Re: une nuk te urrej, po ti perse me urren?
Ne lidhje me temen po vendos nje tregim, pak te gjate, por interesant. Te them te drejten kur e kam lexuar per here te pare kam mbetur i shokuar.
Ne kete tregim jeton 16-vjecari Bryon sebashku me te vellane, qe kujdeset per te, Mark, ne nje lagje te varfer te nje metropoli amerikan. Nena e Bryon eshte e shtruar e semure ne spital. Teksa sebashku me Mark shkon Bryon te vizitoje te emen, ajo i dergon te dy te rinjte tek nje tjeter pacient, djale i ri edhe ky, i cili ndodhet ne dhomen perbri. Te jemes se Bryon i dhimbset ky djale, pasi atij nuk i shkon per vizite asnjeri, biles as prinderit e tij.
Mike, keshtu quhet ky djale, tregon ne tregimin e meposhtem arsyen perse ndodhet ne spital dhe pse asnje prej prinderve te tij nuk shkon ta vizitoje.
“E pra”, fillon tregimin Mike, “une gjithmone kam patur nje pike te dobet per femrat. Me to luaj gjithmone rolin e kavalierit, e di, ua mbaj deren hapur, biles edhe atyre, qe sillen keq ndaj meje, u bej komplimenta. Gjithnje kam lene pas djem, qe kane qene shume here me te pashem se une, dhe gjithmone ata nuk kane mundur dot ta shpjegojne arsyen perse. Por kjo gje per mua nuk eshte thjesht ceshtje triku, e di, une besoj, se ato fluturojne drejt meje, ngaqe une kam kete zemer te bute. Disa here per shembull u kam dhene vajzave pará borxh, sa here ato kane ardhur tek une me ndonje histori e me lot ne sy, por ne te vertete une besoj gjithmone me te miren tek nje femer deri sa ajo ma verteton te kunderten. Kjo eshte menyra ime, c´te bej!
Kjo shpjegon edhe sjelljen time ate mbremje, ne te cilen banda jone dhe une po vrisnim kohen afer atij Drugstore dhe ajo vajza zezake erdhi dhe donte te blinte cigare. Ne jeten time kam pare vetem nje vajze te bukur me sy te mrekullueshem, krejt te zinj dhe te bute si tinte. Besoj, se nga kjo ane jam pak i cuditshem, pasi negrot nuk me shqetesojne hic fare. E kam fjalen, mund te shoh nje vajze te bardhe me nje djale te zi bashke dhe kjo te mos me shqetesoje fare, nderkohe qe shumica e djemve te bardhe kete gje nuk e durojne fare. Ne banden tone gjithashtu. Sapo ata e pane kete vajze, te gjithe u ngrefen dhe u cuditen, pasi zezaket nuk vine shpesh ne lagjen tone. Ma merr mendja, se ajo punonte diku ne Downtown, ishte vonuar dhe rruges per tek autobuzi donte te blinte shpejt e shpejt ca cigare. Me duket, se kete ma tha me vone vete ajo, por mua nuk me kujtohet dhe aq hollesisht tani.
Pra, ajo merr cigaret dhe drejtohet drejt deres, teksa dy djem i zene rrugen. E pra, banda jone, tek e cila bej pjese dhe une, eshte nje grup djemsh te kendshem, te zhurmshem – me shume zemer dhe me vetem nja dy supersmarties ne grup – por, e di, asokohe nuk nuk ngjiste shume ne lagje dhe djemte kishin filluar te merziteshin, keshtuqe po merreshin me kete vajze, e therrisnin bukuri e zeze e te tilla. Me pas filluan te tregoheshin me te lige dhe mua po me vinte keq per kete vajze. Ajo shikonte perdhé dhe thonte: “Me lini te shkoj, ju lutem!”. Me ze te ulet. Djemte filluan ta shtynin andej – kendej, jo aq sa ti shkaktonin dhimbje, por sidoqofte mjaftueshem fort sa per t´i kallur daten. Ajo shtrengonte canten e dores me te dyja duart dhe bente tutjeteper e kontraktuar, sikur po e shtrengonte veten me zor, qe te mos ia fuste vrapit papritmas dhe kjo ishte nje gje shume e mencur nga ana e saj. Te vraposh tutje eshte ftese per tu bere pré gjuetie. Plaku, te cilit i perkiste Drugstore, u terhoq menjane, ai kishte frike per vdekje nga banda jone. Une, te them te drejten, nuk e di fare perse, pasi ne kurre nuk i kishim bere gje atij.
Teksa njeri prej djemve e kapi dhe filloi te behej me te vertete i poshter, mua nuk mu durua me. Eca drejt tij dhe thirra: “Lere te shkoje!” dhe atij iu desh te me degjonte, pasi une e kisha seriozisht. Te gjithe me veshtruan per nje cast te gjate, sikur po e mendonin nese duhet te suleshin mbi mua apo jo. Me se fundi vendosen per te kunderten. Vellai im i madh ka nje emer te keq ne lagjen tone per rrahje. Tani ai eshte ne biruce, prandaj edhe nuk vjen te me vizitoje. Por sidoqofte ishte reputacioni i tij dhe jo i imi, qe i beri te terhiqeshin, pasi une nuk vleresohesha si ndonje i forte i madh.
Pra, e lane vajzen te shkoje, vazhduan te lexonin Comics, nderkohe qe une shkova mbas asaj.
Ajo veshtronte e deshperuar rrugen sa lart e poshte dhe mua mu be e qarte, se autobuzi i saj kishte ikur. I thashe: “Hej, goce, nqs te ka lene autobuzi, une mund te te shoqeroj per ne shtepi.” Ajo pa vetem perdhe dhe me ne fund tha dicka neper dhembe, qe une do desha te mos e perserisja ketu. Ajo mendonte se une kisha qellime te keqia. Une nuk mundja te mos e kuptoja. Edhe une do te behesha mosbesues, sikur te kisha kaluar ato, qe asajiu desh te kalonte.
I thashe: “Degjo, une s´kerkoj gje prej teje, kete duhet te ma besosh”. Ajo me pa krejt e cuditur, por une vazhdova shpejt e shpejt: “Jo sepse ti nuk me dukesh vajze e bukur ose dicka e tille. Dua te them, ty te duhet te preseshnje ore te tere deri sa te vije autobuzi tjeter dhe une nuk do te qendroj tere kohen ketu. Nuk e di se c´mund te bejne te tjeret me ty.”
Ajo e kuptoi, qe kjo tingellonte e llogjikshme, aq me teper ngaqe kishte filluar te erresohej. Rreth e rrotull nuk shikon shume police, rruga eshte pothuaj bosh. Ti e di tashme, se si jane kalecet. Ka nje milion prej tyre atje tutje, ne Ribbon (lagjia e te pasurve). Ata kujdesen qe pinjollet e sjellshem e te kendshem te mos vrasin veten ose te mos shkelin ndonje te pegere qeni. Kurse ne ketu mund t´i presim fytin njeri-tjetrit dhe atyre nuk u behet vone fare.
Me ne fund ajo tha, se deshironte, qe ta coja ne shtepi. Une kisha Fordin tim te vjeter tek parkingu i Drugstore. Ne fakt makina i perket vellait tim, por ai me ka thene mua, se me lejohet te ngas ate, po qe se ate e plasin perseri ne biruce, e kjogje ndodh shume shpesh. Heren e fundit, vellai im ia keputi nje cubi tjeter me shishe kokes dhe ne akuze shkruhej plagosje trupore me arme te rrezikshme. Me pare ai nuk ka perdorur kurre arme, por atij i erdhi ne maje te hundes nga rutina, e di, dhe ngaqe kjo nuk ishte hera e pare qe e kishin denuar, kesaj rradhe ia shtrenguan mire rripin.
Sidoqe te jete, ne hipem ne Fordin tim dhe une mund ta vija re fare mire, qe vogelushja e shkrete akoma kishte frike – ajo mbahej fort pas dere, a thua sikur nga casti ne cast donte te hidhej jashte, Une po e kqyrja me imtesi. Ajo ishte me te vertete e imet, dukej sikur nga casti ne cast do e merrte era me vete, floket e saj i vareshin mbi supe dhe ajo duhet ti kishte lemuar ato. Te veshur, kishte nje fustan te verdhe, gjithashtu kepuce te verdha, dhe canten e saj prej kashte e mbante mbi preher. Me doren tjeter mbante dorezen e deres. Ishte me te vertete e embel.
Une fillova te bisedoja me te mbi gjithcka. A do ti bente zhurme plaka e saj, pse ajo po vonohej? Plaka ime bente gjithmone zhurme. Ne pergjithesi atyre nuk u pelqen fare ajo qe bejme ne, apo jo? Por sidoqofte ne shumicen e rasteve ne nuk ia dalim pa ato. A shkonte ne shkolle? Une shkoja ne shkolle; por ne fakt ajo ishte nje vend i qelbur, po qe se ishe i detyruar ta kaloje te gjithe diten aty. Une do te kisha dashur te hiqja dore prej shkolles, por e di, qe ime me do te ma merrte shpirtin atehere.
Une flisja e flisjagjithmone e me tej, pasi kjo ishte tamam ajo, qe une beja edhe me kafshet, kur ato jane te plagosura dhe kane frike, pasi asisoj ato e humbasin friken. Edhe per kafshet une kam nje pike te dobet.
Po e vija re qarte, qe ajo po qetesohej krejt. Biles edhe dorezen e deres e kishte leshuar tashme dhe une e kisha bere nje here te qeshte. Nuk e di me, se cfare i kisha thene. E me pas i thashe: “Me vjen keq per cka te ndodhi qepari!”, dhe ajo ia plasi pernjehere te qarit.
Zot, kjo ishte me te vertete shokuese per mua. Asgje nuk me deshperon me teper sesa femrat kur qajne.
“E cuditshme”, i them une, “vajzat qaramane une nuk i duroj dot. Por, jepi, vazhdo te tregosh, Mike”
“Hem, nuk e dija cfare ti thoja e perfundimisht i thashe embel: “Po boll qave tani!”, por edhe kjo nuk shermbeu per gje. Ajo deneste me teper dhe tek tuk arrija te kapja edhe ndonje fjale. Krijova pershtypjen, se asaj i kishte ardhur ne maje te hundes, qe te trajtohej ashtu prej te bardheve. Kjo dukej qarte dhe per tu kuptuar nuk ishte shume e veshtire. Edhe mua me vinte ne maje te hundes, qe policat, mesuesit, plaku im dhe djemte e pasur me shtynin sa andej kendej e si tua donte qejfi. Bryon, a e merr dot me mend, qe plaku im ia ka ndaluar sime meje qe te me vizitoje ne spital? Ai thote, qe une jam debil, perndryshe nuk do te dergjesha ne spital. Epo mire, kjo vajze po me tregon mua pra probleme dhe ato cka thote me te vertete qe qendrojne, por nuk jane asgje ndryshe, cka une i kisha degjuar edhe prej femrave te bardha.
Se fundi ndaloj makinen mbi trotuar dhe fus doren ne xhep. Ajo pernjehere qendron e ngrire aty.
“Perse qendrove?” me pyet ajo dhe une i them: “Kujtova se mos kisha ndonje shami xhepi, por sic duket nuk qenka keshtu”. E drejtoj perseri makinen drejt rruges. Ajo me kqyr per nje kohe te gjate, une veshtroj si i ngrire vetem perpara, por e di shume mire, se ajo po me vezhgon dhe me ne fund ajo me thote: “Faleminderit shume!”. Une ngas makinen drejt shtepise se saj. Ajo jetonte jashte qytetit, ne veri, ti e di, atje ku banon shumica e zezakeve. Nje lagje e piset, po aq e keqe sa edhe e jona, Teksa u afrova shtepise se saj, pashe nje bande te tere djemsh mbi oborr dhe para deres se shtepise.
“Keshtu pra, ja tek mberritem”, i thashe une, nje cike nervoz. Per dike, qe ne mendimet e tij, papushim kerkon te hape deren e te hidhet perjashta, ishte ajo shume e ngadalshme ne zbritjen nga makina. Keshtu te pakten me dukej mua. Besoj, ajo ishte e lodhur, ngaqe kishte qare aq shume.
Me pas, papritmas, te gjithe zezaket ishin rreth makines time. Nje djale i fuqishem hapi deren dhe e terhoqi vajzen perjashta. Me pas e pyeti: “Cfare ka ndodhur Connie? Cfare ka?” Mund te vije re fare mire, qe Connie kishte qare.
Mepas ata e shqyen deren time dhe terhoqen zvarre perjashte. Dukej sikur me qindra fytyra te zeza po me kundronin. Ne fakt ishin nje dyzine, por mua me dukej sikur ishin njeqind. Une qendroja aty i ngrire, i paralizuar pas murit. Zot, me kishte kapur nje frike! Edhe sikur te gjitha keto te mos mjaftonin, vajza fillon te qaje, ne menyre te atille sa te mos te mund te fliste dot.”
Mike ben ketu nje pauze te shkurter, shikon rreth e rrotull dhe teksa vazhdon te tregoje, fillon te flase shume ngadale, sikur po e perjetonte gjithcka perseri nga e para.
“Djali i fuqishen erdhi nga ana ime e makines. “Mos i ke bere gjesendi, zagar!?”.
“Jo”, i them une, por e gjitha nuk doli dhe aq e degjueshme, keshtuqe une u kaperdiva njehere dhe thashe edhe njehere: “Jo, nuk i kam bere gje”, dhe tani kjo tingelloi sikur po ulerisja. Cdo gje pushoi se pipetituri. Diku mund te degjoje zhurmen e nje televizori, nje qen lihte nje bllok me tutje dhe Connie deneste lehtas. Une mundja te degjoja zemren time tek rrihte. Dhe ai djale i fuqishem fillon te flase qete fare: “Dhe po sikur ne te mos te ta besojme fare kete?”. Une fillova gjithmone e me teper te kisha frike dhe gati-gati do ia kisha plasur te qarit, teksa bertita: “Pa pyeteni vete ate! Juve ju duhet vetem ta pyesni ate vete!” Djali i fuqishem bertiti siper makines e tutje: “Connie, cfare duhet te bejme me kete cub?”
Zeri i saj eshte krejt i bute, krejt i brishte. Njesoj si syte e saj. E ajo i pergjigjet:
“Vriteni bastardin e bardhe!”......
Dhe ata gati-gati e bene kete”
Pllakosi nje heshtje e gjate. Ma merr mendja, Mike e kishte harruar, qe une po e degjoja. Me pas ai psheretiu: “Hem, keshtu pra perfundova ketu. Mjeket luftuan nje jave te tere per jeten time. Ndoshta jam me te vertete debil, sic thote plaku im, por une akoma nuk mund t´i urrej negrot, e aq me pak Connien. E kam fjalen Bryon, une gati-gati e kuptoj, perse ajo e beri kete. Gati-gati e kuptoj.”
Une tunda koken. “Hej, kjo eshte me te vertete nje gje e poshter”
“Po, me te vertete e poshter”, zeri i Mark gjemoi prapa meje. Une s´e di prej sa kohesh qendronte ai aty tek dera. “Hajde, Bryon!” me thote ai “Ja ku i ke fletoret e tua Comics!” Ai hedh nja dy fletore mbi krevat.
Teksa po hipnim ne ashensor, ai me thote: “Une i jap te drejte plakut te tij, ky djale eshte me te vertete debil”.
“Me te vertete e ke”. Une kisha menduar rreth historise se Mike dhe mund ta kuptoja, perse ai nuk i urrente njerezit, te cilet e kishin katandisur keshtu.
“Po, me te vertete e kam. Nese dikush do te me katandiste ne ate fare feje, une do ta urreja deri ne fund te jetes time.”
Asokohe nuk mendova shume rreth kesaj. Por me vone. Edhe sot e kesaj dite akoma. Mendoj rreth saj, germoj e germoj, derisa me ze frika se do te cmendem.