Urdhëri, dyfishohen tarifat e shërbimeve mjekësore

Urdhëri, dyfishohen tarifat e shërbimeve mjekësore

Pacientët do të përballen me tarifa ekstreme në qendrat shëndetësore. Të pasiguruarit dhe ata që nuk zbatojnë referimin pagesë 100%

Pacientët tashmë janë të detyruar të përballen jo vetëm me krizën që ka pushtuar spitalet dhe qendrat shëndetësore, por edhe me tarifa pothuajse dyfish më të larta për vizitat dhe ekzaminimet.

Ministri i Shëndetësisë ka vendosur që me anë të një urdhëri të rrisë tarifat e shërbimeve në mënyrë ekstreme në qendrat shëndetësore. Të gjithë ata që nuk do të zbatojnë sistemin e referimit ose janë të pasiguruar do ti paguajnë këto tarifa në masën 100%.

Tarifat

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka miratuar së fundmi tarifat e reja për shërbimet shëndetësore në kujdesin shëndetësor parësor, të specializuar dhe spitalor, të cilat janë shpërndarë në të gjithë territorin e vendit. Tarifat, të cilët janë pothuajse dyfishi i atyre të mëparshme sipas specialistëve të shëndetësisë, janë reflektim i kostos, por është bërë dhe një krahasim me sektorin privat.

Kështu nëse pak ditë më parë një vizitë te mjeku specialist në poliklinikat e specialiteteve kushtonte vetëm 400 lekë tashmë kjo tarifë është trefishuar dhe kushton 1500 lekë për pacientët që nuk janë të siguruar ose nuk zbatojnë sistemin e referimit. Bazuar në tarifat e miratuara ditët e fundit, vizita tek mjeku i familjes kryhet kundrejt pagesës 1 mijë lekë.

Përsa i takon analizave, një analizë gjaku komplet tashmë bëhet për pacientët kundrejt pagesës 500 lekë, ndërsa më parë ka qenë rreth 200 lekë, ndërkohë specialistët këtë rritje tarifash e argumentojnë me kostot reale të shërbimeve.

Referimi

Të gjithë qytetarët që kërkojnë ndihmë mjekësore në sistemin shëndetësor, nëse nuk janë të siguruar, do të paguajnë tarifat përkatëse për çdo shërbim shëndetësor në tre nivelet; parësor, sekondar dhe primar. Kjo, përjashtuar rasteve të urgjencës, shërbim që ofrohet falas për çdo qytetar të vendit. Ndërkohë sipas specialistëve sistemi i referimit synon pikërisht disiplinimin e rrjedhjes së pacientit në sistemin shëndetësor.

“Ai nënkupton që personat e siguruar duhet të kalojnë në shërbimin parësor, tek mjeku i familjes dhe nëse problemi nuk zgjidhet atje, referohet në nivelin dytësor, që përbëhet nga poliklinika ose spitali rajonal dhe që aty mund të kalojë në nivelin terciar, që është spitali universitar si ai ‘Nënë Tereza’, apo maternitetet e Tiranës”,- pohojnë specialistët duke shtuar se personat që paguajnë siguracione shëndetësore mund të kalojnë nëpër këto hallka, sipas këtij rregulli dhe nuk paguajnë para. Ndërkohë, ka kategori të tjera që nuk paguajnë, pasi mbështeten nga shteti, fëmijët 0-1 vjeç, gratë shtatzëna, pensionistët, invalidët, etj.

Disa nga tarifat e reja

- Vizita te mjeku specialist ishte 400 lekë bëhet 1500 lekë
- Analiza e gjakut komplet ishte 200 lekë bëhet 500 lekë
- Një injeksion më parë ishte 100 lekë tani bëhet 150 lekë
- Tarifat e reja variojnë nga më e ulëta 150 lekë (kryerja e injeksioneve) deri në 5 mijë lekë, që janë shërbimet në spital si kryerje cirkumcizio (shërbim i mikrokirurgjisë), shërbimi mjekësor i abortit, etj.(Shekulli)

lBLd2KIoLcE

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25693. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25693

Top