Re: UNIVERSITETI I NEW YORK NE TIRANE
(... ste kuptoj, skam degjuar ndnj. per titullin eng!!!)
Respektoj mendimin dhe opinionin tend pasi jam i sigurte se perfaqeson nje perqindje te caktuar ne rinine shqiptare. Sinqerisht mendoj se dhe ti tregove nje fare mirukuptimi ne nenshkrimin tend. Do doja te shtoja disa gjera ne menyre qe ne vazhdim te kesh nje gjykim me te perpunuar si pasoje e disa detajeve te rendesishme.
1."...SHIKOJE NE ENGLAND , APO ATJE ESHTE ME VESHTIRE?"
se pari, problemi ishte tek viza dhe ajo tek aplikimi, kshu qe ishte vone per te filluar nje aplikim diku tjeter.
se dyti, me pelqente U.S sepse jane themeluesit te networking,internet dhe leaders of computer science, ne vijim veshtiresia percaktohet nga emri i universitetit. Duhet te dish se Cambridge eshte i pari ne Angli(i ndjekur nga Oxford University), i pari ne Evrope, dhe i 30 ne bote, mund te shikosh nje renditje ku ndryshon nje vend me poshte nje me siper, por sa per te krijuar nje ide.
2."...PROGRAMIT MESIMOR QE NUK ESHTE I NGARKUAR,GJE QE DO TE THOTE KA NJE SISTEM ME TE LEHTE NE KRAHASIM ME FAKULTET SHQIPTARE."
termi 'nuk eshte i ngarkuar' eshte i gabuar pasi nuk mund te behet krahasim gjeneral, po te them pse?.
Ne nje sistem amerikan qe te diplomohesh eshte nje minimum requirement i numrit te krediteve qe duhet te maresh. Me sakte jane 40-42 lende apo klasa si minimum i kerkuar per diplome ku theksojme se cdo lende eshte simestrale.
Ideja eshte se ti je i lire te maresh 3-6 lende per simester, qe do te thote se 5 e alternuar me 6 lende per simester arrin te diplomohesh per 4 vjet. Nese punon, ke angazhime te tjera, sdo te ngarkohesh shume mund te maresh 3 lende per simester (mund te zgjedhesh ti sa) por behen llogarite dhe pa ngelur shkolla te shkon 7-8 vjet.
Marim nje rast te permiresuar te pyetjes tende, te krahasosh ngarkesen per lende. Ktu funksionon keshtu: nje lende eshte minimalisht e ndare ne tre pjese.
1. Active Participation 10%-15%. (vleresohet nga mungesat dhe pjesemarrja ne klase ku maks. eshte 22 studente.)
2. Midterm exam 25%-45%(testim ne gjysmen e programit te nje lende,dmth ne gjysem simester)
3. Final exam 30%-50%(testim final, gjith lenda)
-mbledhja e perqindjeve te mara percakton noten e lendes ku me A eshte 96%-100%, patjeter qe ska me shume se 100%.
_shpesh here kemi 'homeworks' qe jane 10-20%
_research papers qe jane 15-25%
Dhe eshte e lodhshme pasi keto te imponojn te jesh sistemik e i afte ne administrimin e kohes tende, ta pervetesosh lenden gradualisht, je ne kontakt me pedogagun pasi ai ofron office hours per ndihme, dhe ajo qe me pelqen mua me shume eshte se ti e shikon shokun tend ne cnivel eshte jo ne fund te lendes por gjate saj, dhe kjo eshte transparence dhe slejon manipulime.
Deshmoj se ka pasur pedagog qe mund te ken qene jo shum kerkues (jo ne degen time), kte e kam vene re ne ndonje femer shqiptare me PhD por tani gjerat jane shtrenguar shume.
Rektorja qe ka ardhur qe qene rektore ne prague dhe dekane ne degen tone universitare ne amerike SUNY/ESC. Kjo e fundit po kryen rolin e nje site ne lidhje me pedagoget shqiptare, qe te qendrojne me te miret.
tme besosh edhe mua sme vjen fare mire kur shoh ndonje parazit apo adoleshent i pasur qe vjen ketu,dhe shpesh here shoh qe i shtrengohet shume laku pasi, ngelin dhe marin lenden serish.
o harrova, kur ngel je i detyruar te maresh lenden nga fillimi, me mungesa me te tera, te paguash prap lek, dhe kjo ben qe shkolla te zgjatet shume apo te shpifet. un personalisht e gjykoj keshtu qe sistemi eshte i lire ne sensin edukativ dhe strikt. po te them arritjet e studenteve ketu ne konkurse ballkanike, europiane apo vendase me te vertete qe do te cuditesh,me te vertete qe ka shume gjera te mira ketu,ta dish qe luftohen shtremberimet nga ana akademike pasi ato ska si te mos ekzistojne