Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

Darien

Primus registratum
Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

Këta shkencëtarët nuk rrinë rehat, edhe me puthjet po merren tani.

Kliko këtu për origjinalin anglisht

Përkthimi shqip:
<span style="font-weight: bold">Puthja në mënyrën e duhur fillon para lindjes</span>
13 Shkurt 2003, 11:29
Andy Coghlan

Dy të tretat e njerëzve instinktivisht e ulin kokën në të djathtë kur puthin, zbulon një studim i ri, nxjerrë në dritë me qëllim ditën e Shën Valentinit.

Raporti 2:1 përputhet me preferencat tona për të përdorur dorën, syrin, dhe veshin e djathtë. Ky anim ka shumë të ngjarë ta ketë origjinën në tendencën tonë për ta kthyer kokën djathtas që në barkun e nënës e deri në 6 muaj pas lindjes, thotë autori i studimit, Onur Güntürkün.

Güntürkün, i Universitetit të Rurit në Bochum, Gjermani, obzervoi 124 çifte që këmbenin puthje në aeroporte, stacione trenash, plazhe, dhe parqe në Gjermani, Turqi, dhe Amerikë.

&quot;Dy herë më tepër njerëz e kthejnë kokën djathtas sesa e kthejnë majtas ku puthin, gjë që tregon që preferenca anësore për lëvizjen e kokës nuk zhduket në fëmijëri.&quot; thotë ai. Ai pretendon që nuk i intereson aspak puthja në vetvete, por se si zhvillohet asimetria (mungesa e simetrisë) tek njerëzit.

<span style="font-weight: bold">Momente të parehatshme</span>

Güntürkün përfshiu në studimin e vet vetëm puthjen e parë me kontakt të plotë të buzëve dhe që fillonin nga pozicioni ballë-për-ballë. Iu deshën dy vjet e gjysëm për të mbledhur të dhënat.

&quot;Çiftet puthen shumë më rrallë nga ç'mendoja,&quot; thotë ai. &quot;Në aeroportin O'Heër të Çikagos, një ditë prita 5 orë vetëm për 2 të pika të dhënash.&quot;

Güntürkün thotë që nuk pati ndonjë moment tejet të parehatshëm gjatë studimit. &quot;U përpoqa të isha shumë i kujdesshëm dhe zhdukesha pas puthjes së parë,&quot; shpjegon. &quot;Po të më vinin re ndonjëherë më shikonin disi të shqetësuar.&quot;

Pranon gjithashtu që obzervimet e tij i janë bërë kaq zakon sa tani i duhet të përpiqet që mos të këqyrë me vëmendje çifte që puthen. &quot;Sapo shoh ndonjë, filloj të zgjas dorën për çantën që të mbaj shënim të dhënat, po do shërohem edhe nga kjo,&quot; thotë duke qeshur.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

Me verte, te majtes sikur i mbetemi ca borxh se djathtas fillon te epesh gjithmone.
S'me kishte vajtur mendja qe e kisha nga lindja.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

Aman ore Darien se me trembe me kete titullin... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/blush.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Bora*

Primus registratum
Re: Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

kush tha aman qe koka e femijes anon djathtas ne barkun e nenes duke vazhduar me nje vijueshmeri prej 6 muajsh me vone?

budallalleqe me oke!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

Fillimisht postuar nga Bora*:
[qb] kush tha aman qe koka e femijes anon djathtas ne barkun e nenes duke vazhduar me nje vijueshmeri prej 6 muajsh me vone?

budallalleqe me oke! [/qb]
Ho me pra foli ktyre se jon pa eksperience hic &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Bora*

Primus registratum
Re: Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

fol pra te lumte goja
fol e mbro te drejtat tona.

&lt;img border=&quot;0&quot; alt=&quot;[wacko]&quot; title=&quot;&quot; src=&quot;graemlins/wacko.gif&quot; /&gt;

p.s kur ka qene hera e funit qe ke qene me shtatin e zene ti &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; meqe llafi bi llafin?
 

Guest
Re: Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

Darien mos ja ver re shume shkencetareve se genjejn ti beje si te doje qefi puthjen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Darien

Primus registratum
Re: Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

Fillimisht postuar nga Bora*:
[qb] kush tha aman qe koka e femijes anon djathtas ne barkun e nenes duke vazhduar me nje vijueshmeri prej 6 muajsh me vone?

budallalleqe me oke! [/qb]
Rema,
Kur i lë në shpinë që duan të vënë faqen në jastëk, më shpesh zgjedhin të djathtën sesa të majtën deri rreth moshës 6 muajsh. Kjo nuk është shpikje nga mendja që të jetë budallallëk, është rezultat i nxjerrë nga kqyrja (obzervimi) dhe duke numëruar. Kushdo që ka kohë të harxhojë për këtë punë, dhe di të numërojë mund ta gjejë a është e vërtetë apo jo.
 

Darien

Primus registratum
Re: Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Aman ore Darien se me trembe me kete titullin... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/blush.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Në fakt duhet ta kisha vënë [gjoja], jo [ndoshta]
 

Darien

Primus registratum
Re: Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

Fillimisht postuar nga LaTInA:
[qb] Darien mos ja ver re shume shkencetareve se genjejn ti beje si te doje qefi puthjen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
LaTInA,
Në fakt nuk kam preferuar ndonjë krah personalisht. Këtë artikull, meqë ata e botuan studimin për ditën e shën Valentinit, e përktheva unë se i kisha nja 20 minuta kohë.

Ata s'po thonë që është më mirë kështu apo ashtu. Thonë vetëm që po t'i vështrosh njerëzit në përgjithësi, do vësh re që më shumë preferojnë të djathtën, gjë që e ke parë dhe ti në shkollë. Sa veta shkruanin me të majtën? Pse ishte pak me të djathtën.

Nejse, se hyra në të thella gjasme. Po marr këshillën tënde me pak modifikim: Nga të dojë ta kthej kokën ajo, po e puth unë prapë. &lt;img border=&quot;0&quot; alt=&quot;&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/blush.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;&quot; title=&quot;&quot; src=&quot;graemlins/blush.gif&quot; /&gt;
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Uaaaaa sa interesante [ndoshta]

Darien, ke te drejte
thumbsup.gif
, une e kam testuar dhe keqyrur, eshte krejt si thote ai.keta AF-istat rreken tashi te puthin majtas po uk ia arrijne me thy rregullin. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
eek.gif
 
Top