Udhëheqësit e BE-së shpëtojnë Traktanin e Lisbonës

Udhëheqësit e BE-së shpëtojnë Traktanin e Lisbonës

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë një takimi në Bruksel kanë rënë dakord për formulimin e një marrëveshje, e cila do të hiqte pengesën e fundit për hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës.

Traktati synon ta bëjë me funksional procesin e vendimmarrjes së bllokut 27 anëtarësh.

Hyrja në fuqi e tij është shtyrë për shkak të refuzimit që i ka bërë nënshkrimit të dokumentit presidentit çek, Vaclav Klaus.

Z. Klaus ka argumentuar se Karta e të Drejtave Themelore të BE-së, i mundëson gjermanëve etnikë të dëbuar nga Çekosllovakia pas Luftës së dytë Botërore, që të kërkojnë pronat e tyre atje.

‘Sukses’

Udhëheqësit e Be-së ranë dakord që ta lejonin Republikën Çeke që të mos e nënshkruante Kartën.

Një zëdhënës për presidentin Klaus tha se ai nuk do të ngrinte shqetësime të tjera.

Marrëveshja e arritur në Bruksel tani duhet të hapë rrugën që z. Klaus, një euroskeptik i zjarrtë, të përfundojë procesin e ratifikimit të Traktatit.

Diplomatet nuk arritën të tejkalonin mosmarrëveshjet në një çështje tjetër të rëndësishme: atë të fondeve që duhet tu japin vedneve në zhvillim për të luftuar ndryshimet klimatike.

Proces i gjatë

Udhëheqësit e BE-së e nisën procesine Traktatit të Lisbonës para tetë vjetëve.

Traktati, thanë atëherë ata, synonte që ta bënte BE-në një institucion më demokratik, më transparet dhe më efikas dhe që t’i mundësonte funksionim më të mirë gjatë procesit të zgjerimit.

Me traktatin krijohen dy poste: ai i Presidentit Evropian dhe i Ministrit të Jashtëm të BE-së.

Komisioni, Parlamenti Evropian dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të marrin kompetenca të reja, ndërkohë që vendet anëtare do të humbasin të drejtën e vetos në disa fusha.(Shekulli)

58AOkgSSVLY

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25109. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25109

Top