U2 ende pa fitim nga turneu

U2 ende pa fitim nga turneu

U2.jpg

Gjigantët e muzikës rok, U2, ende nuk kanë nxjerrë asnjë përfitim nga turneu i tyre botëror 360°, pasi harxhimet janë shumë të larta.</p>


Krijuesit e hitit Beautiful Day, kanë qenë në rrugë që nga muaji qershor, duke ndërtuar skena të mëdha dhe të kushtueshme për koncertet e tyre.</p>


Dhe skulptura gjigante e merimangës që shihet në çdo shou të tyre, si edhe pagesat për ekipin e madh që punojnë në përgatitje, nuk kushtojnë më pak se 750 mijë dollarë për një koncert.</p>


Andaj, pavarësisht se i kanë shitur të gjitha biletat për turneun, grupi nuk do të përfitojë asgjë derisa të fillojë turneun në Amerikën Veriore, muajin e ardhshëm, edhe pse ata tashmë janë tre muaj në rrugë.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1076. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1076
 
Top