Uji te shendosh apo te dobeson?

Dietologu

Primus registratum
Pershendetje perseri!Ky eshte shkrimi im i dyte! Mendoj se keni degjuar shpesh nga mjeket dhe te afermit tuaj qe t'iu thojne te konsumoni sa me shume uje se i ben mire shendetit.Ka plot persona qe konsumojne pak uje dhe ka te tjeret qe konsumojne shume uje. Sipas dietologve ne pergjithesi,sasia e ujit qe trupi ka nevoje eshte 30 ml per kilogram,pra shumezohen kilogramet e trupit me 30 ml uje si per shembull,un jam 70 kg dhe duhet te pi 2.1 litra uje,pra 70kgx30ml uje=2.1 litra uje.

Por sipas pervojes se dietologve franceze,sasia e ujit qe duhet te konsumoje nje person eshte 20 ml uje per kg,pra 70kgx20 ml uje=1.4 litra uje.

Lind pyetja,uji te shendosh apo te dobeson?

-Do mendoni qe pyetja mund t'iu duket budallallek por ne fakt perkundrazi sepse cdo kush ka nevoje ta dije nje gje te tille.Sipas studimeve te shumta qe jane bere,personalisht kam dal ne konkluzionin qe uji i tepert te shendosh dhe i ben dem organizmit tuaj per 2 arsye:

1)Konsumimi i ujit ben qe te urinoni shpesh dhe kur urinoni shpesh,nxirrni vitamina dhe mineralet e trupit te cilat jane shume te nevojshme per kockat,organet,trurin dhe organizmin. Kjo gje sjell keputje dhe humbje te kujteses tek njeriu.
2)Konsumimi i ujit tret shpejt ushqimin dhe kjo gje ndikon ne shtimin e urise tek njeriu.

Prandaj,ju sugjeroj qe te mos konsumoni shume uje se ashtu sic i ka efektet pozitive,ka edhe efektet negative.

Per nje jete me te shendetshme,konsumoni 20 ml uje per kilogram ose 30 ml per kilogram.Personalisht perdor 20 ml uje per kilogram. Nese jeni sportist,konsumoni 30 ml per kg. Nese doni te dobesoheni ose te mbani peshen konstante,konsumoni 20 ml per kg.
 

katsune

cherry blossom
Sipas studimeve te shumta qe jane bere,personalisht kam dal ne konkluzionin qe uji i tepert te shendosh dhe i ben dem organizmit tuaj per 2 arsye:

1)Konsumimi i ujit ben qe te urinoni shpesh dhe kur urinoni shpesh,nxirrni vitamina dhe mineralet e trupit te cilat jane shume te nevojshme per kockat,organet,trurin dhe organizmin. Kjo gje sjell keputje dhe humbje te kujteses tek njeriu.
2)Konsumimi i ujit tret shpejt ushqimin dhe kjo gje ndikon ne shtimin e urise tek njeriu.

Dietologu, se pari mireseerdhe ne forum. :)

ne lidhje me konsumimin e tepert te ujit, nuk jane te sakta keto 2 arsyet qe ke permendur. humbja e mineraleve nuk vjen nga urinimi i shpeshte me shume sesa vjen nga fakti qe veshkat mbingarkohen me uje dhe ne kete menyre osmolariteti i gjakut (balanca midis mineraleve dhe ujit) c'rregullohet, pra ulet niveli i mineraleve te rendesishme si sodiumi, potasiumi, magnezit, kalciumi, per shkak se jane "me te tretura" duke patur me shume uje ne gjak, jo se keto humbasin me filtrimin e veshkave. kjo ndodh sidomos nese pihet shume uje (mbi 5 litra) ne nje kohe te shkurter, pra brenda pak minutave/oreve, sidomos ne njerez qe kane probleme me veshkat apo me zemren. nivelet e uleta te sodiumit sjellin probleme neurologjike deri ne edema, delirium, konvulsione dhe koma; ato te potasiumit sjellin probleme kardiake, aritmi; magnezium i ulet ne gjak shkakton probleme te memorjes, te perqendrimit, etj.

prandaj nuk duhet ekzagjeruar, gjithsesi behet fjale per sasi vertet te medhaja, litra e litra uje. zakonisht pijne kaq shume persona me probleme psikiatrike.
 
Top