Re: Une eci vetem
Hidhur
Qyteti rrugen e ka marre
Jemi larguar pa u ndare
Pa pershendetur, qejf I prishur
Te vij tek ti ndihem I grishur
Reklamat mureve jane grisur
Nje film I ri sonte ka nisur
Ej, ishte filmi qe bashke pame
Pastaj te flere sallen e lame
Ne heshtje, sheshet, nostalgjia
Neonet mjegullon vetmia
Çapitem vetem, mendoj ty
Ne xhepat thelle duart I shtyj
Dhe duart hap me kap trishtimi
Se mu kujtua perqafimi
Ti duart mbyll, kaq larg prej meje
Do beje mire te me rrefeje
Ç’mendove ate nate te fundit
Ne arrati prej Asgjekundit
Rrefeme po deshe, me trego
Nuk te gjykoj, mos u shqeteso
Thuame, nuk meritoj ta di?
Ç’bejne vjeshtave, ku jeton ti?
Ne ato vende ku nuk me ke pare
A jane te gjithe si une te marre?
Dhe me shpjego pastaj per veten
Ja, nje cigan, germon kazanin
Hena me yje ndez gjerdanin
Dhe era tutje flak gazeten
E ka meruar sot te shkreten
Se fryn tani, nje ere akull
Thone, nje mjeran e ka lene shakull
Dhe vdiq I trishte, krejt ne vetmi
Ngjan ca si une.
Ngjan ca si ti?
Sa hidhur…
/pf/images/graemlins/wink.gif Live Happy