Ura e erret

gisi

Primus registratum
Ura e erret

Do ju duket qesharake por kete e kam detyre tek manaxhimi spo e gjej. Keshtu qe do me vinte mire sikur ndonjeri te me jepte zgjidhjen:
Kater persona duhet te kalojne mbi nje ure shume shpejt (urgjent). Ata kane vetem nje ore kohe. Fatkeqesisht, ura eshte shume e erret dhe te kater personat kane vetem nje pishtar (elektrik dore). Pa pishtar (elektrik dore) ka rrezik qe ata te bien nga ura ne terrin e nates. Jo vetem kaq, por ura nuk mund te mbaje me shume se dy persona gjate nje kalimi. Dhe sikur kjo te mos mjaftonte, kater personat e kalojne uren ne kohe te ndryshme:
Personi A i nevojiten 5 minuta; personit B i nevojiten 10 minuta; personit C i nevojiten 20 minuta dhe personit D i nevojiten 25 minuta. Nese e kalojne tani uren dy persona, psh A dhe D, do t'u nevojiten 25 minuta, meqenese edhe me te shpejtit i duhet ta pershkruaje ate me te njejten shpejtesi si edhe personi me i ngadalte. Kush duhet ta kaloje uren i pari, ne menyre te tille qe te gjithe te kene arritur ne krahun tjeter te ures pas nje ore? Mbani mend: Pishtari (elektriku i dores) duhet te transportohet sa here qe nje person kalon uren.
 

gisi

Primus registratum
Re: Ura e erret

Pse ketej sta varka njeri???
Si beni per nje gje kaq te thjeshte.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ura e erret

Të gjitha kombinimet e mundshme e nxjerrin të paktën 65 minuta kalimin e urës. Më i shpejti, ai që e kalon urën për 5 minuta është pishtar-mbajtësi dhe për çdo kalim të urës kemi kohën e çdonjërit plus 5 minuta për çdo kthim (10 minuta për kthimin plus 55 minuta për kalimin). Për menimin tim, ai që e kalo urën për 25 minuta duhet lon mas dore /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif.
 

gisi

Primus registratum
Re: Ura e erret

Faktikisht une mendova qe ai qe e ben per 25 minuta ta hidhnim nga ura, por e ka nje zgjidhje kjo eshte me se e sigurt. Se edhe une me kete 65 po merrem
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ura e erret

Para se me kalu matanë urës ky robi i shpejt kthehet mrapsht ne robi i avasht e vazhdo kalimin e urës koma-doras. Nryshe nuk ka zgjidhje.

Ose, e ndajn pishtarin n'dysh. Ose ai robi që e bo për 25 minuta nuk bo muhabet mo rugës ne e kalo urën mo shpejt.

Zgjidhje racionale të këtij problemi nuk ka. Tê gjithë probabilitetet tê nxjerrin me mbi 60 minuta.
 

gisi

Primus registratum
Re: Ura e erret

Ishin shume te kendshme alternativat e tua, por nuk mund te gjuhen zgjidhje.
Po prisja qe te alternativat e tua te futej edhe te hedhi pishtarin nga nje ane e ures ne tjetren.
Kur ta gjej zgjidhjen do te jap edhe pergjigjen se ketu u pa puna duhet tja dalesh vete.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Ura e erret

Te paret nisen A dhe B dhe kalojne uren per 10min. (koha totale 10min)
A kthehet mbrapsht. (koha totale 15min)
C dhe D kalojne uren. (koha totale 40min)
B kthehet mbrapsht. (koha totale 50min)
A dhe B kalojne uren. (koha totale 60min)

A dhe B s'duhet t'u ngelet hatri qe e kaluan uren bashke dy here. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ura e erret

Ej po nuk quhet që A me B e kalojn 2 her urën.

Un propozoj zgjidhjen si vijon.

A e B kalojn urën (10 minuta)
B kthehet (20 minuta)
C e D kalojn urën (45 minuta)
A kthehet (50 minuta)
A e B ngelen n'ven se kan ra n'dashni e me zor hoqën qafe C e D (vjerrin me vjerrën) /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Ura e erret

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Gurax</div><div class="ubbcode-body">Te paret nisen A dhe B dhe kalojne uren per 10min. (koha totale 10min)
A kthehet mbrapsht. (koha totale 15min)
C dhe D kalojne uren. (koha totale 40min)
B kthehet mbrapsht. (koha totale 50min)
A dhe B kalojne uren. (koha totale 60min)

A dhe B s'duhet t'u ngelet hatri qe e kaluan uren bashke dy here. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif </div></div>


sa inat qe m'vje...qe e ke gjet...A dhe B kalojne uren dy here dhe jane ketu thjesht per te kalu pishtarin nga nje krah ne tjetrin, meqe jane dhe me te shpejtet...i sherbejne me te ngadalteve... Guro...je shume math...po shume fare... uffff mo /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
per kondren keto lart
 
Top