U shtrengohet rrypi Mafies se PS-s
Rilindja Demokratike:
Një rast unikal, kur një institucion publik refuzon kontrollin
Duka i FSHF, në panik nga aferat korruptive
Niveli i lartë i korrupsionit dhe i konfliktit të interesave në Shqipëri gjatë tetë viteve të qeverisjes socialiste përfshiu jo vetëm politikën dhe administratën shtetërore, por edhe fusha të tjera. Askush deri dje nuk e kishte menduar se ky nivel i lartë korrupsioni ishte importuar edhe në kupolën drejtuese të sportit më popullor, dhe pikërisht në Federatën Shqiptare të Futbollit, nëse presidenti i kësaj federate, Armando Duka, nuk do të kishte kundërshtuar hetimin e dokumentacionit të veprimtarisë së kësaj federate. Dy ditë më parë, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj federate, Arben Bici, nuk kanë pranuar të vënë në dispozicion të Grupit të Auditimit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dokumentacionin e federatës, duke penguar në mënyrë të hapur zbatimin e ligjit. Ndonëse praktikat e auditimit janë të parashikuara në ligj për çdo federatë në çdo dy vjet, Federata Shqiptare e Futbollit nuk i është nënshtruar asnjë lloj kontrolli, qoftë të plotë apo tematik, që nga viti 1999. Një fakt i tillë i bashkangjitur tashmë edhe me kundërshtimin dhe pengesat që nxori presidenti i kësaj federate ndaj zbatimit të ligjit, duket se po shndërrohet jo vetëm në një problem mjaft serioz për të ardhmen e futbollit shqiptar, por edhe në një simbol të rezistencës së korrupsionit ndaj veprimit të ligjit. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paditur në gjykatë presidentin dhe sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, dhe pritet që drejtësia të vendosë për këtë rast të paprecedent në sportin shqiptar. Megjithatë, fakti që drejtuesi i një federate futbolli merr guximin të kundërshtojë zbatimin e ligjit dhe të pengojë transparencën në veprimtarinë e një federate kombëtare, përbën një ilustrim të qartë se si është drejtuar ky vend për tetë vitet e fundit. Presidenti i FSHF-së, i lënë për më shumë se 6 vjet në qetësinë e tij korruptive nga grupet e kontrollit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku në bazë të ligjit duhet ta kontrollonin atë çdo dy vjet, tregoi dy ditë më parë se është i vendosur që edhe ai, si mjaft institucione të tjera "të pavarura", të ruajë "pavarësinë" e tij të korrupsionit. Injorimi i ligjit dhe shtetit ligjor nga ana e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe njëkohësisht edhe nga ish-drejtuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, praktikë kjo mjaft e përhapur gjatë tetë viteve të fundit, u dha mundësinë këtyre drejtuesve t`i kthejnë këto institucione në prona private dhe të përfitojnë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet tyre. Në kontrast të plotë me këtë ngjarje, disa ditë më parë qeveria britanike urdhëroi kontrollin e veprimtarisë së merkatos së lojtarëve dhe verifikimin e akuzave për mundësinë e shitjes së ndeshjeve nga drejtuesit e Federatës Britanike të Futbollit. Megjithatë, drejtuesit e kësaj federate as që mund të mendonin të ndërmerrnin një nismë të guximshme, të ngjashme me atë që bënë homologët e tyre shqiptarë. Një veprim i tillë do t'u kushtonte atyre jo vetëm vendin e punës, por edhe disa vite heqje lirie për kundërshtim të ligjit dhe pengimin e zbatimit të tij. Një institucion i pakontrolluar nga askush për 6 vite me radhë nuk do të thotë se është shndërruar detyrimisht në një strehë aferash korruptive dhe përfitimesh të paligjshme, por fakti që drejtuesit e kësaj federate kundërshtojnë kontrollet e ligjshme ndaj veprimtarisë së tyre, i shumëfishon dyshimet për afera të pista. Nëse FIFA do të zhvillonte një sondazh për nivelin e korrupsionit në federatat kombëtare të futbollit të vendeve të ndryshme të botës, me siguri Shqipëria edhe në këtë rast nuk do t`ia privonte vetes luksin për të zbritur nga vendi i parë si federata më e korruptuar në Europë.
Ministria e Transporteve hedh poshtë mashtrimet e kryebashkiakut
As KRRT nuk miratoi projektin e Ramës
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, bëri të ditur dje se deklarata e ditës së premte e kryetarit të Bashkisë së Tiranës është e pavërtetë, pasi detyra e Projektimit që Rama paraqiti nuk është e miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit i Bashkisë Tiranë siç kërkohet nga neni 20 i Ligjit për Urbanistikën. Sipas Ligjit, detyra e Projektimit duhet të miratohet nga KRRT-ja. Rama në mënyrë të paligjshme ka tenderuar në bazë të një letre të nxjerrë nga xhepi, për të cilën nuk ka marrë miratimin e KRRT-së së Tiranës ashtu siç e do ligji. Gjithashtu, sipas zëdhënësit për shtyp të ministrisë, Gerti Bogdani, kryebashkiaku gënjen kur pretendon se ky investim mbështetet në studimet e Bankës Botërore. "Përkundrazi, është e qartë që studimi i Bankës Botërore e parashikon këtë investim dhe zgjidhjen e këtij kryqëzimi në një kosto jo më shumë se 550,000 USD dhe jo 2 milionë USD siç është projektuar", tha Bogdani. Gënjeshtra e tretë e kryetarit të Bashkisë, që u përmend nga zëdhënësi është se projekti ka miratim mjedisor. Ky projekt nuk është paraqitur kurrë për miratimin e lejes së mjedisit siç e parashikon edhe ligji dhe ky projekt është midis të tjerave edhe pa leje mjedisi.
Neni 20 pika 2 - a
"KRRT-të në bashki ose komunë kanë kompetencë të shqyrtojnë e të miratojnë:
a) detyrat e projektimit, studimet urbanistike, miratimi i të cilave është kompetencë e KRRT-së së bashkisë/komunës, në territorin brenda juridiksionit të saj;"
Biçoku: Vendimet e KRRTRSH-së kanë bazë ligjore
Sekretari i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, Marin Biçoku, deklaroi dje se vendimi i KRRTRSH-së për shfuqizimin e vendimit të KRRT-së së Tiranës për nënkalimin tek Zogu i Zi është i ligjshëm.
Sipas tij, KRRTRSH-ja e kryesuar nga ish-kryeministri, Fatos Nano, ka shfuqizuar dy vendime të KRRT-së së Tiranës, Vendimin nr.13 me datë 7 Maj të vitit 2003, për një ndërtim në Sheshin "Italia" dhe Vendimin nr.18 të datës 7 Maj të vitit 2005, për një ndërtim pranë Fakultetit Ekonomik, vendime të cilat Bashkia e Tiranës i ka pranuar. "Të dy këto vendime, demostrojnë një praktikë të qartë të shfuqizimit të vendimeve të KRRTRSH-së, për KRRT-në e Tiranës dhe atyre vendore në përgjithësi, ku konstatohen shkelje të ligjit", tha Biçoku. Është e qartë, vuri në dukje sekretari Biçoku se Bashkia e Tiranës në dy rastet e sipërpërmendura ka zgjedhur të pranojë vendimet e KRRTRSH-së dhe t'i zbatojë ato. Ai qartësoi vendimin e marrë nga KRRTRSH, sipas të cilit, ai ka bazë ligjore mbështetur në nenin 10 të Ligjit për Urbanistikën, ku thuhet se: "KRRTRSH me kërkesë të këshillave lokalë, të prefekturave, në rastet kur vëren shkelje ligjore në marrjen e vendimeve nga KRRT e Qarqeve dhe të Bashkive, kur pengohet realizimi i programeve të Qeverisë shqyrton dhe merr vendime, duke shfuqizuar vendimet e marra nga KRRT e qarqeve dhe të bashkive".
Kryesia e akademikëve, kundër reformës në Akademinë e Shkencave
Buxheti i Akademisë, sa gjysma e buxhetit të Universitetit
Kryesia e Akademisë së Shkencave u shpreh dje për domosdoshmërinë e zgjerimit të punës shkencore dhe për ngritjen e nivelit të saj në universitetet tona. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Prof.Dr.Ylli Popa, Prof.Dr.Luan Omari, Prof.Dr. Farudin Hoxha dhe Prof.Dr. Eduard Sulstarova pranuan se reforma e kërkimit shkencor, paralelisht me reformën e arsimit të lartë dhe atij pasuniversitar, është një kërkesë e kohës dhe se diskutimet për këto çështje janë të dobishme. Por, ndonëse deklarohen për domosdoshmërinë e reformës në Akademinë e Shkencave, institucion ky që aktualisht ka traditën më të mirë dhe që realizon nivelin më të lartë të kërkimit shkencor në vendin tonë, akademikët hezitojnë të thonë të vërtetën për buxhetin tejet të fryrë që zhvasin ata nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, në raport me produktin minimal që japin.
Zotërinjtë Popa e Sulstarova hezituan dje të thonë të vërtetën për buxhetin që përdor Akademia e Shkencave, i cili është i madh dhe disproporcional në raport me veprimtarinë e saj dhe institucionet e tjera. Ai është sa 52% e buxhetit të Universitetit të Tiranës. Ata nuk ishin në gjendje të pohonin ndonjë shifër të produktit të tyre. Gjithsesi, një raport statistikor nxjerr në dritë faktin se në disa institute të Akademisë së Shkencave, që kryejnë shërbime të rëndësishme, të ardhurat që sigurohen prej tyre janë vetëm 10% e buxhetit total të Akademisë.
Akademikët e vjetër dolën hapur kundër tendencës reformuese të më të rinjve që kanë propozuar shkrirjen e instituteve me universitetet tona. Aktualisht, numri dhe përbërja e personelit të ASH nuk e justifikojnë vëllimin e veprimtarisë që ajo kryen. Numri i personelit (620 veta me pagë mesatare mujore 46500 lekë) është i madh, ndërkohë që struktura e tij tregon se personeli ndihmës dhe administrativ është në raport të zhdrejtë me atë shkencor. Rreth 20% e personelit shkencor të ASH ka moshë mbi 60 vjeç. Numri i personelit të ASH është sa 62% e atij të Universitetit të Tiranës (UT), ndërkohë që numri i personelit në administratë dhe personelit ndihmës është më i madh se sa në UT, i cili ka aktualisht 21500 studentë.
Krahasime absurde me akademitë e Perëndimit
Me gjithë këtë disproporcion të dukshëm, kryesia aktuale e akademikëve u përpoq dje të hedhë poshtë pretendimet e reformatorëve, duke bërë krahasime absurde me akademitë e Francës, Italisë, Greqisë, Hollandës, Suedisë, Austrisë, etj. "Edhe në vendet e tjera ku akademitë nuk janë honorifike, si Franca dhe Italia, ka qendra të mëdha kombëtare që lëvrojnë fusha të ndryshme kërkimesh, që nga hapësira kozmike deri në etnomuzikologjinë. Por duhet pasur parasysh se në shumë vende europiane, akademitë nuk janë honorifike, por kanë institutte në gjirin e tyre", shprehet kryesia e akademikëve në deklaratën lidhur me reformën e kërkimit shkencor në Akademinë e Shkencave. Duke dashur të krahasohen me akademitë më në zë të Perëndimit, ata përpiqen të anashkalojnë faktin që modeli i Akademisë sonë të Shkencave është produkt i sistemi të vjetëruar dhe joefektiv të kërkimit shkencor. Sipas këtij sistemi, Akademia përfaqëson nivelin më të lartë shkencor që duhet të bëjë kërkim në shkencat fondamentale, ndërsa universitetet janë institucione sekondare për nga niveli shkencor dhe duhet të bëjnë mësim. Ky konceptim i sistemit është tepër i vjetëruar dhe pengesë për zhvillimin e shkencës, sepse universitetet që ofrojnë të gjitha nivelet e studimeve, përfshirë këtu edhe ato të doktoratës, janë qendra akademike ku mësimi është i integruar me kërkimin shkencor dhe lind prej këtij të fundit. Pa një integrim të tillë, misioni i universitetit është i dështuar.
Ky konceptim i gabuar i ndarjes midis mësimit dhe kërkimit, dhe për rrjedhojë i institucioneve të sistemit në ato për mësim dhe ato për kërkim, ka çuar në një degradim të kërkimit shkencor në universitete, veçanërisht në shkencat teknike dhe natyrore. Universitetet kanë marrë buxhet vetëm për mësim, por jo për kërkim. Ndërkohë që shërbimet mund të kryhen shumë mirë nga agjencitë pranë ministrive ose ato private kundrejt kontratës, kryesia e akademikëve insiston të ruajë status-quo-në e Akademisë aktuale që ka braktisur misionin për të kryer kërkim fondamental, duke e zëvendësuar atë të kërkimit aplikativ dhe të shërbimeve që kryejnë aktualisht institutet e saj të shkencave natyrore. Dhe për më keq, kur organizimi i Akademisë sonë të Shkencave ka një hierarki të rënduar dhe me mbivendosje të theksuar funksionesh.
Halil RAMA