti Dhaskal, unë kam ca mish dhie në çante por duhet ngrohur se kështu nuk hahet. Sikur Tunxhi të na mblidhte ca shkarpa për të bërë një zjarr nuk do të qe keq.
-Tunxhi nxorri biçakun dhe vajti të mblidhte shkarpa duke i shkuar goja lëng. Dhaskali me Ndrion ja futën me te pirë.
-E more Ndrio - tha Dhaskali - e ku ka si malet tona. Ah sikur të kishim nganjë femër tani!
-Femrën e satëme Zoti Dhaskal - tha Ndrio duke u ngritur me vrull në këmbë duke fshirë mustaqet e pikturuara, flakur kapelën e kashtës dhe duke tundur thikën me kërcënim në drejtim te Dhaskalit që dhjeu fare.
-Ç'pate Ndrio? - tha Dhaskali, duke menduar me vete se Ndrio ishte pederast -Nuk të pëlqejnë gratë???!!! Nuk ka problem, zëre se nuk e thashë, po fute thikën brenda se je goxha burrë dhe s'të ka lezet.
-Lezetin e satëme, shkërdhate muti - tha Ndrio duke shkumëzuar nga inati - I shenjti Nestor dëshiron qe të vdesësh se ke dalë nga rruga e Zotit! Puthe që të lash mëkatet - tha Ndrio duke nxjerrë portofolin dhe duke ja zgjatur Dhaskalit.
-Po dale bre Ndrio të merremi vesh - tha Dhaskali duke nxjerrë një tufë me dhjetëmijëshe dhe duke ia zgjatur Ndrios. -Fshi bythën me ato, pis muti - tha Ndrio i ofenduar dhe gjithë tërbim – Pse me aq kërkon ta shpëtosh lëkurën ti?
-Po pse bre Ndrio kërkon të më vrasësh, ç'do të fitosh?
-I shenjti Nestor do të më japë një benz pesqindësh të nëntëdhjetë e tetës me dokumenta të rregullta dhe do të më nxjerrë lejen për të bërë një kjoskë.
-Ta ka futur - thirri Dhaskali gjithë gëzim - Nesti ka vetëm Benza të vjedhur dhe sa per kjoskën atij as që ja pjerdh njeri në bashki, kurse unë të fal BMW-në time që e kam sjellë bashkë me shkronjat nga Allemanja (doganën e kam të paguar), dhe bashkë me të, të fal kalin tim dhe kalin e Tunxhit me gjithë shkronja po deshe. -Edhe dhjetmijshet! - tha Ndrio gjithë inat. -Mirë tha Dhaskali - duke i zgjatur tufën me dhjetëmijëshe. Ndrio i mori, futi thikën në brez dhe filloi t’i numëronte. Dhaskali duke përfituar nga ky çast bërtiti me sa kishte në kokë:
-TUUUNXH BIIIIR!
-Ta q***a nonën! - tha Ndrio duke iu vërsulur me thikë dhe pasi ia nguli disa herë u largua në drejtim të paditur.Tunxhi dëgjoi gurgulenë, lëshoi shkarpat dhe u nis me vrap për të parë ç'kish ndodhur gjithmonë duke menduar me vete
se nuk duhej t'ua kish lënë shishen e rakisë atyre pleqve të currufjepsur që pijne pak dhe fillojnë zihen.
Kur arriti në vendin e ngjarjes, Tunxhi shtangu: "Bobooo ç'do të më rrahë babai!" tha ai me vete. -Ç'patët Zoti Dhaskal, përse u zutë, për punë të mitingut? - tha Tunxhi, duke iu afruar me ndrojte Dhaskalit që po jepte shpirt. -Hik mor pirdhu me gjithë miting! - tha Dhaskali me fuqitë e fundit – Shko merr kallashin tek kali im, gjeje Ndrion dhe bëje mut fare, pastaj edhe atë Nestorin se ai ....Por Dhaskali nuk mundi ta mbaronte dot fjalën se ra për atdhe. "Eh ç'më polli belaja - tha Tunxhi me vete - Kush e tërheq këtë pordhac deri tek mulliri. Hajde dëgjo babain tani". Dhe duke vendosur trupin pa jetë të Dhaskalit mbi kalë e duke ngrënë një copë mishi dhie të ftohtë të cilin e shtynte me rakinë që kish ngelur, vazhdoi rrugën me guxim drejt mullirit, duke kënduar këngën e xhixhilesë.
kaq