Re: UNMIK-u !!
Ju e meritoni nje pergjigje me te plot prandaj do te mundohem qe ta plotesoj ate qe kam shkruar me pare.Po filloj nga lajmi i fundit,arrestimi i gjeneral Lushtakut.Per ju kjo eshte vetem nje lajme i ndegjuar vetem nga shtypi ose televizjonet e huaja,qe per mua gjithmon i japin lajmet vetem per te ber nje lajme senzacional kunder Kosovareve.Gjeneral Lushtaku ka qen njeri nder themeluesit e celulave te para te UCK,njeriu i cili ka sakrifikuar edhe gjen ma te shtrejt jeten e vet,pastaj familjen e vet (Nuk e di a jeni i informuar per masakren ne lagjen e
Lushtakeve),njeriu qe nder te paret u vu nen mbrojtejen e atedheut,njeriu qe nder te paret ia ktheu pushken pushtueseve,njeriu qe me mish e me shpirte u mundua qe ta mbroj popullaten civile nga paramilitaret serb,dhe qka ndodhe pas luftes ai akuzohet per krime kunder popullates civile,cfar idiotie UNMIK-este.Dhe kush do te deshmoj kunder tij? Jua them une disa kolaboracionist te ishregjimit serbe qe kan luftuar ne anen e ketij regjimi dhe disa Serb qe gjat kohes se luftes ky gjeneral i shiquar nepermjet grykes se pushkes,sepse mos harroni se 90 % te serbeve gjat luftes kan qen te mobilizuar.Dhe si mendoni ju ne vije te frontit Gjenerali eshte dashur te i pret me "lule".Ky nuke eshte rasti i pare kur figurat me te ndritura te UCK mundohen qe te njolosen ne ket menyr.Po ua freskoj pak kujtesen,ne te njeten menyr eshte arrestuar njera nder figurat me te ndritura qe ka populli i Kosoves{per mua*Fatmir Lima,pastaj Daut Haradinaj,Rremi etj,etj.Te ta tregoj nje raste.Ne prizren eshte denuar nje ushtarak i larte i TMK-se,a deshiron ta din pse?Sepse para luftes kishte plagosur nje ish polic serb(i ardhur nga serbia per te maltretuar shqipetar),nga nje gjykates nderkombetar.Qfar idiotie.
E dyta ,une e di rastin e vrasjeve te femijeve serb shume me mir se sa ju e dini,dhe me besoni ne mendjen time e kam gjykuar ate akte kriminel,mirpo une ende nuk kam degjuar se dikush eshte arrestuar per ket raste.Eshte shum lehte te thuhet se ket e kan ber shqipetaret,por eshte shume e rendesishme qe te zbulohen akteret e krimit te dihen se kush jane.Sa per ilustrim po ta jap edhe nje shembull tjeter.Ne rrethinen e Gjilanit u vra nje serb.Mediat serbe trumpetuan se ket e ben shqiptaret,dhe qka duel pastaj,ket serb e kishte vrar komshiu i vet,serb nga po i njeti fashat.Pastaj ne Lipjan u gjeten dy serbe te vrar ne nje vetur,ngjau e njeta u trumpetua nga mediat e huaja dhe serbe shume,dhe qka doli ne fund,keta te dy kishin ber vetvrasje.Tani une do te ju pyes juve pse femijet serb te mos ti ket gjuajtur ndoni serb,po ashtu edhe te riun serb pse mos ta kishte plagosur ndoni serb?Serbet kan armatim sa te duash,dhe mund ta perdorin kur te dojne,edhe para syve te UNMIK-ut dhe KFORit(rast ne protestat e fundit).Pataj ne Kosov nuk jan vrar vetem serb por edhe me qindra shqiptare.Ku jan vrasesit,kush duhet ti arrestoj ata,une?Jo ata duhet ti zbulojne ata qe e kan detyr,policia e UNMIK-ut,po kur i kujtoj disa polic nderkombetar qe i njoh,e din kur do ti zbulojne rastet,KURRE,sepse ata mendjen e kane te pagesat e tyre te majme dhe te kontratat(Ket po ua them me pergjegjesi te plot sepse punoj ne nje organizat nderkombetare).
Tjeter,kur them se protestat kan qen spontane e them me pergjegjesi te plot,sepse po te kishit qen edhe ju ato dite ne Kosove dhe ti ndegjonit raportet e reportereve nga Mitrovica,sado pacifista qe paraqiteni,do te ishit garant se bashku me turmen e protestueseve,Ju garantoj per ket.E saj perket asaj qe kam shkruar se masa eshte veshtir te kontrohollet,po jua ilustroj pak me mire.Ju me heret e kishit cekur se nuk keni par masakra,une po ju tregoj disa.Ne Kosov ka pas raste te prerjes se femijeve para syve te prinderve,vrasje e femijeve para prinderve dhe anasjelltas,dhunime,maskra,lirisht mund te them se ka qen nder lufterat me te ndyta qe eshte zhvilluar ndoni her.Ose po ua permenbdi nje rast qe sot e kesaj dite e kam parasysh.Nje vullnetar i ardhur nga jashte (Kosovar) u vra gjat luftimeve be Koshare.Nje jav dit kemi luftuar per ta nxjerr kufomen nga vendi ku ishte vrar.Ne fund ia arritem qellimit.Gjeja e par qe e gjetem ne duart e tij ishte fotografija e dy femijeve binjak qe i kishte.Kemi qar te gjithe qe ishim prezent.E shum e shum raste tjera qe kurr nuk do ti harroj kurr ne jeten time.Pra ne mesin e protestueseve ka pasur njerz qe i kan perjetuar keto,njerz qe ju ka njar keto,dhe kur te ia shton provokimin e ber nga serbet qe e permenda me larte,u pan pasojat.Une prap po them se kam qen dhe jam prap kunder djegjeve te kishave,prones etj,por prap po them masa eshte e veshtir qe te kontrollohet.
Pastaj nuk pajtohem me ate qe dikush e permendi njefar fundamentalizmi islam,d.m.th u permend religjion.Per mua njerz me te dobet jan ata qe bejn keso ndarje fetare,ose ta akuzoj nje fe se eshte me e mir e tjetra me e prapambetur e ku di une ,un i urrej ata njerz.Une jam se pari shqipetar,por rastesisht jam i besimit musliman,sepse kam munde te jem katolik,ortodokas,judist etj,Pra njeher jam shqipetar e pastaj jam i besimit islam.Per mua religjioni eshte gjeja me e thell shpirterore.Prandaj largohuni nga kjo ane.
Pastaj kam then se serbet ne kosov po privilegjohen,kjo eshte shum e vertet.Do te pyetni pse?Sepse Serbet ne Kuvendin e Kosoves perfaqesohen me 20% te numrit te pergjitheshem te deputeteve.Ata paguhen nga qeveria e kosoves.Ata gjithemon ftohen qe te kthehen ne vendet e tyre te punes,por nuk e bej ket.A e dini pse?Sepse ata kontrollohen nga pushteti i Beogradit dhe gjdo gje qe eshte pozitive per Kosoven pikerishte bllokohet pikerishte nga keta Serb te dirigjuar nga pushteti i Beogradit,sepse ata kan formuar organe paralele qe financohen nga ku pushtet.Ne regjistrimet e bera nga vet Beogradi 1981 vetem 5 % e popullates se pergjithshme kan qen serb.Me tregoni ju qka munde te bejme ne me teper qe keta serb te integrohen ne realitetin kosovar.Ose ne zgjedhjet e fundit te serbeve ne Kosove 98 % e serbeve kan votuar per Sheshelin.Ky eshte edhe nje fakte me teper per te par orjentimin e tyre.
Ne fund per ju zoteri pacifisti kam nje porosi mos e shiqo realitetin Kosovar vetem nga shtypi i huaj,por beje ket edhe nga Kosovaret e pastaj krahasoj te gjitha dhe eja me nje perfundim,pra krio opinjonin e juaj duke ber krahasime.
Edhe diqka se harrova.ne raportin e fundit te prokurorit nderkombetar del se femijet shqipetar jan mbytur ne lum "per pik te qefit" se ata nuk i ka sulmuar kerkush.Ket perfundim e ka pru pa biseduar me te vetmin femij te mbijetuar.
Pershendetje e ndigjohemi prap.