Ulet paga e kryetarit të Kushtetueses

Ulet paga e kryetarit të Kushtetueses

Ulet paga e kryetarit të Kushtetueses, rritet e Presidentit

Pagat do të jenë në raport me atë të presidentit. Çdo vit do të ketë ndryshime, në bazë të buxhetit të shtetit

Florian Papadhimitri

TIRANË- Piramida e pagave në vend pritet të ndryshojë së shpejti, pasi qeveria ka propozuar nivele të ndryshme. Me një projektligj të paraqitur këto ditë për diskutime në Kuvend, Këshilli i Ministrave ka vendosur të ndryshojë pagat e punonjësve dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarura që janë krijuar me ligj. Kështu, në krye të “piramidës” së pagave, dhe si pagë referuese do të jetë ajo e presidentit të Republikës. Presidenti, sipas këtij projektligji, do të ketë pagën që ka aktualisht, atë prej 227 mijë e 480 lekë. Kjo pagë do të jetë e pandryshueshme deri në momentin që do të miratohet buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, dhe në këtë projektligj përcaktohet qartë që “paga e presidentit të Republikës” përcaktohet çdo vit, në ligjin vjetor të buxhetit të shtetit, sipas propozimit të Këshillit të Ministrave”
Pagat e tjera
Në projektligjin e dorëzuar në Kuvend, përshihen 31 kategori pagash të punonjësve të institucioneve të pavarura. Ndryshimet e propozuara janë pothuajse te të gjitha kategoritë dhe vihen re ulje dhe ngritje. Struktura e propozuar është ndarë në gjashtë grupe, ku në grupin e parë që janë edhe pagat më ta larta, bëjnë pjesë presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Tre të fundit propozohet që të kenë një pagë sa 89 për qind e presidentit të Republikës ose 202 mijë e 457 lekë. Krahasuar me pagat aktuale, në këtë grup vihet re një ulje e pagës së kryetarit të Kushtetueses, i cili nga 223 mijë e 344 lekë, propozohet të marrë 202 mijë e 457 lekë në muaj. Për sa i përket kategorive të tjera, bëhet fjale për një rritje prej jo më shumë se një mijë lekë të pagës nën kryetarit të Kuvendit dhe zëvendëskryeministrit. Në këtë kategori janë përfshirë edhe Avokati i Popullit, kryetari i KLSH-së, kryetari dhe zëvendëskryetari i KQZ-së si dhe gjyqtarët e Kushtetueses. Të gjithë këta do të kenë një pagë prej 166 mijë e 60 lekë, ose në raport sa 73 për qind e pagës së presidentit. Më pas përcaktohen pagat e ministrave, kryeinspektorit të ILKD-së, deputetit dhe zëvendëskryetarit të KLD-së. Në këtë kategori, përveç deputetëve, propozohet që pagat të jenë 154 mijë e 686 lekë. Ndryshimet më të mëdha që propozohen vihen re në pagën mujore të kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë, i cili nga 112 mijë lekë propozohet të marrë mbi 136 mijë lekë të reja. Projektligji është diskutuar edhe në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave dhe të gjithë deputetët e pranishëm ranë dakord me propozimet. Pas kalimit të këtij projektligji në këtë komision tani pritet miratimi në seancë plenare. Pritet që ky projektligj të votohet në një prej seancave të javës që vjen.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ulet paga e kryetarit të Kushtetueses

"Reforma" te tilla jane qesharake dhe propozohen ne pjesen me te madhe nga njerez pa sens!
Si ka mundesi, qe ne nje vend ku kemi zhvillim vjetor prej 6% si dhe nje inflacion nga 2 deri ne 4%, propozohet qe ti ulet paga nje funksionari te larte te shtetit!
Shqiperise si vjen e keqja nga 3 mije euro ne vit, pasi nese i krahasojme kete shume, kjo nuk perben as shumen qe paguan vet kryeministri per telefonin /pf/images/graemlins/laugh.gif
Keto jane reforma per ti hedhur hi syve popullit e per te mbuluar paftesite dhe mungesen totale te ideve se si mund te nxirret nje vend nga gjendja qe ndodhet ekonomikisht /pf/images/graemlins/mad.gif
Ti ulesh rrogen dikujt, pa asnje lloj sebepi, me duket diçka shume e trashe dhe e rrezikeshme per shoqerine, pasi nepermjet ketij xhesti, tregohet hapur mungesa totale e sens-it dhe kultures civile!
 
Top