A
alko
Guest

Canonical i cili qëndron prapa shpërndarjes së njohur Ubuntu Linux, ka lëshuar në përdorim një App(application) e cila mundëson kalimin prej Android në Ubuntu me vetëm një 'klik'. Por për të ardhur deri te ky 'klik' nevojiten edhe disa hapa tjerë që për përdoruesin e rëndomt nuk janë edhe të lehtë, prandaj rekomandohet më shumë për zhvilluesit dhe ata që kanë njohuri të mjaftueshme për ta testuar. Edhe vet Canonical në mënyrë eksplicite ka theksuar se installer është menduar për zhvilluesit dhe nuk do të publikohet në këtë formë më vonë. Metoda e përshkruar është zhvilluar në bazë të Nexus 4, por duhet të punojë me Nexus 7 dhe 10 dhe Nexus Galaxy. Paisja duhet të ketë Android 4.2. Kërkesat e tjera janë 2.7 GB hapësirë të lirë në smartphone dhe një Ubuntu instaluar në një PC apo Laptop. Procedura e mëtejme është përshkruar në detaje te Ubuntu Wiki.
Tags:
Continue reading...