Umberto Eco: Bëjmë lista, sepse nuk duam të vdesim
Në çmënyrë ne si qenie njerëzore mund të përballemi me pafundësinë? Si mund ta “përtypim” të pakuptueshmen? Përmes listave, renditjeve, katalogëve, përmes koleksionimeve nëpër muzeume dhe në enciklopedi dhe fjalorë.</p>
Shkrimtari dhe simbolisti italian, Umberto Eco, që po merret me kurimin e një ekspozite të re në muzeun e Luvrit, Paris, në një intervistë rrëfen për rëndësinë që kanë listat në historinë e kulturës, mënyrat përmes së cilave përpiqemi që të shmangim mendimet për vdekjen dhe përse Google është i rrezikshëm për të rinjtë.
Ju konsideroheni një nga njerëzit më mendjendritur sot në botë dhe aktualisht po merreni me hapjen e një ekspozite në Luvër. Subjekti i ekspozitës tingëllon shumë i thjeshtë dhe ka të bëjë me listat, ose listimin. Poetët që listojnë, rendisin gjërat në veprat e tyre apo piktorët që grumbullojnë edhe ata gjëra të ndryshme në piktura. Përse keni zgjedhur këtë subjekt?
Lista është zanafilla e kulturës. Është pjesë e historisë së artit dhe letërsisë. Cili është qëllimi i kulturës? Të bëjë të kuptueshme pafundësinë. Njëherazi synon edhe të krijojë rregull, sigurisht jo gjithmonë, por mjaft shpesh. Por në çmënyrë ne si qenie njerëzore mund të përballemi me pafundësinë? Si mund ta “përtypim” të pakuptueshmen? Përmes listave, renditjeve, katalogëve, përmes koleksionimeve nëpër muzeume dhe në enciklopedi dhe fjalorë. Ka lista ekstravagante të tilla si ajo e femrave me të cilat ka shkuar Don Xhovani i famshëm. Të paktën sipas libretistit të operës së Moxartit bëhet fjalë për 2063 vajza e gra. Por sigurisht, kemi edhe lista të një natyre krejtësisht tjetër si lista e blerjeve, menyja, lista e sendeve të trashëguara që janë gjithashtu në llojin e tyre arritje kulturore.
A mund të konsiderohet një person i kulturuar, ose që merret me kulturën si një rojtar që synon të vendosë rregull në vendet ku mbizotëron kaosi?
Listat nuk e shkatërrojnë kulturën, por e krijojnë atë. Nëse do të hidhni një vështrim në historinë e kulturës do të gjeni kudo lista nga më të shumëllojshmet: lista shenjtorësh, ushtrish, bimësh mjekësore, apo thesaresh e tituj librash. Mendoni pak për natyrën e koleksioneve të shekullit të 16-të. Meqë ra fjala edhe romanet e mia janë të mbushura me lista, renditje.
Llogaritarët bëjnë lista, por ato i gjen edhe në veprat e Homerit, Joyce apo Mann.
Po, por ata sigurisht që nuk janë llogaritarë. Në veprën “Uliksi”, James Joyce përshkruan se si protagonisti i tij, Leopold Bloom, hap sirtarët dhe rendit gjërat që gjen në to. Unë personalisht e konsideroj këtë si një listë letrare dhe kjo mënyrë është shumë e vlefshme për të përshkruar një personazh si Bloom. Ose për shembull le të marrim Homerin. Tek “Iliada” ai përpiqet që të japë idenë e përmasës së ushtrisë greke. Fillimisht ai përdor fjali të tilla si: “Ashtu sikundër një zjarr i madh i ngjitet majës së malit duke shndritur gjithë sipërfaqen, ashtu edhe ushtria gjigante me armaturë që shkëlqenin ndriçonte natën”. Por duket se nuk është kënaqur me një përshkrim të tillë dhe duke mos gjetur ndoshta metaforën e duhur i lind ideja e thjeshtë e renditjes, pra listimit të të gjithë gjeneralëve të ushtrisë.
Por duke bërë këtë listim, a nuk duket sikur ai i shmanget natyrës poetike të shkrimit të tij?
Fillimisht mund të duket se listimi është një fenomen primitiv dhe tipik i kulturave të hershme, të cilat nuk kanë një koncept të qartë për universin dhe si pasojë kufizohen në renditjen e karakteristikave të ndryshme të sendeve, apo edhe fenomeneve. Por në historinë e kulturës, listat kanë mbizotëruar pa reshtur çka do të thotë se nuk janë thjesht një element i kulturave primitive. Edhe në Mesjetë ka ekzistuar një imazh shumë i qartë i universit e njëherazi edhe në atë epokë ka pasur lista. Më pas në Rilindje bazuar në të rejat astronomike lindi një këndvështrim i ri për gjithësinë dhe botën dhe ndërkohë listat ekzistonin sërish. Dhe sigurisht që ato mbizotërojnë edhe në epokën post-moderne. Kanë një magji të parezistueshme dhe të patjetërsueshme.
Po përse Homeri i rendit gjithë ata gjeneralë dhe luftëtarë nëse e di qartë se ai kurrë nuk do të mund tu japë atyre një emër.
Homeri dhe të gjithë ne si racë njerëzore mrekullohemi dhe kemi qenë gjithmonë të mrekulluar nga pafundësia, nga hapësirat e pamasa, yjet, galaktikat, universet. Si ndihet një person kur sheh qiellin? Ajo që përjeton është pamundësia, pamjaftueshmëria e fjalëve për të shpjeguar atë që ndien. Megjithatë, njerëzit nuk kanë reshtur kurrë së përshkruari qiellin dhe këtë e bëjnë thjesht duke renditur atë që shohin, pra yjet, hënën, diellin, retë⦠Edhe të dashurit janë në të njëjtën pozitë. Kur dy njerëz dashurohen ndiejnë njëherazi edhe mungesën e fjalëve për të përshkruar atë që po u ndodh, sepse ajo është thjesht e papërshkrueshme, e pamatshme dhe e pakufizueshme. Po ata nga ana tjetër nuk mënojnë kurrë së përpjekuri për ta bërë një gjë të tillë, pra për të futur në fjalë atë që ndiejnë. Dhe këtë e bëjnë përmes krijimit të listave: sytë e tu janë të bukur, goja jote e mrekullueshme, flokët kaq të verdhë⦠e kështu me radhë rendisin detaje pas detajesh.
Përse humbasim kaq shumë kohë duke u përpjekur të plotësojmë gjëra që realisht nuk mund të plotësohen, apo përfundojnë praktikisht?
Ne kemi një kufi, shumë dizinkurajues dhe poshtërues: vdekjen. Ja përse parapëlqejmë që të gjithë duam pafundësinë dhe duam që gjërat që duam të mos kenë fund. Është një lloj mënyre për tiu shmangur vdekjes, sepse ne nuk duam të vdesim.
Në ekspozitën tuaj në Luvër do të shfaqni edhe punë të konceptuara nga arti vizual. Por këto punë, piktura kanë korniza, apo kufij dhe nuk mund të pasqyrojnë më shumë nga sa e kanë kufirin.</p>
Jo, përkundrazi, arsyeja se përse i duam dhe na pëlqejnë pikturat dhe veprat e artit është se besojmë se jemi të aftë që të shohim përtej tyre, por përmes tyre. Ato na përcjellin në pafundësi.
Përse janë këto listime, renditje veçanërisht të rëndësishme për ju?
Drejtuesit e Luvrit mu drejtuan dhe më kërkuan që të kuroja një ekspozitë në muzeun e famshëm dhe më kërkuan gjithashtu edhe idetë. Për mua thjesht ideja e të punuarit në një muze ishte ndjellëse në vetvete. Kam qenë në Luvër vetëm, së fundi dhe mu duk vetja si një personazh i romanit të Dan Brown. Ishte njëherazi e mrekullueshme dhe misterioze. Kuptova menjëherë se ekspozita ime duhet të përqendrohej te listat. Po përse vallë më intereson shumë ky subjekt? Këtë nuk mund ta them me saktësi. Më pëlqejnë listat për të njëjtën arsye që disa njerëz pëlqejnë futbollin, apo pedofilinë. Njerëzit kanë interesat e tyre.
Ju jeni i famshëm edhe për aftësinë që keni për të shpjeguar pasionet tuaja.
Po, por jo duke folur për veten. Që nga koha e Aristotelit jemi përpjekur që të përcaktojmë gjërat bazuar në thelbin e tyre. Përcaktimi i njeriut? Një kafshë që vepron në mënyrë të paramenduar. Natyralistëve iu deshën 80 vjet që të përshkruanin platibusin (një zvarranik) Ata zbuluan se ai jetonte nën ujë dhe gjithashtu edhe në tokë, se bënte vezë dhe megjithatë ishte gjitar. Pra si na duket përshkrimi? A nuk ngjan ai me një listë karakteristikash?
Një përcaktim do të ishte më i mundur në rastin e një kafshe më të njohur
Ndoshta, por a do ta bënte një gjë e tillë kafshën më interesante? Mendoni për shembull për tigrin, një kafshë grabitqare. Si do tia përshkruante një nënë tigrin fëmijës së saj? Përmes renditjes, pra listimit të karakteristikave të tigrit: tigri është i madh, si një mace, ka thonj të mprehtë, është i fortëâ¦e kështu me radhë. Del pra se listimi, lista është një shenjë e një shoqërie shumë të avancuar dhe të kultivuar, sepse lista na lejon që të nxjerrim në pah thelbin e një përcaktimi.</p>
Duket sikur po thoni që ne nuk duhet që të përcaktojmë më gjërat dhe se progres do të thotë vetëm listim, numërim
Do të ishte çliruese. Periudha baroke ishte një epokë listash. Menjëherë të gjitha përcaktimet skolastike që ishin bërë në epokat pararendëse e humbën kuptimin dhe vlerën. Njerëzit përpiqesh
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26783. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26783