Une dhe jeta ne largesi

ALPE

Primus registratum
Une dhe jeta ne largesi

Mirembrema te gjitheve,
sot do te deshiroja te paraqisja si teme diskutimi "Une dhe jeta ne largesi". Cfare me intrigon ne kete teme eshte nje reflektim mbi impaktin qe largimi nga Shqiperia ka dhe vazhdon te kete mbi ne, shqiptaret. Eshte nje pyetje qe shpesh i bej vetvetes, kush jam une sot? Gjate ketyre viteve larg (por, dhe ne kontakt), kam studiuar shume filozofi, sociologji, kam njohur aspekte te tjera kulturale, kam njohur te tjere njerez, dhe pa dyshim jam tjeter njeri sot. Me i mire? Nuk e di... Jeta larg eshte pa dyshim e veshtire. Duke lexuar mesazhet e juaja e kuptoj qe dhe shume nga ju kane kaluar keto procese transformimi. Pra, le te pyesim vetveten: kush jam une sot?
Perqafime nga Keti
 

Suedezi

Primus registratum
Re: Une dhe jeta ne largesi

Pergezime per hapjen e kesaj teme .Me te vertete eshte nje teme me shume hapesire mendimi qe kerkon nje meditim te thelle ,perpara dhenies se nje pergjigjeje.Pyetja qe ti shtron kerkon nje kthjelltesi mendore gje qe ne te shumten e rasteve na mungon ne te larguarve nga shqiperia.E them kete pasi ,problemet jane te shumta dhe te gjithanshme dhe nuk te lene mundesi gjykimi dhe meditimi .Por megjithate une munde te kontriboj sadopak ne dhenien e nje pergjigjeje te cilen e kam nxjere nga eksperienca ime ne keto vite largimi.Kur mbarova ushtrine ne vitin 94 ,krijova nje filozofi timen ne lidhje me jeten dhe rolin qe une duhet te luaja, por kur kushtet dhe rethanat bene qe une te largohesha nga shqiperia dhe te shetis lart e poshte evropen dhe tani skandinavine ,kuptova shume me teper .Eshte mire te pyesesh here pas here veten ,ashtu sic e ke pyetur ti, dhe do te shohesh qe pergjigja do te vije vetvetiu duke kujtuar te mirat dhe padrejtesite qe te tjeret kane bere ndaj teje.Jeta eshte me te vertete nje lufte madje nje lufe shume e eger LUFTO
 
Top