Urtesi nga njerez te shquar.

Seyfert

Valoris scriptorum
Bernard Show.

Bernard Show pranoi ftesen per darke tek nje aristocrat. Ne nje cast, e zonja e shtepise, e pispillosur, i u afrua shkrimtarit dhe i tha:

- A mund ta gjeni moshen time?
- -Nga dhembet tregoni 18 vjece, nga floket 27 vjece, dhe nga menyra e te sjellurit 15 vjece. Mblidhini, dhe keni per te gjetur moshen tuaj!
………………………………………………………………….

Nje dite Bernard Show ndjente dhimbje koke. Nje mik i tij, instrumentist i rendomte, i propozoi ti binte flautit.

-Faleminderit, i u pergjigj shkrimtari, - parapelqej dhimbjen e kokes!
………………………………………………………………….

Gjate nje darke, nje mjek sharlatan, i tha dramaturgut:

-Do ta braktis mjekesine dhe do te behem shkrimtar. Besoj se keshtu do te jem me i dobishem per shoqerine….
- Per mendimin tim, me i dobishem do te jesh po t’i braktisesh te dyja..
……………………………………………………………………

Mark Tuen.

Duke dale nga salla e gjyqit, nje mik e pyeti Tuenin:

- A mund t’i beni nje perkufizim figures se avokatit amerikan?
- Si jo? Avokati yne eshte njeri qe nxit dy veet ate kacafyten, dhe pasurohet, duke i ndihmuar te pajtohen!
……………………………………………………………………

Tueni i kerkoi fqinjit nje liber per ta lexuar.
-Me kusht, - i tha fqinji, - qe ta lexonin ne biblioteken time.
Tueni, duke mos pranuar, u largua. Pas disa kohesh, kur ky fqinj i kerkoi belin per te punuar token, Tueni i a ktheu:
- Ta jap, por me kusht, qe te punoni ne kopshtin tim!
..........................................................................................................

Tueni u takua me nje avokat. Kur shkrimtari vuri re se avokati gjate bisedes i mbante duart ne xhepa, i tha:

- Gje e rralle…Per here te pare po shikoj nje avokat qe t’i kete future duart ne xhepin e tij!
……………………………………………………………………….

Tueni ishte duke vdekur. Mjeku qe e vizitoi, i tha:

- Te gjithe organet punojne mjaft mire!
- Eshte kenaqesi per mua – i a ktheu buzagaz humoristi, - qe po vdes i sheruar plotesisht!
………………………………………………………………………

Te tjere.

Nje artist i ri, por pa talent, arriti t’i a mbushe mendjen intendentit te famshem Gryndgens qe te luante rolin e Hamletit. Pas shfaqjes, e pyeti:

- He, si t’u duk, a e luajta mire?
- Shume mire, - i u pergjigj Gryndgens, - duhet t’ju falenderoj. Vetem sot munda te kuptoj perse Ofelia vendosi te mbytet!
.........................................................................................................

Filozofi i veter Theofrost (372 – 287 p.e.s), autor i vepres se njohur “Karakteret”, duke biseduar me nje mik te tij, i thote:

- Kam pare nje rast interesant: njehere nje gjarper kafshoi nje intrigant, dhe a e dini se c’ndodhi? Per cudi, ne vend qe te vdiste intriganti, ngordhi gjarperi!
........................................................................................................

Aktori francez Zhan Rishard, desh te blinte nje pale kepuce, por shitesi u perpoq t’i shiste nje pale te tjera.

- Mos u mundoni te m’i shisni keto kepuce qe me vijne te ngushta dhe me vrasin kembet.
- Por per kete vit, keta jane te modes zoteri – i tha shitesi.
- Ndoshta, por une i kam kembet te vitit te kaluar, i u pergjigj aktori…
............................................................................................................

Xhorxh Litenbergu ishte mjeshter i aforizmave. Nje i shendoshe i tha nje dite:

- Jeni person i kulturuar, i zgjuar, por i keni ato veshe te medhenj qe u a asgjesojne te gjitha cilesite.
Litenbergu iu pergjigj gjakftohte:

- Merrni me mend veshet e mij dhe trurin tuaj….Ky kombinim do te jepte nje gomar mjaft fisnik!
………………………………………………………………………
Barez Sullivan, artist i famshem anglez, po luante gjate nje shfaqjeje rolin e Rikardit III. Kur arriti ne shprehjen “Nje kale, per nje kale jap mbreterine”, nje shikues nga salla thirri:

- A nuk do t’ju mjaftonte nje gomar?
- Po, - i u pergjigj artisti, - eja!
………………………………………………………………………

Violoncelisti Grunjfeld po jepte nje concert, kur pa se njeri nga komediografet e qytetit po qeshte me shokun qe kishte prane, dhe nuk po degjonte. Instrumentisti e nderpreu koncertin, dhe I tha:

- Pse qesh ne koncertin tim? Mos valle une qesh ne komedite e tua?
………………………………………………………………………..

Fabulistin rus, Krillov (1769 – 1844), e kishte ftuar per darken je peshkatar, i cili po u tregonte te pranishmeve se si kishte zene nje peshk te madh. Per ti bindur degjuesit, zgjati duart ne drejtim te Krillovit, qe ishte dy metra larg. Fabulisti u terhoq pak prapa.

- Pse u zbrapset? – i tha i zoti i shtepise.
- Per t’i lene vend peshkut tuaj!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Njehere Dekartin e pyetën pse nuk ishte hakmarre me një person qe e kishte fyer.
Ai u përgjigj : "Kur dikush më fyen , une ngrihem me shpirtin tim aq lart, saqe fyerja nuk më arrin dot"
 

Ciarli

Forumium praecox
Nje here e pyeten Nicen se cfare iu ben te shkruani. ''Ndermjet parfumit francez, alfabetit mors dhe dashurise per librat, vetem pasioni i Zotit per boten!'' - tha ndersa ia helmuan jeten dhe bota i dukej sikur te ishte zhurme radistesh gjermane qe shpresonin si gjithnje per te pushtuar boten.
 
Top