Tani dhe gjoba 2 milion leke
-Masa ndëshkimore e gjobitjes për kundravajtje ndaj shoferëve do të jetë në shumën e 2 milionë lekëve të vjetra. E perditshmja Gazeta Shqiptare zbardh ne numrin er sotem se, kjo masë e re është sanksionuar në udhëzimin e ri të miratuar nga ana e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha në 2.11.2010 dhe që mban numrin 388. I titullar “Për mënyrën e evidentimit dhe të shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat administrative plotësuese dhe administrimi i gjobave në fushën e qarkullimit rrugor”. “Sanksionet administrative që jep organi administrativ shtetëror janë: I. Gjobë me vlerë deri në 200.000 lekë (ose sipas indeksimeve të bëra nga Ministria e Financave në vlerë minimale dhe maksimale sipas pikës 3 të nenit 193 të Kodit Rrugor)”, thuhet në udhëzimin e miratuar. Gjithashtu si masa administrative plotësuese ndahen në:
“a) Pezullim i lejeqarkullimit në kufijtë kohorë të përcaktuar nga nenet përkatëse të legjislacionit rrugor;
b) Pezullim i lejedrejtimit në kufijtë kohorë të përcaktuar nga nenet përkatëse të legjislacionit rrugor;
c) Heqje e lejedrejtimit”. Ndërsa bëhet e qartë se ndër masat e tjera janë dhe bllokimi dhe sekuestrimi i makinës. Kanë atributet e agjentit verifikues, për marrjen e masave administrative me gjobë dhe masave administrative plotësuese për shkelje të normave të legjislacionit rrugor, punonjësit e shërbimit të Policisë Rrugore dhe patrullave të përgjithshme të policisë. Gjobat e arkëtuara të derdhen në degën e thesarit të rrethit nga operatorë financiarë që kryejnë arkëtimin e gjobave me pjesëmarrje: 40% buxheti dhe 60% organi që ka verifikuar shkeljen.
Po sipas udhezimit te publikuar sot ne GSH, në rast se një shofer përdor në makinën e tij targa të një mjeti tjetër, atëherë automjeti do t’i konfiskohet. Ndersa në rast se shoferi i automjetit që bën shkelje disponon patentë të marrë në ndonjë shtet të huaj, atëherë do të jetë prefekti që do ta verifikojë dokumentin në shtetin përkatës.
Ballkanweb