Universitet i parë për gra dhe burra në Arabinë Saudite

Universitet i parë për gra dhe burra në Arabinë Saudite

Exterior_-150x150.jpg
Mbreti saudit Abdullah dje hapi universitetin që mban emrin e tij, i pari në Mbretërinë në të cilin mund të studiojnë dhe punojnë pjesëtarët e të dy gjinive.

Universiteti synon të bëhet institucion i shquar shkencor, mdërsa është pajisur me teknologji me vlerë 1.5 miliardë dollarë.

Arabia Saudite përmes universitetit të ri dëshiron të jetë e shënuar në mesin e vendeve që karakterizohen në kërkimin shkencor, e meqë në të do të mund të studiojnë edhe burra edhe gra, universiteti dëshiron ta heqë tabunë si shtet që vlen si ultrakonservativ.

Rreth15 për qind e studentëve të Universitetit për Shkenca dhe Teknologji Mbreti Abdullah (KAUST) do ti përbëjnë gratë jashtë vendit, theksojnë mediumet.
Gratë në kampusin do të duhet të veshin shami të zezë, ndryshe abaja, detyruese në mbretëri, si dhe lirisht do të mund të drejtojnë automjete.

KAUST do të bashkëpunojnë me Universitetin Kombëtar të Singaporit, me Institutin francez të Naftës, me Kembrixh-in britanik dhe Stanford-in amerikan.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22929. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22929

Top