Universitetet, formulari A3, programet e reja, aplikimi

Universitetet, formulari A3, programet e reja, aplikimi

Maturantët që nuk kanë fituar të drejtë studimi, që nuk janë regjistruar dhe që nuk u pëlqejnë degët ku kanë fituar mund të plotësojnë formularin A3 për një mundësi të re. Në bazë të plotësimeve dhe meritë-preferencës do të kenë mundësi të përfitojnë nga kuotat e mbetura bosh apo nga programet e reja të miratuara pak kohë më parë nga qeveria. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar dje udhëzimin për plotësimin e kuotave të parealizuara, pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimeve, në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë.

MASH-i njofton se kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët të cilët:

nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për tu regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009 2010; janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009-2010; janë fitues të regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2009-2010 dhe nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi. Kandidatët duhet të paraqiten në drejtoritë rajonale ose në zyrat arsimore (DAR/ZA) përkatëse deri në datë 16 tetor 2009, ora 18.00, për të bërë kërkesë për plotësimin e formularit A3.

Pas kësaj, formulari A3 do të shpërndahet në DAR/ZA në datë 21 tetor 2009. Kandidatët, pasi ta plotësojnë, duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në DAR/ZA deri më 26.10.2009.

Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara.

Institucionet publike të arsimit të lartë, nga data 31.10.2009 do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë. Regjistrimi i kandidatëve fitues të kësaj faze do të bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 08.00 deri në orën 18.00. Për regjistrim, kandidati të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet e nevojshme.

“Sqarojmë kandidatët që do të shpallen fitues gjatë kësaj faze, se tarifa e regjistrimit prej 1500 lekësh, e arkëtuar nga kandidati për regjistrimin përfundimtar të fazës së dytë të regjistrimeve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë në institucionin publik të arsimit të lartë do të kalojë me xhirim nga llogaria e degës së Thesarit. Më pas, institucioni publik i arsimit të lartë ka llogarinë buxhetore, në llogarinë e Thesarit të institucionit tjetër publik të arsimit të lartë, në të cilin është realizuar regjistrimi përfundimtar i fazës së tretë të regjistrimeve. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe 17 programe studimi të reja sipas institucioneve të arsimit të lartë dhe kuotave.(Shqip)

Y61iAAb0RAk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24077. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24077

Top